Dënohen studentët që gjuajtën me vezë kryeministrin Rama

530
Sigal

Vazhdon terrori shtetëror kundër studentëve, të cilët guxuan dhe qëlluan me vezë kryeministrin Rama, gjatë një vizite të tij në Fakultetin e Sociologjisë, për shkak se kryeministri nuk kishte mbajtur premtimet e dhëna.Gjykata e Apelit nuk e pranoi ankimin e tetë studentëve që goditën me vezë Kryeministrin Rama në 2015-n. Gjykata e Apelit u shpreh se studentët nuk kishin respektuar afatet kohore për ankimin, ndaj kërkesa e tyre nuk u pranua. Studentët, në mars 2017, u dënuan nga Gjykata Penale e Tiranës me dy muaj burg ose 60 orë punë në komunitet. Ato u akuzuan për “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”. Studentët e “Lëvizjes për Universitetin”, në shenjë proteste për ligjin e arsimit të lartë, qëlluan me vezë makinën e Kryeministrit Rama në nëntor të vitit 2015. Gjatë seancave gjyqësore, Kryeministri Rama nuk ka dëshmuar asnjëherë. Vendimi i gjykatës u mbështet mbi këto përfundime të hetimeve: Punonjësit e policisë, të cilët ishin në vendngjarje, nuk arritën të identifikojnë, të paktën një student, si autor të pretenduar se ka goditur me vezë. Si provë materiale u sekuestruan mbetjet e një kokërr veze, ndërkohë që nën akuzën e goditjes u përfshinë tre studentë.