Dy të plagosur nga aksidenti / Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Shëngjin

301
Sigal

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Knallës. Dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën, lagështira ka favorizuar këtë aksident.

Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Smart dhe një pasagjer i cili ka qenë në mjet me të.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.12.2020,rreth orës 14:50 ,në rrugën e Shëngjinit, afër Knallës Lezhë, ka një aksident rrugor ku janë përplasur mjeti tip Opel me mjetin tip Smart, ku si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesi i mjetit Smart dhe një pasagjer i cili ka qenë në mjet me të. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më parë gjatë ditës së sotme është shënuar një aksident në aksin rrugor Berat-Poliçan në vendin e quajtur “Uznovë e Madhe, një tjetër në aksin Lushnje-Berat dhe në Lushnje.

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin/ Dy makina përplasen me