Prof. Vladimir Mici/ Që Buxheti i vitit 2016 të mos i ngjaj atij të 2015

788
Kishte dy muaj që Ministria e Financave përgatitej të ndryshonte buxhetin, sepse të ardhurat e parashikuara nuk përputheshin me realizimin faktik, të deritanishëm. Përveçse faktorëve abuziv në mbledhjen e të ardhurave tatimore, gropa më e madhe është krijuar edhe nga mosrealizimi nga produkte të prodhuar nga nafta.Sipas Ministrisë së Financave nuk u realizuan parashikimet e qeverisë në lidhje me të ardhurat nga TVSH-ja, renta minerare, që lidhej me produktet me bazë nafte. Rënia e çmimit të naftës tej, deklaratave politike, të cilat justifikonin, që efekti i kësaj politike fiskale nuk do të ndikonte në çmimet e këtyre produkteve, verifikon qartë se qeveria nuk ka parashikuar, qartë dhe drejtë dhe nuk pasur një vizion, për politikën e saj fiskale, në mënyrë të veçantë, dhe pa pasur një plan B, nga mosverifikimi në praktikë të politikave të çmimeve të karburanteve. Të paktën në literatureën makroekonomike është e qartë se rritja e çmimit të naftës brut, përherë ka sjell]ë recesion dhe ngadalësim të ritmeve ekonomike për vëndet importuese të saj. Shqipëria ka një tagër të dyfishtë për shkak të politikave të saj investuese, tatimore dhe buxhetore. Thuhet e dyfishtë sepse pothuaj i gjithë prodhimi kombëtar i naftës brut eksportohet duke shmangur në mënyrë të plotë TVSH-n dhe njëkohësisht është preh i riskut të abuzimit me çmimet e transferimit. 
Nga ana tjetër importimi i gjithë naftës së përpunuar nga jashtë ka rritur ;
a- Kontrollin e shtetit ne dy apo katër pika hyrëse, pra ka përcaktuar “saktë” sasinë e karburanteve dhe nënprodukteve me bazë nafte, që shkjonë për konsum.
b- Ka lejuar hyrjen e tyre duke përdorur referencat e çmimeve platz, si bazë çmimformuese dhe përfitimeve tatimore.
c- Ka shtrenjtuar çmimin përfundimtar të karburantit
d- Ka rritur shanset e evazionit fiskal, nga abuzimi me cilësinë deri tek kalimi pa kontroll doganor.
Efekti i politikës qeveritare, mban në këmbë një sistem çmimesh karburanti, më i larti në Europë dhe me një marzh fitimi nga më të lartit. Kjo ka sjellë, të kemi çmimet mbi nivelin normal.
Viti i ri dhe politika fiskale
Viti i ri po vjen dhe nqs. politika fiskale nuk ndryshon, duke u bërë e pandjeshme ndaj luhatjeve te çmimevet të mallrave apo shërbimeve me peshë specifike të lartë apo me një histori paqëndrueshmërie çmimesh, përseri do të jemi në një situatë po si kjo. Ku përsëri e përsëri duhet të ndryshojmë ingranzhet e rritjes ekonomike, do të ndryshojmë pa dëshirë edhe shpenzimet, në fund të fundit do të sjellim një ashpërsim të qëndrimeve ndaj biznesit, sepse ai “ka kryer dhe po kryhen evasion fiskal”, duke e frikësuar apo rritur kontrollin dhe ulur efiçensën e tij konkuruese. Rasti i tanishëm me kasat fiskale, me bilancet e dyfishta, me fshehje të të ardhurave tatimore, përdorimi i politikave të transferimit të çmimit apo edhe i kostove fiktive janë fenomene, që diheshin, që kur buxheti i aktual i vitit 2015 u ndërtua, miratua dhe u implementua. Administrimi fiskal e ka shprehjen ne përmirësimin punës së administratës tatimore, të regullave dhe praktikave transparente, dhe jo në kontrollin policor të bizneseve. Aksioni tatimor i sotëm i trumbetuar, se do të hynte ne fuqi në shtator, i ngjante me shumë thirjes, se administrata tatimore tani do të dalë në pune, se ka qënë me pushime për dy vjet. Ky “aksion” siç media e shkruan, duhej të ishte që ditën e parë dhe pjesë e sistemit të punës. Buxheti i vitit 2015 i kompozuar me ato instrumenta fiskale u ekspozua keqas ndaj çmimeve të naftës, gjë që nënkuptonte se një tronditje në çmimet e tyre, do të pasonte në uljen gjigande të të ardhurave në buxhet. Dhe kjo për fat të keq ndodhi.
Analistët dhe projektuesit
Por analistët dhe projektuesit e buxhetit duke filluar nga Tatimet e deri tek Ministria e Financave e mendojnë mbledhjen e sigurtë të të ardhurave, ndërkohë, që instrumentët fiskalë të përdorur nuk nxisin rritjen e konsumit apo të prodhimit. Eshtë lehtësisht e kuptueshme që mbledhja e te ardhurave te mëdha nga pak subjekte, është një lehtësim i madh nga tatimet për administrimin e të ardhurave tatimore dhe rritja e përqëndrimit të tyre rrit shkallën e garancisë se këto të ardhura do të vijnë, dhe do të jetë e mbuluar. Kjo nënkupton më pak energji të shpenzuar më pak kosto të administrimit.Kjo për faktin e lehtësisë së kontrollit në pak pika.Por fakti tjetër rritja e ngarkesës tatimore nuk shkon në dobi të nxitjes së prodhimit në degë të tjera. Prodhimet dhe shërbimet to do të jenë të varura nga çmimet e larta të karburanteve, sepse çmimet e importit të po këtyre produkteve e shërbimeve të importit e kanë përfituar të plotë efektin tatimor, ndërkohë që çmimi i karburantit vijon të jetë pengesë edhe për prodhuesit vendas. Nga ana tjetër duhet të verejmë, që kërkesa për karburante nuk është elastike, gjë që nënkupton se me uljen e çmimit kërkesa nuk do të rritet dhe do të gjenerojë të ardhura tatimore shtesë. Kjo sepse prodhuesit dhe konsumatorët kanë gjetur zgjidhje të tjera më ekonomike, duke investuar në to. Kjo do të bëjë që efekti i të ardhurave nga Nafta dhe karburantet edhe në uljen e çmimit të kete efekt të dyfishtë negativ. Kështu që ulja e konsumit, nën efektin e çmimit të lartë nuk rikthehet edhe nëse çmimet bien. Përderisa politika fiskale ka synuar në rritjen e barrës tatimore duke rritur shkallën e përqëndrimit ta tatimeve vetëm në një rreth mallrash, në fakt ka rritur riskun e politikës financiare të shtetit dhe një argument , për të cilin qeveria duhet të ishte e ndërgjegjësuar.Ajo programonte të rriste të ardhurat nga rritja prej 10 lekesh e barrës tatimore. Kjo do të kishte pasoja në uljen e kërkesës për naftë, por efekti në total parashikonte 6.7 miliardë leke më shumë. Efekti i uljes së çmimit do të kishte edhe një efekt akoma më të lartë. Fakti që shtetit i mungojnë mbi 15 miliarde leke nuk është ,as më shume, as më pak efekti domino i politikës fiskale mbi naftën dhe hidrokarburet. Aksioni tatimor për evazionin fiskal e përkthyer në një mënyrë tjetër nënkupton se çelësi i suksesit për një politikë fiskale të sukseshme nënkupton jo përqëndrimin e tatimit në disa subjekte apo produkte, shërbime dhe mallra, por mundësisht tatimi të jetë përgjithësisht gjithpërfshirës, të rrokë sa më shumë subjekte, prodhime, shërbime apo mallra dhe me një ngarkesë, ku efekti i tyre në çdo moment të mos ndikojë në ndryshime të mëdha buxhetore. Të pranosh gabimet në një buxhet nuk mjafton të ndryshosh buxhetin, të ulësh përspektivën ekonomike apo të minimizosh punëzënien. Në thelbin e vet buxheti i vitit 2015 nuk gjeneronte punësim dhe ishte më riskiozi. Kjo thjesht se çmimet e karburanteve nuk garantonin konkurencën e mallrave bujqësor dhe industrial me të njëjtat mallra dhe shërbime, që importoheshin , pa folur për cilësinë e tyre, dhe kjo për shkak të tatimeve më të larta me vëndet e rajonit duke i bërë mallrat dhe shërbimet e tyre më konkuruese se tonat. Kjo do të sillte rritjen e defiçitit tregëtar siç ka ndodhur realisht. Nga ana tjetër përfshirja e sa më shumë tatim-paguesëve në skemën tatimore, do të ishte edhe e shëndetshme, edhe për vet faktin se efekti i tatimit në norma të pranueshme ka efekt stimulus, duke konvejuar në shërbime, produkte e mallra më cilësore dhe të sukseshme. Ideja tjetër do të jetë identifikimi dhe matja e performancës së administratës tatimore sepse dyfishimi i kuponave tatimore apo, gjetja e subjekteve të paregjistruar, apo e punonjësve në punë të zezë me shumicë dhe jo si gjilpëra në kashtë, nuk flet për efiçiense tatimore për për një anarshi, ku paguan biznesi i ndershëm edhe koston e administrimit fiskal , i cili siç rezulton nga aksioni i këtyre ditëve ka qënë me pushime vjetore të cilat kanë zgjatur 2 vjet. E thënë pak më shkoqur njëlloj si energjia elektrike, ai që paguan energjinë elektrike, paguan edhe për atë që nuk paguan. Pra vendosja e standarteve dhe përmirësimii evazionit fiskal duhet të jenë të matshëm jo në terma vetëm vlere por edhe në natyrë. Kjo bëhet shume thjeshtë. Evidencat e terrenit janë. Thjeshtë ato përditësohen me mesataret e përparuara. Shtohen edhe tregues të rinj, psh numri i kuponave, të prerë nga çdo subjekt, mbi bazë zone. Kjo bëhet normë pune nëse duhet të shkojmë përpara. Fakti që evidentohen gati 1 në tre subjekte që s’jep kupon tatimor apo përdoren kupona fallco(siç janë kuponat qarkullues, dmth pritet kupon në oren 7 të mengjesit dhe aplikohet edhe në orën 9 edhe në orën 11 edhe në orën 13 edhe në orën 15 etj.). Atëhere qëndrimi sipas militantizmit i jepet fundi, sepse çdo agjent tatimor ka ekspozimin e tij ndaj performancës e mbështetur në kritere sipas të ardhurave, numrit të kuponave, shpërndarjes së bizneseve, shkalla e fluktuacionit të bizneseve brënda një zone apo madhësie. Qëndrimet hakmarrëse ndaj biznesit,se pse s’u bë buxheti, thjeshtë vënë qeverinë kundër atij që duhet ta kishin në krahë. Kjo gjë s’duhet të ndodh asnjëherë. Biznesi është ekonomia, motori i këtij i vëndi , jeta e tij.
Sigal