Qeveria do eliminojë dhe rikategorizojë 56 leje e liçensa gjatë 2019-s

541
Sigal

Në kuadër të një reforme për zvogëlimin e barrës regullatore qeveria nëpërmjet institucioneve të saj do të ndërhyjë gjatë këtij viti në rikategorizimin dhe eliminimin e 56 lejeve dhe licencave. Ky njoftim u bë nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave në Programin e Reformave Ekonomike 2019-2021. Sipas planit të qeverisë rreth 35 leje, licenca dhe autorizime do të rikategorizohen, ndërsa 21 leje do të përfshihen në proces eliminimi ose ndryshimesh ligjore. Reformat mbi lejet dhe licencat do të vijojë përgjatë tre viteve në vijim edhe në aspektin e digjitalizimit të tyre. Nga ana tjetër, një numër i madhe lejesh dhe autorizimesh do të liberalizohen duke iu kaluar universiteteve, dhomave të tregtisë dhe instituteve. Zvogëlimi i burokracisë dhe sigurimi i shërbimeve në një formë të integruar, reduktimi i dokumentacionit të kërkuar në shërbimet publike, bashkimi dhe standardizimi i procedurave, ofrimi i shërbimeve online e transferon barrën nga qytetarët dhe biznesi tek administrata. Ministria e Financave dhe Ekonomisë synon që 100% të autorizimeve, lejeve dhe licencave të kalojnë online. Aktualisht Qendra Kombëtare e Biznesit ofron rreth 60 shërbime për aplikimet online për leje dhe licenca vetëm ndaj biznesit.