INSTAT: Rritet papunësia 18% në tremujorin e fundit 2014

666
Sigal

TIRANE – Sipas Institutit të Statistikave, në fund të vitit të kaluar ka patur një rritje të papunësisë, që ka arritur në 18 për qind, nga 17.1% që ishte në tremujorin e katërt të vitit 2013. Sikurse tregon Anketa Tremujore e Forcave të Punës për Tremujorin IV 2014:

Numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1.039.336 persona
Numri i personave të papunë të moshës 15-64 vjeç është 227.407 persona
Për popullsinë e moshës 15-64 vjeç shkalla e papunësisë është 18%.
Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 33.9%
63.6 % e popullsisë 15-64 vjeç është aktive në tregun e punës, pra e punësuar ose në kërkim aktiv të një pune.
Shkalla e punësimit për popullsinë e moshës 15-64 vjeç është 52.1%
Shkalla e punësimit për meshkujt është 13.8 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. 

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013 për popullsinë 15-64 vjeç:

Numri i të punësuarve është rritur me 82.629 persona
Numri i personave të papunë është rritur me 30.459
Numri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës ka rënë me 105.113
Shkalla e papunësisë për femrat është rritur me 1.5 pikë përqindje, ndërsa për meshkujt ka rënë me 0.5 pikë përqindje 

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014 për popullsinë 15-64 vjeç:

Numri i të punësuarve është ulur me 3.722
Numri i personave të papunë është rritur me 7.821. · Numri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës ka rënë me 3.903
Shkalla e papunësisë ka rënë me 0.2 pikë përqindje për meshkujt dhe është rritur me 1,6 pikë përqindje për femrat.