Senati amerikan nuk miraton paketën ekonomike për luftimin e COVID-19.A do të shtyhen Lojërat Olimpike në Tokio?

498
Sigal

Përhapja e koronavirusit ka kapur shifra të frikshme në të gjithë botën. Deri më tani numërohen mbi 14 mije e 600 të vdekur, ndërsa numri i të prekurve i ka kaluar 337 mijë në të gjithë botën. Italia vijon të mbetet vendi më i goditur, jashtë territorit të Kinës. Situata paraqitet shqetësuese edhe në Spanjë, Gjermani, Francë, SHBA, Iran, ku numri i të prekurve dhe viktimave po rritet ndjeshëm.

Përhapja e virusit jo vetëm ka goditur sistemin shëndetësor në të gjithë botën, por ka paralizuar dhe shumë sektorë të tjerë, si ekonomia, turizmi, industritë, aktivitetet kulturore e sportive.

Çfarë po ndodh aktualisht në botë?

Senati amerikan nuk miraton paketën ekonomike për luftimin e COVID-19

Paketa financiare, e cila parashikonte një fond prej 1,8 trilionë dollarësh për të luftuar përhapjen e pandemisë në SHBA nuk u miratua nga senati amerikan. Demokratët parashtruan disa pakënaqësi në lidhje me paketën ekonomike prej 1.8 trilion dollarësh ku përfshihej dhe një program huadhënëse prej 500 miliardë dollarësh që kontrollohet tërësisht nga Republikanët dhe administrata  Trump.

Por këto vendime pritet të kenë një kundërsulm politik, pasi ata ndaluan një paketë që do të ndhihmonte vendin ekonomikisht në këtë kohë pandemie. Në Shtetet e Bashkuara deri më tani janë 414 viktima dhe 34,354 të infektuar me Covid-19.

Lojërat Olimpike në Tokio mund të shtyhen

Pasi Kanadaja dhe Australia konfirmuan që ata nuk do të dërgonin atletikë në Lojërat Olimpike në Tokio nëse ajo do të zhvillohej këtë vit, shumë shtete të tjera po i bashkohen thirrjes publike që Lojërat të shtyhen. Polonia tha se e kishte të pamundur në situatën aktuale që sportistët të stërviteshin si duhet, dhe shefi i Lojërave Olimpike të Irlandës ka sugjeruar që Lojërat të shtyhen vitin e ardhshëm.

Këto reagime vijnë, pasi kryeministri japonez Shnizo Abe pranoi për herë të parë që Lojrat mund të kenë nevojë të shtyhen nëse ato nuk mund të mbahen në “formën e tyre të plotë”.

Rritje agresive e virusit në Spanjë e Gjermani

Spanja është vendi i dytë europian më i prekur nga pandemia e koronavirusit, pas Italisë. Gjendja e jashtëzakonshme në vend pritet të shtyhet me 15 ditë të tjera, pasi numri i viktimave vazhdon të rritet. Nga 31 janari kur u shfaq rasti i parë, në Spanjë numërohen mbi 30 mijë të prekur, dhe gati 2 mijë veta kanë humbur jetën.

“Të martën kabineti do miratojnë zgjatjen e gjendjes së emergjencës deri më 11 prill. Na duhet të ideojmë një Plan të ri Marshall, një program madhor investimesh publike brenda Bashkimit Europian, dhe të fillojnë procesin e rindërtimit social dhe ekonomik kur e gjitha kjo të ketë mbaruar,” deklaroi të dielën kryeministri spanjoll Pedro Sançez.

Situata nga koronavirusi vijon të mbetet kritike në Gjermani. 86 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 23 mijë janë prekur nga virusi. Gjermania ka ndaluar takimet publike të më shumë se dy personave, përveç nëse ata jetojnë së bashku në të njëjtën familje ose mbledhja është e lidhur me punën, tha Kancelarja Angela Merkel të Dielën, duke prezantuar një seri masash të rrepta. Më vonë u njoftua se vetë Merkel do të hynte në karantinë, pasi ra në kontakt me një mjek që ishte rezultuar pozitivisht për koronavirusin.

Edhe Egjipti i vjen në ndihmë Italisë

Me mbi 5 mijë viktima e me gati 60 mijë të infektuar, Italia tashmë po përballet edhe me mungesë të mjeteve mbrojtëse mjekësore. 1,5 milion maska i ka dërguar Egjipti Italisë për ta ndihmuar në përballimin e situatës.

“1.5 milionë maska të ardhura nga Egjipti mbërritën. në Itali,” tha Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio në faqen e tij zyrtare në Facebook. Më herët Italinë e ka ndihmuar edhe Rusia, Kuba e Kina, me mjete e ekipe mjekësore./Reuters