Sanksionet ruse për fruta-perimet Panariti: Falsifikime jashtë vendit

609
Sigal

“Sanksionet” e vendosura nga Rusia për ftura-perimet shqiptare, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i ka cilësuar të padrejta. Në një konferencë për shtyp ai ka sqaruar gjithë skemën, që sipas tij gjithçka ka nisur si pasojë e falsifikimeve nga një vend i tretë.    
 
Ministri Panariti tha se ishte pala shqiptare që e evidentoi këtë problem dhe që komunikoi me ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë.
 
“Kemi qënë ne që në bashkëpunim me autoritetet ruse kemi evidentuar këtë problem. Ishte një falsifikim që ndodhte jashtë territorit të Shipërisë. Në evidentuam që në tregun rus futej 4 herë më shumë se sa prodhojmë ne. Kjo sasi e shtuar e ka origjinën gjetë, është rezultat i një falsifikimi nga një vend i tretë. I vendosnin etiketën shqiptare dhe e fusnin në tregun rus. Edhe prodhuesit shqiptarë janë dëmtuar nga kjo skemë falsifikimi”, deklaroi ministri Panariti.


Numri një i bujqësisë tha se ky veprim i palës ruse është veprim i pajustifikuar pasi nuk është një fenomen shqiptar dhe Shqipëria respekton marrëveshjen me Federatën Ruse. Ai theksoi se kjo masë nuk ndikon tek bujqësia shqiptare, pasi tani Shqipëria importon në 18 vende dhe synimi është eksporti në vendet e BE.
 
“Po vazhdojmë kontaktet, dhe do zgjidhim këtë situatë. Nuk është fenomen shqiptar. Është përgjegjësi e vendeve të treta, kjo është një vepër kriminale dhe firmat shqiptare që janë të penalizuara nga kjo masë po hapin procese gjyqësore. Bujqësia shqiptare eksporton në 18 vende. Ne nuk kemi pasur vëllim të madh me Federatën Ruse, por kjo ka rëndësi për marrëveshjet që ne këmi dhe respetojmë me Federatën Ruse”, deklaroi ministri i Bujqësisë, Edmod Panariti.
  
Agjencia Federale ruse për Mbikëqyrjen Veterinare dhe Fitosanitare njoftoi dje se ka vendosur të ndalojë importin e frutave dhe perimeve nga Shqipëria, duke filluar nga data 8 dhjetor.

“Shqipëria është përdorur si një ‘mbulesë’ për importet nga vendet e Bashkimit Europian nëpërmjet Bjellorusisë dhe një tranziti të rremë në Kazakistan”, deklaroi Dankvert. Sipas tij, vendimi u mor në bazë të rezultateve të një pune të përbashkët me palën shqiptare. Hetimi i përbashkët ka nxjerrë në pah se një firmë krijonte çertifikata fitosanitare shqiptare në një shtypshkronjë në Republikën Çeke .