Çmimet e apartamenteve në Tiranë më të larta se në qytetet e Italisë,FMN ngre alarmin

23
Sigal
Tirana po përjeton një nga krizat më të mëdha të strehimit në vitet e fundit. FMN konfirmon: çmimet e banesave në disa zona të kryeqytetit kanë tejkaluar mesataret e qyteteve të Italisë. Në këtë klimë të mbingopur ndërtimesh, qeveria dhe bashkia po përballen me presionin për të mos dhënë më leje të reja ndërtimi për të paktën 2 vite.
Ndërkohë, blerësit janë duke u zhvendosur gjithnjë e më shumë drejt zonave periferike, ku jo vetëm çmimi është më i arsyeshëm, por edhe stili i jetesës ofron më shumë hapësirë, qetësi dhe cilësi jetese. Në kushtet aktuale, periferia nuk është më kompromis – por zgjedhje e zgjuar.