Koronavirusi/ Lubonja: Duhet një shtrirje më e gjerë e orarit për lëvizjen e qytetarëve

102

Analisti Fatos Lubonja mendon se duhet një shtrirje më e gjerë e orarit për lëvizjen e qytetarëve do të ishte më mirë për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Gjatë një bisedë ‘live’ për News24, Lubonja tha se orari i vendosur nuk është produktiv.

Përveç kësaj,  ai kërkoi që politikanët të flasin më pak dhe tua lënë vendin specialistëve.

“Mua më bëri përshtypje se thatë deklaratat, komunikimet e zotit Rama dhe opozita. Në këtë situatë është shumë më mirë të kemi shumë më tepër komunikime nga specialistët, njohësit, ndjekësit e situatës në terren dhe frontet e ndryshme të kësaj përballjeje me virusin. Nga çfarë shoh në Itali nuk del kryeministri të bëjë komunikime por specialistët.

Të gjithë mendojnë se këtë urdhër e ka dhënë Rama që të zgjohemi në 5 të mëngjesit. Unë veç në burg jam çuar në 5. Mua më duket jo produktive. Do isha për një shpërndarje më të gjerë. Mbajtje më gjatë hapur të dyqaneve. Ndoshta dhe ai me dy orare kishte problemet e veta. Më gjatë hapur dhe njerëzit të kenë ndërgjegje, t’i bëhet thirrje ndërgjegjes. Një shëprndarje e tillë do ishte më produktive dhe më e lehtë për njerëzit për t’u përballuar, sepse njeriu del në orën që i vjen për të dalë.

Njerëzit në botë por edhe këtu kanë dhe kafshët. Qenit nuk ia përcakton dot orarin. Them se kjo është e ekzagjeruar, aq më tepër që situata tek ne për momentin duket që është nën kontroll”, deklaroi Lubonja.