Pse hezitojnë investitorët e huaj të investojnë në Shqipëri

446
Sigal

Mjafton që të bëhet një studim në shtetin fqinj, atë Maqedonas, edhe të shikosh një tablo suksesi të investimeve të huaja, po në Shqipëri pse nje frenim kaq i dukshëm të investimeve të huaja, kur vendi ynë ka kaq shumë nevojë për punësim për rritjen e të ardhurave apo për zhvillimin e vendit, mjafton të shtjellojmë disa faktorë.
Ndryshimi i herëpashershëm i legjislacionit fiskal që bëhet vend e pavënd, pa marr pëlqimin e grupeve të interest, duke destabilizuar opinionin e bizneseve. Taksat e larta si dhe ndryshimi i tyre kohë pas kohe, pa argumenta ekonomike dhe ligjore, klima e ftohtë e administrates publike ndaj investimeve të huaja, të gjitha sëbashku kanë krijuar një destabilitet dhe pasiguri të investimeve të huaja, ndërkohë që përthithjen e tyre aq shumë të nevojshme për vendin tone, duhet të ndodhë e kundërta.
Jo vetëm ndryshimet fiskale, por edhe ndryshimet vënd e pa vend dhe kohë pas kohe në kodin Penal, apo në Kodin Rrugor kanë ndikim e tyre negative, duke krijuar një klimë mosbesimi.
Vërtetë fuqia puntore tek ne është e favorshme, por, janë arsyet e mësipërme aspak favorizuese, përvec arsyeve të mësipërme në ndikim tepër negativ për investimet e huaja ka ndikuar thellësisht situata apo kriza e tejzgjatur politike. Qëndrimi gati armiqësor i pozitës dhe i opozitës e kanë bërë situatën të “frikshme” për hyrjen e investimeve të huaja. U bë një periudhë e gjatë që midis forcave politike mungon minimum i bashkëpunimit, duke i sjell vendit një dëm të konsiderueshëm.
Është e pafalshme, që një vend si Shqipëria të rënditet si një ndër më të varfërit të Europës. Si është e mundur që një vend me natyrë të përshtatshme, me potenciale natyrore të lakmueshme, si pasuritë minerale, ujore, detare etj., të abuzohen në mënyrën më të papërgjegjëshme, kjo kërkon ndërhyrje të thella dhe të shpejta nga ana e pushtetit për rregullimin e imazhit dhe për të bërë të mundur futjen e investimeve të huaja, që vendit t’i ndërpritet rënia e mëtejshme ekonomike.

/Av. Pëllumb Zallumi