Banka Botërore do të japë 1.1 miliardë Dollarë mbështetje në 5 vjet

696
Sigal

Banka Botërore jep për Shqipërinë një mbështetje financiare në total 1.1 miliardë dollarë. Deklaroi kështu në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Tahsen Sayed. 

Në periudhën 2015 2019, me ndihmën e Bankës Botërore janë parashikuar të zhvillohen në Shqipëri 15 projekte, mesatarisht nga 3 projekte në vit, tha ajo. Sayed ka prezantuar para deputetëve kuadrin e ri të partneritetit, që synon realizim të projekteve në 5 sektorë, që duhet të japing impakt pozitiv në përmirësimin e situatës ekonomike.

Drafti i kuadrit të partneritetit të ri 5-vjeçar mes Bankës Botërore dhe Shqipërisë do të diskutohet në mars dhe do të paraqitet për miratim para Bordit të Drejtorëve të BB në fund të muajit prill 2015.