Namik Dokle/ Dedikim lamtumire për Sadije Agollin

574
Sigal

Namik Dokle, shkrimtari,publicisti dhe ish kolegu i Dritëro Agollit i dedikon një shkrim lamtumire ndarjes nga jeta të Sadije Agollit bashkëshortes së Driteroit. Ja postimi i plotë:

DRITERO I DASHUR!

Erdhem perseri prane teje. Por kesaj rradhe me nje dhimbje dhe trishtim te dyfishte; te kemi sjellur SADIJEN tende te dashur, SADIJEN tone te shtrenjte…
“ Te dua si jeten time,- i pate shkruar pese vjet me pare,- madje edhe me shume; une deshiroj sinqerisht qe une te vdes dhe ti te jetosh. Une edhe i vdekur, do te ndjek per te te pare buzeqeshjen tende, megjithese kjo buzeqeshje, brenda erresires se varrit nuk duket, por une do te bej te pamunduren, qofte edhe me anen e nje fluture, qe do te dale nga kockat e mia.” Por ah!… Flutura jote, i dashur Dritero, nuk e duroi dot dimrin e ftohte, nuk mundi te fluturoje larg pa ty, e humbi udhen ne terrin e acarte te vdekjes dhe ti, bashke me te, ndjeve cegme dhe trishtim, ndaj e thirre Sadijen dhe ajo erdhi prane teje…
E thirre shpejt, Dritero! Por ne nuk zemrohemi me ty. Ne kurre nuk mund te zemrohemi me ty, sepse ti e deshe Sadijen si rrallekush tjeter, ne boten e ketejme dhe te pertejme… Me siguri, ti tani i peshperit:
“ Ne cast me pushton nje ndjenje fajesie dhe malli,
Para saj i vetem, para saj i pagjume,
Dhe mbulohet me rrudha te dendura balli
Dhe them me vete: grua e dashur, te kam lodhur shume…
Fli e vuajtura ime!”
TE QOFTE DHEU I LEHTE, SADIJE!