Covid-19 rrit kreditë e mara nga bizneset gjatë majit

327
Sigal

Periudha e pandemisë dhe mbyllja e aktivitetit ekonomik ka nxitur kredidhënien.Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë muaji maj ka pasur një rritje të ndjeshme të kredive të dhëna kryesisht për biznese po edhe për individë.

Sipas të dhënave zyrtare në maj të 2020 janë dhënë 582 miliardë lekë. Nëse e krahasojmë me muajin prill bankat e nivelit të dytë kanë miratuar dhënien e 4 miliardë lekëve më shumë ndërsa nëse e krahasojmë me majin e 2019 kredia ka pësuar një rritje me 33 miliardë lekë.

Një pjesë e konsiderueshme e saj është ndikuar nga garancia sovrane e cila nisi të lëvrohej gjatë muajit maj. Qeveria shqiptare miratoi fondin e parë të garancisë i cili kapte vlerën e 11 miliardë lekëve.

Bizneset aplikuan për të përfituar nga ky fond për të mbuluar pagat e punonjësve ndërsa nxitje ka qenë edhe mbulimi i interesave të kredive nga buxheti i shtetit.

Sipas të dhënave të ministrisë së financave vetëm nga garancia e parë sovrane deri në datën 22 qershor janë dhënë 6.3 mld lekë.

Po pavarësisht tredit rritë të kredidhënies gjatë muajit maj nga një vrojtim i mëparshëm i Bankës së Shqipërisë parashikohet që bankat do të shtërngojnë kushtet e kredidhënies si për biznesin edhe për individët.Kjo pasi pandemia ka ndikuar në aftësinë paguese të biznesve por edhe të individëve të cilët kanë pasur më pak të ardhura gjatë këtyre muajve.abcnews