Fasonët të goditur nga kriza / Nevojitet paketë prej 52 milionë eurosh për rimëkëmbjen e sektorit

315
Sigal

Kompanitë prodhuese që njihen ndryshe si fasonë, përbëjnë sektorin që ende nuk e ka marrë veten nga kriza që gjunjëzoi ekonominë në 2020.

Shoqata  pro-eksport ka kryer një anketim në këtë sektor, për të nxjerre në pah gjendjen e vështirë financiare në të cilën ndodhen bizneset. Nga sondazhi rezulton se këtij sektori i nevojitet një paketë e re prej 52 milionë eurosh, për rinovim makinerish, për blerjen e lëndës së parë si dhe për kapital qarkullues.

Lexo edhe :  Covid-21 / Konspiracionisti paralajmëron shpërthimin e një virusi të ri që do të shkaktojë….

Të 68 kompanitë e vogla e të mesme të anketuara janë në një mendje kur thonë se qeveria duhet t’i mbështesë me një paketë të tretë, për aq kohë sa pandemia vijon ende të prodhojë efekte negative.

Lexo edhe :  Zgjerimi i Greqisë me 12 milje/Henze: Pse Rama takoi nacionalistët grekë në SHBA, çfarë dhurate mori atje?

Më shumë se gjysma e bizneseve janë përgjigjur se janë gati të shesin biznesin e tyre kundrejt një ofertë të arsyeshme. Ndërsa nisur nga situata e tejzgjatur e krizës edhe në vende europiane kompanitë e këtij sektori janë të prirur të orientohen drejt produktit “Made in Albania”.

Industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve ka të regjistruar 660 ndërmarrje aktive dhe përfaqëson numrin më të madh të të punësuarve: mbi 60 mijë.

Ky sektor në 2019 siguroi 40% të eksporteve shqiptare. E thënë me shifra, nga 2.1 miliardë euro që ishin eksportet një vit më parë, rreth 800 milion u siguruan nga kompanitë e veshjeve dhe këpucëve.