Si ta mbani maskën gjatë verës kur bën vapë

73

Mbajtja e maskave në vende të mbyllura dhe të frekuentuara nga shumë njerëz po kthehet në një normë, por me rritjen e temperaturave ajo mund të jetë shumë e parehatshme. Parehatia i bën njerëzit që të mos e mbajnë maskën ose në rastin më të keq ta mbajnë atë në mjekër.

Për hir të të vërtetës, mbajtja e maskës në temperatura të larta mund të kontribuojë në shfaqjen e disa problemeve shëndetësore siç është vështirësia në frymëmarrje, irritimi i lëkurës por edhe drobitja nga i nxehti. Më poshtë do të gjeni këshillat praktike të AgroWeb që do ju vijnë në ndihmë të mbani maskën dhe të ndiheni të sigurtë gjatë rritjes së temperaturave.

Zgjidhni Materialin e Duhur Pavarësisht stilit apo ngjyrës, është e rëndësishme që maska të lejojë një frymëmarrje të patrazuar. Nëse maska është shumë e trashë apo qëndron ngushtë, frymëmarrja do të jetë shumë e vështirë gjatë vapës. Maskat me filtra janë veçanërisht të vështirë në frymëmarrje sepse filtri nuk lejon qarkullimin e duhur të ajrit. Edhe nëse maska është e një materiali të lehtë, ju sërish do të jeni 70% më të mbrojtur nga koronavirusi se njerëzit që nuk mbajnë maskë. Mjafton të siguroheni që me të të mbuloni hundën dhe gojën dhe të ruani distancën.

Si Të Parandaloni Irritimin e Lëkurës Nëse e mbani maskën të shtrënguar për një kohë të gjatë, lëkura juaj do të irritohet me akne dhe puçra. Për këtë arsye, ekspertët thonë se maska duhet të jetë e një materiali prej pambuku. Pas kthimit në shtëpi, sigurohuni që të lani maskën por edhe fytyrën. Maska duhet larë pas çdo përdorimi.

Maska Shtesë Nëse mendoni se do të rrini shumë kohë jashtë shtëpisë, atëherë është mirë që me vete të keni disa maska të cilat mund t’i ndërroni sipas nevojës. Djersa dhe lagështia e dëmtojnë materialin e maskës dhe e bëjnë atë më pak efikase në filtrimin e ajrit. Mos harroni të lani duart para dhe pas zëvendësimit të maskës.

Kujdes Me Nxehtësinë Mbulimi i gojës dhe hundës me maskë mund të vështirësojë frymëmarrjen së tepërmi për njerëzit që vuajnë nga klaustrofobia, astma apo sëmundje të tjera të mushkërisë. Në temperatura të larta, trupi nuk do të përballojë dot nxehtësinë dhe duke shtuar dhe maskën, drobitja është e paevitueshme. Kësisoj, shmangni daljet kur vapa është e madhe dhe mos harroni të pini ujë. Fundja, jeni më të sigurtë në shtëpi, sepse nuk keni as nevojë të mbani maskë.