Qeveritë Kosovë-Shqipëri do të mblidhen në Vlorë më 23 mars

471
Sigal

PRISHTINE – Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të zhvillojnë mbledhjen e dytë ndërmjet tyre më 23 mars në Vlorë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave kjo u është komunikuar ditën e sotme minitrave kosovarë, në mbledhjen e qeverisë.
 
Sipas mediave kosovare, kryeministri Isa Mustafa ka njoftuar Ministrat për takimin e ardhshëm të qeverisë së Kosovës me atë të Shqipërisë, i cili do të mbahet më 23 mars në Vlorë.
 
Po ashtu bëhet e ditur se para këtij takim, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati do të jetë në Kosovë të premten
 
Në mbledhjen e sotshme, qeveria e Kosovës ka miratuar programin katërvjeçar të punës së saj, i cili, sipas kryeministrit Isa Mustafa, do të jetë program i shpresës dhe secilin qytetar të Kosovës do ta bëjë të ndihet krenar.