Falimenton kompania e sigurimeve “INSIG” në Kosovë

763
Sigal

Kompania e sigurimeve INSIG në Kosovë ka shpallur falimentimin. Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur që kompania e sigurimeve INSIG të ndalojë funksionimin e saj duke i revokuar licencën që kjo kompani kishte që prej vitit 2002. Arsyet e këtij vendimi BQK-ja i ka shpjeguar me motivimin “Kompania e Sigurimit “Insig” SH.A., Dega Kosovë, ka pasur vështirësi financiare në përmbushjen e kërkesave ligjore të BQK-së për sa i përket mjaftueshmërisë së kapitalit dhe aftësisë paguese – Solvencës.”- thuhet në njoftimin e Bankës. Gjithashtu në njoftimin e BQK theksohet se pavarësisht gatishmërisë dhe përpjekjeve të BQK-së, Bordi dhe Menaxhmenti i Siguruesit nuk ka arritur t’i përmbushë kërkesat ligjore dhe përmirësimin e gjendjes financiare të Kompanisë. Në të njëjtën kohë, Aksionari i Kompanisë së Sigurimit “Insig” Dega Kosovë nuk iu është përgjigjur kërkesave të BQK-së për rritjen e kapitalit dhe arritjes në pajtueshmëri me kërkesat ligjore në fuqi.” BQK bëri me dije se revokimi i licencës së Kompanisë “Insig” nuk rrezikon qëndrueshmërinë e sektorit të sigurimeve në Kosovë.