Prof.In. Alqi NAQELLARI/ po shkon ekonomia shqiptare?

562

Në këtë material do të marrim në analizë shkurt zhvillimet ekonomike nga viti 2004 deri në vitin 2013. Do të analizohet nëpërmjet dy modeleve (Samuelson-Hiks dhe Bernier-Simon) busti i ciklit të biznesit, ose fluktacionit ekonomik. Me të dhënat e llogaritura të këtyre viteve(PBB, c, v) do të shikohet se cila do jetë perspektiva e ekonomisë shqiptare deri në vitin 2024. Në material është ndërtuar cikli për 11 vite (2003- 2013) si dhe është përcaktuar modeli teorik i ciklit, janë llogaritur shumëzuesi dhe përshpejtuesi për secilin vit. Nëpërmjet tyre, duke përzgjedhur disa variante, do të krijohet forma e bustit të ciklit deri në vitin 2025. Modeli teorik tregon se ekonomia shqiptare do të vazhdojë rënien e nisur që në vitin 2009, përgjithësisht do jetë e pastabilizuar. Nga analiza përcaktohet se faktori kryesor që ka ndikuar në rritjen ekonomike dhe në formën e bustit është kërkesa e brendshme dhe jo kërkesa e huaj siç është pretenduar nga INSTAT apo BSH për vite me radhë. Në këtë grup peshën kryesore e zë konsumi i popullatës. Rritja ciklike e ekonomisë i referohet luhatjeve të të ardhurave kombëtare ose të PBB-së reale. Dallojmë katër faza të ciklit të biznesit, fazën e rritjes, të pikut, të recesionit dhe të depresionit. Të gjitha këto faza janë përcaktuar si të tilla në raport me vijën e produktit potencial. Busti i ekonomisë shqiptare ka qenë dhe mbetet nën vijën e produktit potencial me shumë pak ulje e ngjitje. Në material analizohet busti i ciklit të biznesit për 11 vjet për të parë sesi ka ardhur ky bust, a kemi pasur rënie apo rritje ekonomike. Në çfarë pozicioni ndodhet kurba, nën apo mbi produktin potencial. Të dhënat e INSTAT tregojnë se kemi pasur rritje mesatare mbi 3% por në fakt të dhënat e akseleratorit, të prirjes marxhinale për konsum, të papunësisë dhe të nivelit të inflacionit tregojnë se ekonomia pas vitit 2008 ka qenë në një gjendje pararecesioni. Nëse pretendohet se kemi pasur rritje ekonomike por me ritme të ulëta, si asnjë vend i Europës, kjo është një thënie propagandistike që përgjithësisht mbështetet në teknikat e llogaritjes së PBB-së sesa nga gjendja e vërtetë e ekonomisë. Rritja ekonomike me thellim të dukshëm të borxhit përbën në fakt jo rritje reale por rritje ireale. Këtë e kanë treguar norma e papunësisë që reflekton direkt rritjen ekonomike, agregatët monetarë, etj., që kanë pasur shumë pak rritje, të pajustifikueshme nga deklaratat e qeverisë, BSH apo INSTAT për rritje ekonomike.

Materiali i përgatitur është pjesë e një studimi për ekonominë shqiptare që është hartuar bashkërisht me një nga ekspertët e ekonomisë shqiptare. Materiali është teorik, por i mbështetur në të dhënat reale të viteve 2004-2013. Koeficientet janë llogaritur nga ana jonë. Në material janë përdorur dy koeficiente c(MPC) prirja marxhinale për konsum që e quajmë edhe shumëzues që operon me shpenzimet dhe v(MPK) prirja marxhinale e FBKF që e quajmë përshpejtues ose akselerator dhe që lidhet me Y për llogari të masës së investimeve. Këto dy koeficiente sintetikë janë të lidhur me thuajse të gjithë elementët e PBB-së dhe si të tillë na japin lëvizjet e bustit në perspektivë, sipas strukturave të viteve të mëparshme. Në material është përjashtuar akseleratori fleksibël dhe parashikimi shitjeve.

Modeli quhet M-A ose modeli multiplikator akselerator

Në modelin M- A efekti i multiplikatorit në rritjen e investimeve zgjerohet nga mekanizmi akseleratorit. Në këtë proces, një bashkëveprim zhvillohet ndërmjet multiplikatorit dhe akseleratorit, e cila mund të tregohet si vijon: = rritja e të ardhurave  çon në rritje të investimeve (përmes akseleratorit) = rritja investimeve(përmes multiplikatorit) do çojë në rritje të të ardhurave dhe rritja e të ardhurave(nëpërmjet akseleratorit) do të çojë në rritje të investimeve. Është e qartë se sistemi gjithashtu mund të punojë edhe në drejtim të kundërt, rast në të cilin akseleratori gjithashtu do të rrisë punën e multiplikatorit por në drejtim të kundërt.

Lidhjet midis elementëve të PBB dhe ndikuesve mund ti paraqesim edhe grafikisht si më poshtë:

  =Investim                   Të ardhura                             Konsum

                                                                                    Investim

                                                                                Akselerator

 = Investim                   Të ardhura                 Konsum            Investim              Të ardhura

= Konsum                  Investime                Të ardhura            Konsum             Të ardhura

                                                                                                   Investime

                                                                 Multiplikator

Modeli  makroekonomik M – A sipas Samuelson-Hiksit

Në modelin e kërkesës efektive EDt është e barabartë me Shpenzimet e konsumit Ct plus Investimet neto It. EDt = Ct + It

Konsumi përbëhet nga një pjese endogjene dhe nje ekzogjene. Pjesa endogjene varet nga të ardhurat kombëtare të periudhës së fundit. Funksioni makroekonomik i Konsumit do të jetë: Ct = γYt-1 + Ĉt

në të cilën γ(c) është prirje marxhinale për të konsumuar.

It = α(Yt-1 – Yt-2) +ĺ

Në ekuacionin e mësipërm koeficienti  α(v) i reagimit na jep akseleratorin.

Në këtë moment mund të zgjidhim modelin për prodhimin Yt nëpërmjet zëvendësimit duke marrë: Yt = (γ +a)Yt −1−aYt −2tt

Ekuacioni është një mënyrë e dytë e ndryshimit të ekuacionit. Nëse ne dimë vlerën e Yt-1 dhe Yt-2  dhe se Ĉt dhe ĺt për çdo vit mund të llogarisim vlerën e Yt. Në varësi të vlerës së prirjes marxhinale për konsum γ dhe akseleratorit α kurba e prodhimit tregon forma të ndryshme. Sekuencat tregojnë oshilacione nëse:

     –

Oshilacionet e zbutura do të rezultojë në qoftë se akseleratori do jetë më i vogël se një.

Modeli  makroekonomik M – A sipas Bernier-Simon

Konkretisht, le të marrim një ekonomi hipotetike në periudhën aktuale (t)me PBB të përcaktuar. Shpenzimet agregate llogariten nëpërmjet formulës së mëposhtme.

AEt = Ct+ Î t+Gt+Nxt

Duke konsideruar një ekonomi pa sektor të jashtëm në kushtin e ekuilibrit do të kemi AEt=Yt

Yt = Ct+ Ît+Gt, Yt = E ardhura kombëtare ose PBB, Ct = Konsumi, Î t = Investimet, Gt = Shpenzimet qeveritare

Duke e marrë konsumin të varur prej të ardhurave në periudhën e kohës t mund të shkruajmë:

Ct =c*Yt-1 ku me c shënojmë prirjen marxhinale për konsum që më lartë e shënuam me γ.

Investimet do ti përgjigjen parimit të përshpejtuesit (akseleratorit) prandaj edhe funksionin e tyre e shkruajmë:

Î t = v(Ct-Ct-1). Me v shënojmë përshpejtuesin ose akseleratorin. Në këtë funksion nuk kemi përfshirë kuotën e amortizimit. Duke marrë nivelin e shpenzimeve shtetërore G  të barabartë me 1 dhe duke zëvendësuar Ct me cYt-1 dhe Î t me v(Ct-Ct-1) funksionin e PBB mund ta shkruajmë.

Yt = c(1+v)Yt-1– cvYt-2  +1

Sipas modelit S-H kemi përdorur: Yt = (γ +a)Yt −1−aYt −2tt

Sipas modelit B-S kemi përdorur: Yt = c(1+v)Yt-1– cvYt-2 ) +1.  Të dy japin të njëjtin rezultat.

 

Dinamika e ciklit të biznesit në ekonominë shqiptare (2003-2013) dhe perspektiva e tij.

Dinamika e bustit të ciklit të Biznesit në Shqipëri është mbështetur në dinamikën e PBB-së nominale 2003-2013 duke marrë në konsideratë edhe të dhënat e vitit 1998. Të dhënat e vitit 1998 janë marrë në konsideratë sepse në atë vit kemi të dhëna nga Banka Qendrore për PBB-në reale, PBB nominale dhe çmimin e deflatorit. Në vijim kemi ndjekur rritjen reale dhe kemi bërë shtesë për çdo vit në PBB-në reale. Në këtë mënyrë kemi krijuar PBB-në reale për 11 vitet e mara në studim. Nuk janë përdorur deflatorët sipas INSTAT sepse janë mbështetur në vitin paraardhës dhe për gjykimin tonë një pjesë e tyre janë tregues të dyshimtë sa i përket saktësisë së tyre. Me të dhënave të INSTAT mbi strukturën dhe dinamikën e PBB-së është hartuar Tabela e mëposhtme.

Struktura e PBB-së në 11 vjet

  Konsumi Final Formimi Bruto i Kapitalit Fiks Kërkesa e brendshme (1+2) Eksporti neto  (5-6)           Eksportet e mallrave e shërbimeve (fob)           Importet e mallrave e shërbimeve (fob) Ndryshimet e gjendjeve Mospërputhje statistikore PRODHIM I BRËNDSHËM BRUTO (3+4++7+8)
  1 2 3 4 5 6 7 8 9
2003 597,453 280,921 878,374 -171,642 141,290 312,932 x -12,635 694,098
2004 668,187 279,378 947,566 -168,169 165,097 333,265 x -28,376 751,022
2005 724,171 301,354 1,025,525 -200,824 185,970 386,794 x -9,904 814,797
2006 771,105 343,882 1,114,987 -208,067 219,970 428,057 x -24,712 882,209
2007 874,937 374,058 1,248,995 -258,520 271,763 530,169 x -22,805 967,670
2008 1,006,633 366,882 1,373,515 -290,128 319,774 609,903 19,767 -22,478 1,080,676
2009 1,047,649 374,169 1,421,818 -276,350 338,615 614,965 21,151 -22,682 1,143,936
2010 1,102,298 352,412 1,454,710 -255,175 402,141 657,316 23,308 16,801 1,239,645
2011 1,156,695 381,944 1,538,639 -295,703 442,390 738,093 26,628 31,060 1,300,624
2012 1,181,940 345,031 1,526,971 -248,372 444,514 692,887 36,964 19,926 1,335,488
2013 1,219,326 353,878 1,573,204 -243,525 478,759 722,284   35,13 1,364,782

Në tabelë janë dhënë të gjithë elementët përbërës të PBB-së nominale. PBB-ja nominale ka ardhur në rritje për 11 vite por ka ndryshuar ritmi i rritjes së saj. Kështu në 5 vitet e fundit ka ardhur në rënie të dukshme aq sa në 2013 arriti në 0.4% nga 7.5% që ishte në vitin 2008. Faktorët që kanë ndikuar në këtë dinamikë janë elementët përbërës të saj sipas shpenzimeve ku elementi kryesor është konsumi final. Për ta parë më hollësisht ndikimin e këtij elementi është hartuar një tabelë më vete së bashku me grafikun përkatës.

Cikli biznesit me PBB nominale

Edhe në figurë shihen qartë fazat e tij të rënies dhe të rritjes. Në vitet e fundit kurba ka ardhur në rënie. Këtu kemi vendosur edhe kurbën lineare sipas formulës përkatëse. Kjo është bërë për të parë uljet dhe ngritjet e ciklit. Megjithëse jo të thella ato dallohen qartë. Më poshtë kemi dhënë edhe bustin e ciklit me PBB-në reale duke mos marrë në konsideratë çmimet e një viti më parë por duke marrë në konsideratë PBB-në reale të 1998.

Cikli biznesit me çmime konstante

Edhe në këtë rast kurba që tregon bustin e ciklit ka ulje dhe ngritje të saj që tregojnë për oshilacionet e PBB-së reale. Këtë e thekson edhe më shumë prania e interpretimit linear të saj. Kurba thuajse ka të njëjtën tendencë si ajo e PBB-së nominale por është edhe më e theksuar. Rol të rëndësishëm në dinamikën e PBB-së ka dhënë kërkesa e brendshme, dhe në këtë zë konsumi final i cili ka edhe koeficientin më të lartë të korrelacionit. Lidhja është bërë me të gjithë elementët përbërës por lidhja më e fortë ka qenë ajo midis kërkesës së brendshme dhe PBB-së. Lidhja midis investimeve, eksportit neto dhe PBB-së është mjaftë e ulët, ose e papërfillshme. Ky konstatim hedh poshtë konstatimet e INSTAT e të BQ-së që në rritjen e PBB-së ka ndikuar rritja e kërkesës së huaj dhe fare pak e asaj të brendshme. Treguesit e korrelacionit tregojnë të kundërtën.

Dinamika e PBB-së, kërkesës së brendshme dhe e konsumit final

     Koeficienti i korrelacionit midis PBB-së dhe KF është 0.996, ose thuajse 100%. 

Koeficienti i korrelacionit midis PBB-së dhe FBKF-së është 0.74. Tregues jo i kënaqshëm sepse ky duhej të ishte shumë më i lartë sepse janë investimet ato që ndikojnë direkt në rritjen e PBB-së dhe rënien e papunësisë. Por nëse në Shqipëri janë kryer investime këto janë kryer përgjithësisht në infrastrukturë, përgjithësisht në ndërtimin e rrugëve dhe jo në prodhim. Ky është një nga faktorët që investimet nuk kanë qenë në eficiencën e kërkuar.

Koeficienti korrelacionit midis PBB-së dhe NX është negativ, por edhe nëse do ishte pozitiv nuk ka ndonjë lidhje të ngushtë. Lidhje shumë të fortë kemi midis PBB-së dhe Im-Ex, por ritmet e rritjes së tyre kanë bërë që pavarësisht se Bilanci Tregtar është në ulje lidhja midis tij dhe PBB-së të jetë e vogël.

Në krijimin e Ciklit të Biznesit kemi llogaritur koeficientet si më poshtë:

Llogaritje e disa koeficienteve

  Y C ΔC ΔY c ΔK v
2002 637,987 535,551 55,774 61,996.12      
2003 712,986 597,453 61,902 74,999 0.83 44,900 0.60
2004 768,717 668,187 70,734 55,731 1.27 -1,542 -0.03
2005 831,090 724,171 55,984 62,373 0.90 21,976 0.35
2006 907,908 771,105 46,934 76,818 0.61 42,528 0.55
2007 994,534 874,937 103,832 86,625 1.20 30,176 0.35
2008     1,086,131 1,006,633 131,696 91,597 1.44 -7,176 -0.08
2009     1,125,751 1,047,649 41,016 39,620 1.04 7,287 0.18
2010     1,227,260 1,102,298 54,649 101,510 0.54 -21,756 -0.21
2011     1,297,032 1,156,695 54,396 69,772 0.78 29,532 0.42
2012     1,325,561 1,181,940 25,246 28,529 0.88 -36,914 -1.29
2013     1,367,742 1,219,326 37,386 42,181 0.89 8,847 0.21

Buste të ciklit të biznesit me koeficientet c dhe v të viteve 2003-2013

Figura tregon se të tria variantet kanë të njëjtat tendenca, përgjithësisht janë tendenca në rritje.

Më poshtë do të krijojmë për vitet 2014-2024 bustet e ciklit të biznesit për të parë se cila do të ishte e ardhmja e ekonomisë shqiptare nëse do të aplikonim këta çifte multiplikatori dhe akseleratori. Do ti japim përgjigje edhe disa pyetjeve teorike mbi madhësitë e tyre dhe se çfarë duhet të bëjnë politikanët dhe ekzekutivi shqiptar në të ardhmen.

Buste të ciklit të biznesit deri në vitin 2025 të krijuar me  c, v sipas viteve të llogaritur më sipër.

  me2003 me2004 me2005 me2006 me2007 me2008
2014 1156301.66 1745744.33 1242031.2 854088.57 1651465.8 1962148.4
2015 834642.1738 2223123.873 1074865.2 240112.64 2082098.2 2777704.4
2016 499757.3125 2831277.171 908870.64 -191218.05 2649239.2 3934649.8
2017 213867.6526 3605790.179 759885.47 -353874.89 3377586.4 5573340.1
2018 5976.35576 4592176.039 631752.11 -305324.95 4308025.2 7894514.6
2019 -119774.4028 5848393.754 523730.23 -159545.75 5495283.8 11182407
2020 -174863.2095 7448257.474 433549.55 -17144.347 7009881.1 15839635
2021 -178189.7479 9485773.655 358631.35 67862.719 8941966.4 22436496
2022 -149893.4138 12080664.79 296546.85 88150.144 11406590 31780805
2023 -107433.733 15385404.2 245162.59 64929.672 14550526 45016814
2024 -63694.18989 19594175.2 202661.84 26835.84 18561008 63765332

vijon

  me2009 me2010 me2011 me2012 me2013 mesatare
2014 1426433.1 728745.87 1108298.4 1150413.1 1222892.4 1286817.2
2015 1494587.6 527090.36 778915.63 1288899.4 1058577.4 1201811.7
2016 1566638.9 326976.45 484791.74 955584.1 907627.75 1121202.4
2017 1642273.7 218591.2 264301.35 1270890.8 776089.27 1045869.3
2018 1721578.9 140800.15 118835.12 711638.27 663096.37 975583.88
2019 1804717 92368.203 33972.279 1347677.4 566427.26 910020.3
2020 1891870.5 60049.539 -8464.5704 365465.63 483819.75 848862.72
2021 1983233 39213.67 -24595.133 1588662.9 413252 791815.2
2022 2079007.5 25550.914 -26450.943 -179901.15 352975.05 738601.54
2023 2179407.3 16666.673 -21940.194 2123134.7 301489.64 688964.08
2024 2284655.5 10865.694 -15657.641 -1102557.7 257513.84 642662.49

 Bustet e ciklit të biznesit deri në vitin 2025 me c, v sipas viteve

Figura tregon qartë se nëse do zbatohen ndikuesit e vitit 2004, 2007 dhe 2008 ekonomia do njihte vetëm rritje ekonomike. Ndërsa nëse do zbatoheshin ndikuesit e viteve të tjerë ekonomia do qëndronte në një gjendje stanjacioni.

Bustet duke marrë c, v të 4 viteve të fundit

Kjo figurë tregon sesi do ishte ecuria e ekonomisë shqiptare nëse do aplikoheshin ndikuesit e katër viteve të fundit. Nëse do aplikoheshin c, v e vitit 2012 ekonomia do njihte ulje dhe rënie të përvitshme, ndërsa nëse do aplikoheshin ato të viteve 2010, 2011 dhe 2013 ekonomia do njihte vetëm rënie por me tendenca rritje në një perspektivë të largët.

Përfundimisht theksojmë:

PBB dhe të Ardhurat Kombëtare nga  viti 2003- 2013 kanë ardhur në rritje. Ritmi i rritjes së tyre ka ndryshuar në vite. Ndryshimi më i madh ka qenë në 5 vitet e fundit që përkojnë edhe me recesionin global. Kërkesa e brendshme është elementi kryesor i PBB-së që ka dhënë ndikimin më të madh në rritjen e PBB-së. Konsumi final është pjesa kryesore e saj dhe në këtë grup është konsumi i popullatës i lidhur ngushtë me rritjen ekonomike. Në total Nx ka dhënë një ndikim të ulët në rritjen ekonomike ndërsa duke i shkëputur në Ex dhe Im lidhja midis tyre dhe PBB-së është shumë e fortë. Meqenëse BT ka ardhur në rënie ndërsa C në rritje dhe diferenca midis tyre është mjaftë e madhe mund të thuhet se faktori kryesor në rritjen e ekonomisë shqiptare ka qenë kërkesa agregate(AD) e brendshme. Sa i përket Formacionit Bruto të Kapitalit Fiks ka pasur oshilacione të mëdha. Kjo tregon për paqëndrueshmëri në rritjen uniforme të këtij zëri. Është kjo arsye që ky element nuk ndihet me forcën e tij në rritjen ekonomike. Struktura e tij e brendshme, në sferën e G-së është thuajse e investuar në infrastrukturë, gjë e cila nuk ka ndikuar në rritjen direkte të investimeve prodhuese. Nuk ka firma të prodhojnë mjete prodhimi për prodhimin e sendeve të konsumit, por më së shumti kapitali i huaj është futur në fushën e fasoneve.

Perspektiva e ekonomisë shqiptare deri në vitin 2015 nëse aplikohen koeficientët e 4 viteve të fundit është e errët. Tendencat e saj janë në rënie. Vetëm nëse aplikohen koeficientët e viteve 2004, 2007 dhe 2008 ekonomia do shënoi rritje. Për këtë duhet: Qeveria të investojë në fushën e administratës publike. Nuk mbahet qeveria me njerëz të paaftë profesionalisht. Të angazhohen si këshilltarë ekonomikë pedagogët e universiteteve dhe jo militantët.

Të hiqet dorë nga “specialistët e huaj”. Eksperienca ka treguar se këta vijnë të marrin nga një thes me para dhe të ikin.

Qeveria të investoi jo vetëm në infrastrukturë por të krijojë ndërmarrje me kapital shtetëror.

Qeveria të çeli një Bankë Tregtare me kapital shtetëror.

Të largohet nga qarkullimi si monedhë zyrtare euro dhe dollari për ti lënë rolin e duhur lekut e për pasojë Bankës së Shqipërisë e cila deri tani ka qenë jashtë loje në fushën e transmetimit të politikave monetare.

Të rishtetëzohen pasuritë nëntokësore, sektori naftës, kromit etj si dhe të anulohen koncesionet  e miratuara në dëm të shoqërisë shqiptare.