Zgjerimi i Greqisë me 12 milje/Henze: Pse Rama takoi nacionalistët grekë në SHBA, çfarë dhurate mori atje?

1127
Sigal

Martin Henze, këshilltari politik gjerman në partinë CDU të kancelares Angela Merkel, ka komentuar qëndrimin e ish-presidentit Bujar Nishani, i cili akuzon kryeministrin Edi Rama, se është bërë avokat i Greqisë për zgjerimin me 12 milje në det.

Henze përmes një postimi në Twitter, pyet nëse Edi Rama ka marrë ndonjë dhuratë në SHBA me këtë mbështetje që po i jep Greqisë. Disa javë më parë, kryeministri iku në Amerikë, duke thënë se do të kërkonte vaksinën ndaj Covid-19. Por për Henzen, Rama është takuar në New York me përfaqësues të komunitetit grek dhe sipas tij, Rama u ka dhënë mbështetjen për 12 milje zgjerim në det shtetit fqinj.

”Bujar, Rama është takuar disa ditë më parë në New York me përfaqësues të nacionalistëve, komunitetit grek në SHBA, pse mendoni? Pse jo me komunitetet shqiptare. Ai i ka bërë një favor shumë të madh grekëve, dëshiron që ti dhurojë sa më shumë territor shqiptar. Të drejtat e peshkimit, burimet minerale, të drejtat territoriale që i ka dhuruar, a ka marrë dhuratë në SHBA për këtë vendim? Nuk ka pasur asnjë ekzaminim të Shqipërisë, deri në çfarë mase ka burime minerale në territorin kombëtar shqiptar apo nëse peshkimi ka disavantazhe?”.