Byroja Sigurimeve tregon se si duhet të veprojnë klientët e kompanisë

812
Sigal

Falimentimi i INSIG, qytetarët e Kosovës nuk mund të hyjnë në Serbi dhe Maqedoni

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, përkatësisht Bordi Ekzekutiv i BQK-së, në mbledhjen e mbajtur më 26 maj 2019, ia ka revokuar licencën  kompanisë së Sigurimit INSIG sh.a. Dega në Kosovë, e lëshuar nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës (BPK), paraardhësi ligjor i BQK-së. Kjo është bërë e ditur nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), të cilët përmes një komunikate dërguar mediave kanë thënë që kompania në fjalë kishte probleme financiare.

Byroja Kosovare e Sigurimit tutje ka treguar  se palët të cilat kanë pësuar aksidente dhe kanë qenë klient të kësaj kompanie, kërkesën për dëmshpërblim mund t’a paraqesin pranë zyrës së Likuidatorit. Po ashtu bëhet e ditur se Byroja Kosovare  do t’i marrë përsipër policat e sigurimit si dhe obligimet e tjera të kompanisë INSIG.

Bëhet e ditur se qytetarët të cilët kanë polica të kësaj kompani nuk mund të hynë në Serbi dhe Maqedoni.

“Kompania e Sigurimit INSIG sh.a. Dega në Kosovë, kishte pasur vështirësi financiare në përmbushjen e kërkesave ligjore të BQK-së, përsa i përket mjaftueshmerisë të kapitalit dhe aftësisë paguese – Solvencës. Prandaj, në funksion të përmirësimit të gjendjes financiare dhe përmbushjes së kërkesave ligjore dhe rregullative, Banka Qëndrore e Kosovës, respektivisht Bordi Ekzekutiv i BQK-së, në përputhje me legjislacionin në fuqi, kishte bërë vazhdimisht përpjekje për zgjidhjen e problemeve financiare të Kompanisë së Sigurimit INSIG sh.a”, thuhet në komunikatë.

Tutje në komunikatë thuhet se pavarësisht përpjekjeve të BQK-së për ta nxjerre nga kriza kompaninë ‘INSIG sh.a’, këta të fundit nuk kishin arritur ta përmirësonin gjendjen.

“Dega në Kosovë dhe përkundër përpjekjeve dhe gatishmërisë së shprehur nga BQK, Bordi dhe Menaxhmenti i Kompanisë nuk kishte arrit t’i përmbushte kërkesat ligjore / apo të përmirësonte gjendjen financiare të Kompanisë – arsyeje kjo, e cila edhe u bë shkas për Revokimin e Licencës dhe si përfundim rezultoi në fillimin e Likuidimit të detyruar”, thuhet tutje aty.

Tutje Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), ka thënë që do ti marrë përsipër policat e sigurimit si dhe obligimet e tjera të kompanisë INSIG.

“Me qëllim të mbrojtjes së policëmbajtësve dhe me qëllim të parandalimit të rritjes së ndikimit negativ në tregun e sigurimeve dhe në sistemin financiar në përgjithsi – Industria e Sigurimit, ka shprehur gatishmëri në marrjen përsipër të policave të sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjësia (TPL) Valide, si dhe obligimet të cilat mund të rrjedhin nga policat e lëshuara të Kompanisë INSIG sh.a. Dega në Kosovë. Pra, kjo përfshin vetëm sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit dhe poseduesit të mjetit motorik mbi dëmet e shkaktuara ndaj palëve të treta dhe se gjatë periudhës së validitetit të këtyre policave të sigurimit nuk do të mund të bëhet Kthimi i Primit, Anulimi i Policës / Primit, Ndërrimit të pronarit etj”, thuhet tutje aty.

Po ashtu bëhet e ditur se palët të cilat kanë pësuar aksidente dhe kanë qenë klient të kësaj kompanie, kërkesën për dëmshpërblim mund t’a paraqesin pranë zyrës së Likuidatorit.

“Prandaj, të gjitha aksidentet e shkaktuara nga të siguruarit e Kompanisë INSIG sh.a. Dega në Kosovë deri në shuarjen e policave (26 Maj 2019) palët e treta të drejtën e kërkesës për dëmshpërblim mund t’a paraqesin pranë zyrës së Likuidatorit, perkitazi, në objektin e Kompanisë INSIG sh.a., Rr. ‘’UÇK’’, nr. 240 Prishtinë, kurse për aksidentet e ndodhura prej datës (27 Maj 2019) palët e treta do të paraqiten për dëmshpërblim pranë Byrosë Kosovare të Sigurimit në adresën Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë – Fushë Kosovë”, thuhet tutje në komunikatë.

Po ashtu në këtë komunikatë njoftohen qytetarët se policat e lëshuara nga kjo kompani nuk janë valide.

“Gjithashtu, është me interes të njoftohen të gjithë policëmbajtësit e Kompanisë INSIG sh.a. Dega e Kosovës, se policat tjera të produkteve vullnetare, përfshirë këtu edhe policën TPL+ validiteti i tyre është i shuar dhe nuk vlen më pas datës 26 Maj 2019. Andaj, pas kësaj date të gjithë të interesuarit mund të kontraktojnë këtë lloj sigurimi tek ndonjë tjetër Kompani Sigurimi – i cili është i licencuar nga BQK”, thuhet tutje.

Qytetarët të cilët kanë polica të kësaj kompani nuk mund të hynë në Serbi dhe Maqedoni, pa blerë policën TPL+ tek ndonjë kompani tjetër e sigurimeve.

“Po ashtu, nga data 26 maj 2019 policëmbajtësit e policës TPL+ të Kompanisë INSIG sh.a. nuk do të mund të hyjnë në Maqedoni apo Serbi – hyrja e tyre mund të lejohet vetëm me blerjen e policës TPL+ tek ndonjëri anëtar sigurues i BKS-së (Kompanitë e Sigurimit) prej datës 01 Korrik 2019 / ose në rastin e kontraktimit të policës kufitare në kufi të shtetit përkatës”.