Cani: Tërhiqni kuponin tatimor, duhet të kthehet në kulturë fiskale

786
Tërheqja e kuponit tatimor nga qytetarët duhet të kthehet në një kulturë fiskale. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, u shpreh se nëse nuk tërhiqet kuponi, 20% të vlerës së tij i lihet shitësit. Kështu, sipas tij, do të mungojnë të ardhurat në buxhetin e shtetit, ndërsa qytetarëve shërbime të ndryshme. Këtë deklaratë ministri i Financave e bëri në ceremoninë e shpalljes së fituesve të lojës promocionale të kuponit tatimor, organizuar nga ky dikaster.
Sigal