Plakja e popullsie shqiptare, deri në 2031 mosha mesatare 42 vjeç

553
Sigal

Ritmet e shpejta me të cilat po plaket popullsia shqiptare do të bëjnë që brenda vitit 2031 mosha mesatare e popullsisë të jetë 42 vjeç, nga 35.4 që është tani. Këto shifra janë raportuar nga INSTAT, dhe sipas tyre, deri në 2031, mosha mesatare e Shqipërisë do të jetë e barabartë me atë të Evropës, që është rajoni më i plakur në botë. Procesi i plakjes shoqërohet me rritjen e shpejtë të koeficientit të varësisë së të moshuarve nga rreth 20,5 të moshuar për 100 persona në moshë pune në vitin 2019, në rreth 35,0 të moshuar për çdo 100 persona në moshë pune, raporton INSTAT. Shkaqet kryesore të plakjes së popullsisë shqiptare janë emigracioni i lartë i viteve të fundit dhe rënia e numrit të lindjeve.