Fundoset Durrësi, gllabërohet edhe Terminali i Kontenjerve 

420
Sigal

Në kohën që shqiptarët të izoluar nga ora policore festonin Krishtlindjet dhe Vitin e Ri kreu i Portit të Durrësit firmoste me një kompani anonime Malteze të rregjistruar në qëndrat e pastrimit të parave, dhënien me PPP të Terminalit të Kontenjerve duke skualifikuar Gjermaninë. Kush janë qeveritarët që fshihen pas terminalit më fitimprurës në Shqipëri ku vecc fitimeve, kompania offshore Malteze do të marrë edhe 7 miliard lekë ccdo vitë nga shteti Shqiptar.

 

Terminali i Kontenierëve në Portin e Durrësit, që vitin më të keq gjeneronte miliona euro fitime, ka kaluar në duart e një kompania offshore Malteze

Kontenierët e Durrësit jepen me koncesion, Vengu dhe Balluku gatuajnë “çorbën”

Një nga terminalet më fitimprurës dhe të kërkuar nga bizneset dhe politikanët që qëndrojnë pas tyre, është dhënë me koncesion për plot 5 vjet. Terminali i Kontenierëve në Portin e Durrësit, që vitin më të keq gjeneronte miliona euro fitime, ka kaluar në duart e një kompania offshore Malteze? “Çorba” është gatuar gjatë ditëve festive të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, ku drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu, ka firmosur dhënien e këtij koncesioni.

Sipas “Boldnews” dokumentet e këtij tenderi, tregojnëse Vengu, me direktiva të qarta nga Balluku, nuk ka festuar, por është marrë me këtë koncesion që vetëm do zhvasë arkat e shtetit shqiptar.

Fituesi është shpallur në datën 4 janar 2021, në ditën e parë të punës. Pra, duke synuar që ti shpëtojë vëmendjes, pasi edhe më parë ky tender me nuanca koncesioni është denoncuar. Në fakt, në të gjithë dokumentet e këtij tenderi, nuk shpjegohet se çfarë do të investojë firma fituese. Por, vetëm ajo do të mbledhë paratë e garantuara nga tarifat e ngarkim, shkarkim dhe magazinimit të kontenierëve dhe një pjesë do ia japë Portit të Durrësit. Madje, edhe makineritë dhe pajisjet janë gati, ashtu si edhe punëtorët.

Më parë, këtë koncesion e kishte KURUM dhe qeveria ia hoqi se nuk përmbushi detyrimin. Përveç se rrezikon në arbitrazh mbi 100 milionë euro, shqiptarët do të paguajnë edhe firmën e re.

Në tender, sipas dokumenteve, morën pjesë 2 firma. Fitues është “HILI COMPANY LIMITED (LTD)” me një ofertë ekonomike 3.175.756.155 lekë pa TVSH. Ndërkohë, në tender ka marrë pjesë edhe “HHLA International Gmbh”, por megjithëse ka qenë i kualifikuar në fazën I, nuk ka bërë ofertë në fazën II. Balluku dhe Vengu kanë bërë të gjitha përpjekjet për ta dhënë me koncesion këtë terminal, megjithëse shifrat i kanë pasur në tryezë. Në dokumentet e vetë APD, thuhet se ky terminal del me fitim marramandës, pasi mjetet dhe gjithçka tjetër janë të gatshme. Dhe, në letrat e tenderit, siç e thamë, fituesi s’ka asnjë detyrim që të bëjë investime. Madje, këto investime i kanë bërë Balluku dhe Vengu.

Disa dokumente të tenderave të tjerë që ka bërë Porti i Durrësit. Në fund të vitit 2020, kur po gatuhej edhe çorba e madhe, Vengu ka hapur një tender me objekt “pjesë këmbimi për kamionat dhe kokat tërheqëse në Terminalin e Konteinerëve”, me një fond prej 30 mijë eurosh.

Ndërkohë, në muajin nëntor 2020, vetë Pirro Vengu ka hapur një tender “Gadishmeri teknike për mjetet e Terminalit të Konteinereve, blerje pjesë këmbimi, pajisje per vinçat, reachstaker etj”. Fondi për këtë tender është rreth 70 mijë euro. Pra, drejtori ka shpenzuar plot 100 mijë euro për t’ia lënë gati privatit, pasi përveç mungesës së investimeve të reja, fituesi i ka gjetur të gjitha të gatshme.Tashmë, vetëm të presim e të shohim se kush qendron pas maltezëve. Nga një kërkim i thjeshtë në internet, rezulton se fituesi i terminalit të kontenierëve është i regjistruar në parajsa fiskale? Dhe, në këto parajsa fiskale, po shkojnë edhe shumë oligarkë dhe politikanë shqiptarë!