Panariti: Çmimi i vezës 30 lekë? Spekulim!Një kokërr vetëm 15 lekë

686
Sigal

Mungesa e prodhimit vendas për vezët ka sjellë kohët e fundit një rritje të çmimit. Por ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i ka cilësuar spekulime të gjitha zërat se një kokërr vezë është 30 lekë. Gjatë një takimi me rritës të shpendarisë dhe prodhues të sektorit të vezëve, ministri Panariti tha se do të kontrollohen të gjitha pikat e shitjes dhe se nuk do të lejohet rritja e çmimit në kuriz të konsumatorëve.
 
“Diskutuam për problemet e sektorit, për prespetkivën e këtij sektori. I kërkova përfaqësueseve, të më paraqesin një analizë për kostot. Të parandalojmë rritjet e cmimit të vezëve. Ka pasur spekullime për cmimin 30 lekë, ne do të kontrollojmë edhe shitësit me pakicë. Ata do fusin në prodhim një kontingjent të ri pulash, këto zoga që do futen në prodhim do rrisin ofertën. Kërkova që çmimet të jenë transparente dhe të favorshme”, tha Panariti.
 
Sipas tij në çdo vend të rajonit në peridhën e dimrit çmimi i vezës rritet, nisur dhe nga kushtet klimaterike. Ai theksoi se do të ketë transparencë për çmimet.
 
“ Kjo është një peridhë e shkurtër. Sot çmimi që del nga pularia është 15 lekë.  Nuk është çmimi i vezës 30 lekë kokra. Çmimi me pakicë i vezës është 15 lekë. Do të insistoj që të këmi transparencë. Në peridhën e dimrit çmimi i vezës rritet, kjo nuk është vetëm për Shqipërinë por gjithë vendet e rajonit”, deklaroi ministri. Sipas tij Shqipëria nuk mund të lejojë importin nga vende të tjera përveç atyre të BE, apsi nuk ka siguri për konsumatorët