Sondazhi: Rilindja 55 mandate Opozita e Bashkuar 85 mandate

1368
Sigal

Sondazhi për zgjedhjet e 25 Prillit: Nëse zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të zhvilloheshin brenda këtij muaji vota e elektoratit shqiptar do të shkonte për Opozitën e Bashkuar, e cila do të fitonte zgjedhjet me 60.7% ose 85 mandate, ndërsa  “Rilindja” do të merrte vetëm 39.3% ose 55 mandate. Ja shpërndarja e mandateve sipas qarqeve dhe numri i deputetëve sipas secilës forcë politike

 

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 Prillit 2021 po afrohen dhe kjo ka bërë që partitë politike të mobilizohen për të realizuar objektivat e tyre, por që duhet thenë se këto objektiva janë më shumë imagjinare pasi votuesi shqiptar në këto zgjedhje është i konsoliduar në mendimin e tij se ku duhet adresuar vota. E thënë më drejtpërdrejtë këto votime janë në fund të fundit ballafaqim me premtimet që kjo qeverisje ka bërë dhe se sa i ka realizuar këto premtime. Dhe kjo është mëse normale sepse cilado opozitë në Shqipëri dhe kudo në botë, vlerësimin pozitiv apo negativ e merr  nga rezultati se si ka qeverisur qeveria që është në pushtet. Kreu i Rilindjes Edi Rama u premtoi në 2017 votuesve shqiptarë “Timonin dhe Tepsinë” si dy instrumente luksi dhe qejfi. Me “Timonin” që mori vetëm, vendi po shkon  drejt greminës, ndërsa me “Tepsinë” gllabëroi dhe grabiti gjithë pasurinë kombëtare duke i detyruar qytetarët të arratisen nga sytë këmbët. Vendet e punës nuk u hapën, me përjashtim të dyfishimit të administratës shtetërore që dredh  gjithë ditën zinxhirin dhe sorollat rrjep qytetarët, duke marrë pagën në kurriz të rritjes së taksave të rritura si ndaj qytetarëve ashtu edhe ndaj bizneseve. Krimi po bën  kërdinë dhe bandat nuk pyesin më për shtetin pasi një pjesë e tyre kanë kontriubuar për të sjellë në pushtet pikërisht këtë qeveri dhe kanë investuar me para dhe kërbaç për të mbledhur vota për parlamentin më të inkriminuar në këto 8 vite qeverisjeje. Dhe për këtë mjafton të shohim listat e deputetëve të penalizuar, kryetarëve të bashkisë, ministrave, drejtuesve ku ka para dhe vende pune, policisë ortake me krimin etj. Aktualisht pensionet janë më të ultat në botë, spitalet kanë dalë jashtë funksionit dhe njerëzit pranojnë të vdesin në krevatin e shtëpisë se sa të hidhen nga ballkonet e spitaleve, çmimi i energjisë është trefishuar, uji është katërfishuar, por uji nuk ka dhe ai që vjen në rubineta nuk pihet. Qeveria mendon vetëm për rritjen e taksave, marrjen e borxheve që nga 6.9 miliardë euro që ishte nga 1990 deri në 2013, ka arritur në këto 7 vite e gjysëm qeverisje të Rilindjes së Ramës në 13.9 miliardë euro. Dhe fatkeqësia më e madhe është se këto para janë zhdukur pa nam dhe nishan, pa dhënë asnjë impakt zhvillimi në ekonominë e vendit  por që ky mal me borxhe do të mbeten për t’u shlyer brezat që do të vijnë dhe për këtë mjafton fakti që çdo fëmijë që lind ka mbi vete 3000 euro borxhe që Rama, Ahmetaj, Belinda, Manastirliu e kompani ua shpërndanë bandave të koncesioneve në shëndetësi, djegien e plehrave, rrugë pa rrugë, apo rrugët e qyteteve që i kanë hapur e mbyllur nga 4 herë , kur me këto para mund të sillnin ujë të pishëm në shtëpitë e qytetarve, të rriteshin pensionet apo të investohej në industrinë e lehtë, bujqësi, turizëm, etj. për të hapur sa më shumë vende pune dhe thithur investitorë të huaj. Varfëria është ulur këmbëkryq dhe  qytetarët  zgjohen dhe flenë me barkun bosh, të sëmurët nuk kanë ilaçe, por nga ana tjetër rreth 200 miliardë lekë çdo vit nga sigurimet shëndetësore zhvaten nga banda e oligarkëve të lidhur me kryeqeveritarin. E në këto kushte zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit po afrojnë dhe partitë, shoqatat e ndryshme dhe ekspertët e huaj zgjedhorë kanë filluar sondazhet paraprake se si do të jetë rezultati i këtyre zgjedhjeve. Interesant është fakti që partia në pushtet e Kryerilindasit Rama ka bërë sondazhet paraprake të cilat janë një rrënim i vërtetë për ish- Partinë Socialiste,sot “Rilindje”, e cila do të pësojë fatin e simotrës së saj  PASOK në Greqi. Testi i parë është bërë në Vlorë ku 51% e të anketuarve shpreheshin se u zhgënjyen nga Rama dhe se do të votonin kundër “Rilindjes”, pasi ajo nuk përfaqëson socialistët e ndershëm dhe tradicional. Kjo parti është uzurpuar nga njerëz të cilët kërkonin shkatërrimin e kësaj partie, për ta uzurpuar sa më shpejt   duke hedhur në rrugë qindra mijëra specialistë dhe flakur nga partia socialiste çdo simbol të saj. Sipas burimeve konfidenciale kjo ishte arsyeja se përse Rama zgjodhi të largohej nga Vlora për të shkuar në Durrës. Sondazhet në Vlorë e nxjerrin PS-në  me 6 mandate deputetësh nga 12 deputetë që ka ky qark, dhe 6 mandate i merr  opozita duke i dhënë goditjen më të fortë “Rilindjes” pikërisht në bastionin e kreut të saj Edi Rama. Këtë sondazh e ka edhe vetë z.Rama, i cili ka pasur edhe përplasjen më të madhe me kreun e bashkisë së Vlorës dhe strukturat drejtuese të PS-së në takimin e bërë në vilën qeveritare rreth  1 muaj më parë. Të mos harrojmë se në zgjedhjet e fundit të 2017, PS mori 9 mandate kundrejt 3 mandateve të opozitës, çka i siguroi edhe 73 deputetët. Por ky rezultat e bën  që PS të humbasë plot 6 mandate në 2021, duke e zbritur vetëm me rezultatin e Vlorës në 67 mandate. Por si janë shifrat e sondazhit të bërë nga njëra prej kompanive më të specializuar të njërit prej shteteve më të fuqishëm në botë dhe që në Shqipëri ka struktura dhe ekspertë që njohin mirë sistemin e votimit.

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin brenda shtatorit 2020, rezultati i pritshëm sipas sondazheve do të jetë ky:

Qarku i Vlorës ka 12 mandate dhe rezultati pritet të jetë 6 deputetë PS dhe 6 Opozita e Bashkuar.

Qarku i Beratit  ka 7 mandate dhe rezultati pritet të jetë 3 deputetë PS dhe 4 Opozita e Bashkuar.

Qarku i Dibrës  ka  6 mandate por do t’i hiqet 1 mandat pasi i kalon Tiranës dhe Dibra do të ketë 5 mandate. Rezultati pritet të jetë 2 deputetë PS dhe 4 Opozita e Bashkuar.

Qarku i Durrësit  ka 14 mandate dhe do t’i shtohet 1 mandat dhe do të ketë 15 mandate. Rezultati pritet të jetë 5 deputetë PS dhe 10 Opozita e Bashkuar.

Qarku i Elbasanit  ka 14 mandate  dhe rezultati pritet të jetë 6 deputetë PS dhe 8 Opozita e Bashkuar.

Qarku i Fierit ka 16 mandate por 1 mandat do t’i hiqet dhe i kalon Durrësit duke e lënë Fierin me 15 mandate. Rezultati pritet të jetë 8 deputetë PS dhe 7 Opozita e Bashkuar.

Qarku i Gjirokastrës  ka 5mandate  dhe  rezultati pritet të jetë 2 deputetë PS dhe 3 Opozita e Bashkuar.

Qarku  Korçë ka 11 mandate dhe  rezultati pritet të jetë 4 deputetë PS dhe 7 Opozita e Bashkuar.

Qarku  Kukës  ka 3 mandate  dhe  rezultati pritet të jetë 1 deputet  PS dhe 2 Opozita e Bashkuar.

Qarku  Lezhë  ka 7 mandate dhe  rezultati pritet të jetë 2 deputetë PS dhe 5 Opozita e Bashkuar.

Qarku  Shkodër  ka 11 mandate  dhe dhe  rezultati pritet të jetë 4 deputetë PS dhe 7 Opozita e Bashkuar.

Qarku  Tiranë  ka 34 mandate dhe do t’i shtohet 1 mandat dhe do të ketë 35 mandate.  Rezultati pritet të jetë 13 deputetë PS dhe 22 Opozita e Bashkuar.

Rezultati final i sondazhit të parë do të na japë këtë rezultat:

PS, (Rilindja) do të marrë maksimum 55 mandate.

Opozita e Bashkuar  do të marrë 83 mandate  (PD – 40 mandate, LSI – 40 mandate, PDIU-2 mandate,  PBDNJ- 1 mandat, PR – 1 mandat, PAA- 1 mandat).

Pra sikurse shihet nga sondazhet paraprake, Opozita e Bashkuar jo vetëm që del  fituese por ka për të arritur një rezultat shumë të lartë. Pakënaqsitë e qytetarëve, krimi, korrupsioni, situata e varfërisë, nepotizmi punësime dhe punësimi kundrejt ryshfetit, pensionet qesharake, shëndetësia e asfiksuar, mijëra qytetarë që janë me shtëpi të dëmtuara, taksat e larta për qytetarët, falimentimi i bizneseve nga politikat e mbrapshta të qeverisë qendrore, por sidomos të kryebashkiakëve që kanë 100% të qeverisjes locale, ka bërë që humbja e “Rilindjes”  të jetë e sigurtë. E nëse situata vazhdon të rëndohet, atëherë humbja do të jetë edhe më katastrofike.

02

Për të qenë më transparentë me rezultatet e mësipërme po japim edhe të dhënat e rezultateve të Përgjithshme Parlamentare të vitit 2017, ku opozita (PD dhe aleatët e saj) u futën në zgjedhje e përçarë dhe pa bërë fushatë, ndërkohë që synimi i tyre nuk ishte të rivalizonin PS-në, por u morën më shumë me LSI-inë, e cila në bazë të votave të marra dhe e goditur nga formula zgjedhore mund të merte deri në 27 mandate nga 19 mandate që mori. Pjesmarrja në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare 2017, ishte 1.608.561, numri i votuesve të rregjistruar në listat e votimit ishte 3.452.324 persona dhe numri total i qendrave të votimit 5.362.

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare 2017

Nëse do të bëjmë një analizë të përgjithshme të zgjedhjeve dhe nëse do të kishim një sistem të barabartë të vlerësimit të votës, rezultatet do të ishin ndryshe nga ato që ne kemi sot. Partitë e mëdha janë të favorizuara dhe se PS ka qënë më e privilegjuar për vetë mundësitë që të jep  ky sistem zgjedhor. Kjo është mëse e vërtetë dhe kjo vihet re nëse ne do të llogarisim votat, përqindjet e marra dhe mandatet e përfituara nga partitë pjesmarrëse në zgjedhjet 2017. Nëse mandatet do të ndaheshin sipas votave dhe përqindjeve të mara nga partitë  pjesmarrëse  në të 12 qarqet në zgjedhjet e 25 qershorit 2017  do të kishim këtë përfaqësim në Kuvendin e Shqipërisë:

Partia Socialiste do të merrte maksimumi 64 mandate,

Partia Demokratike  do të merrte 39 mandate,

Lëvizja Socialiste për Integrim do të merte 27 mandate,

PDIU e Idrizit do të merrte 5 mandate,

LIBRA e Blushit, do të merrte 2 mandate,

PSD e Gjinushit, do të merte 1 mandat,

Partitë e tjera do të merrnin 2 mandate.

Ajo që bie në sy në këto zgjedhje dhe që një pjesë e analistëve dhe drejtuesve në studiot televizive nuk e marin parasysh pasi një pjesë i shikojnë zhvillimet me tifozllëk dhe një pjesë nga padia ka të bëjë me faktin se në këto zgjedhje pati një bojkot që arritën jo 9 % sa u reklamua  në krahasim me zgjedhjet e 2013, por  në 17 %. Kjo pasi në këto zgjedhje janë shtuar për katër vite edhe 160 mijë votues të rinj. Dihet që çdo vit shtohen në listat e votimeve edhe 40 mijë votues të rinj  për 1 vit kalendarik. Kësaj shume duhet ti zbritet një shifër prej 10 mijë qytetarësh çdo vit , të cilët largohen jashtë vendit ose ndahen nga jeta. Për 4 vjetë janë 40 mijë të larguar nga pjesmarja në votime. Pra numrit të votuesve të 2013 duhet ti shtojmë edhe 120 mijë votues të rinj . E njëjta përllogaritje duhet bërë edhe për zgjedhjet e 2021 ku duhen shtuar edhe rreth 120 mijë votues të rinj. Gjithashtu, duhen zbritur mijëra votues emigrantë të cilët në 2013 dhe 2017 u sollën me autobusë nga “Rilindja” socialiste, por që këtë vit  ata ndihen shumë të zhgënjyer nga qeveria Rama.

03

Më poshtë po japim të dhënat zyrtare për zgjedhjet e 2017-ës në bazë të qarqeve, numrin e votuesve, përqindjet, mandatet e marra dhe si do ndaheshin nëse do kishte koalicione.

Qarku i Beratit 

1 – LSI mori 19.661 vota, 23.60 %  – 2 mandate

2- PS mori 45.424 vota,54.53 % – 4 mandate

3- PD mori 16.083 vota, 19.31 % – 1 mandat

Qarku i Dibrës 

1 – LSI mori 12.267  vota , 17.05 %  – 1 mandat

2- PS mori 24.795 vota, 34.46 % – 2 mandate

3- PD mori 21.331 vota, 29.65 % – 2 mandate

4- PDIU mori 12.605 vota,17.52 %, -1 mandat

 

Qarku i Durrësit 

1 – LSI mori 21.528  vota, 14.89 %  – 2 mandate  / 10.764 vota për 1 deputet

2- PS mori 71.836 vota, 49.69 % – 8  mandate / 8979 vota për 1 deputet

3- PD mori 42.475 vota, 29.38 % – 4 mandate / 10.618 vota për 1 deputet

Pra me këto rezultate më e fituara ka qenë PS, e cila e ka marë me më pak vota 1 mandat. PS për të mbuluar të 8 deputetët do ti duhej që të justifikohej ky numër mandatesh 84.776 vota,ndërkohë që i ka marë me 71. 836 vota. Por që të merrte mandatin e tretë  LSI-së do ti duheshin edhe 5409 vota. Edhe PD-së do ti duheshin rreth  5500 vota që të merrte mandatin e pestë. Nëse do kishte koalicione dhe PS do ishte e vetme, ky rezultat i jepte koalicionit 6.58 mandate dhe PS 7.42 mandate. Pra ndaheshin 7 me 7.

 

Qarku i Elbasanit 

1 – LSI mori 23.536vota , 14.40 %  – 2 mandate  / 11.768  vota për 1 deputet

2- PS mori 72.881 vota, 44.59 %  – 7  mandate / 10.411 vota për 1 deputet

3- PD mori 33.868 vota, 20.72 % – 3 mandate / 11.289 vota p r 1 deputet

4- PDIU mori 29.431 vota, 18.00 % – 2 mandate / 14.705 vota për 1 deputet

Sipas këtyre  rezultateve  në këtë qark  PDIU-ja  është partia të cilës i janë djegur nga sistemi i zgjedhjeve më shumë vota- rreth 5732. LSI është  brenda nivelit të mandateve ( – 100 vota ). Partia Socialiste ka përfituar më shumë dhe sipas llogarive të mesatares për 1 deputet që duhej të ishte 11.839 vota, ajo e ka marrë me 10.411 vota, pra  ka përfituar 1428 vota për çdo deputet. Po ta shumëzojmë me 7 mandate PS në Elbasan ka përfituar 9996 vota të cilat ja ka marë PDIU, LSI, PD dhe 1286 vota të LIBRA-s. Pra PS duhej të merte 6.1 mandate, por që ja ka dhënë sistemi zgjedhor i cili është në fuqi që nga koha kur z.Islami ishte në PS.

 

Qarku i Fierit

1 – LSI mori 21.380  vota , 11.73 %  – 2 mandate  / 10.690  vota për 1 deputet

2- PS mori 104.162 vota, 57.15 % – 10  mandate / 10.416  vota për 1 deputet

3- PD mori 46.799  vota, 25.68 % – 4 mandate  / 11.699  vota për 1 deputet

Në Qarkun e Fierit duhet pranuar edhe një fakt tjetër të cilin sisitemi aktual i zgjedhjeve e përçmon dhe e bën  të pavlefshme votën e qytetarëve. PDIU ka marë 6348 vota por nuk ka përfituar asnji mandate ,ndërkohë që LIBRA ka marë 1615 vota. Nëse do të kishte një koalicion mes PD dhe partive të tjera, këto  parti do të mernin edhe 1 mandat më shumë dhe se partisë socialiste do ti duheshin edhe 300 vota për të mbrojtur mandatin e 9,pasi për 9 mandate x 11.606 vota që duhen për 1 mandat = 104.454 vota, ndërkohë që PS ka marë 104.162 vota.

Qarku i Gjirokastrës 

1 – LSI mori  12.411  vota , 23.21 %  – 1 mandate  / 12.411  vota për 1 deputet

2- PS mori  26.862  vota, 50.25 % % – 3  mandate / 8954  vota për 1 deputet

3- PD mori 13.139  vota, 24.58 % – 1 mandate  / 13.139  vota për 1 deputet

Pra  sikurse shihet PD me 13.139 mijë vota  ka marë 1 mandat dhe PS me  26.862 mijë vota ka marë 3 mandate,që do të thotë se mandati i 3 në krahasim me PD është marë me rreth 600 vota. Pra PD ,LSI dhe partive të tjera në Gjirokastër i janë djegur  rrethë 4000 mijë vota.

Qarku  Korçë

1-LSI mori 19.465 vota,15 % – 1 mandate  /  19.465  vota për 1 deputet

2-PS mori  62.787 vota , 48.39 % – 6 mandate / 10.464 vota për 1 deputet

3-PD mori 42.053 vota, 32.41 % – 4 mandate / 10.513 vota për 1 deputet

Duhet theksuar se PDIU ka marë 2002 vota dhe LIBRA  1809 vota. Nëse do pjestonim numrin e votave të PS 62787  me 6 mandate i bie që PD të merte 5.2 mandate. Pra edhe këtu e ka favorizuar kodi zgjedhor dhe ka marë 1 mandat më shumë.

Qarku  Kukës

1-PS mori  18.387 vota , 43.79 % – 1 mandate / 18.378  vota për 1 deputet

2-PD mori 19.935 vota, 47.48 % – 2 mandate / 9967  vota për 1 deputet

Në qarkun e Kukësit, PD e ka marë mandatin e dytë me një numër të vogël votash diference ndaj PS dhe që i takon afërsisht për 1500 vota dhe mesatarja e mandateve i ka rënë shumë ulët rreth 9967 vota për 1 deputet

Qarku  Lezhë

1-LSI  mori 11.210  vota, 15.32 % – 1 mandate  /  11.210  vota për 1 deputet

2-PS mori  30.406 vota , 41.55 % – 3 mandate / 10.135 vota për 1 deputet

3-PD mori 27.389  vota, 37.43 % – 3 mandate  / 9129  vota për 1 deputet

Edhe në Qarkun e Lezhës partia e cila ka humbur më shumë vota për 1 mandat është LSI,e cila për 1 mandat ka marë 11.210 vota kurse PD ka marë 9129 vota për 1 mandat çka do të thotë se LSI-së  i janë djegur rreth 2100 vota,të cilat i ka përfituar PD-ja për të mbrojtur mandatin e tretë.

Qarku  Shkodër

1-LSI  mori 11.737  vota, 11.58 % – 1 mandate  /  11.737  vota për 1 deputet

2-PS  mori  39.247  vota , 35.68 % – 4 mandate / 9811 vota për 1 deputet

3-PD  mori 40.763  vota, 37.06 % – 5 mandate  / 8152  vota për 1 deputet

4-PSD mori 13 226 vota, 12.02 % – 1 mandate  / 13.226 vota për 1 deputet

Pra sikurse shihet PSD ka humbur rreth 3400 vota në raport me koeficentin e PS dhe rret 5100 vota me atë të PD. Edhe LSI ka humbur rreth 2000 vota në krahasim me koeficcentin e PS dhe 3600 vota me atë të PD. Përfundimisht PD ka marë në Shkodër 1 mandat më shumë nga votat e PSD dhe LSI të cilat pot ë ishin bashkë do kishin marë edhe 1 mandat më shumë duke e lënë me 4 mandate PD.

Qarku  Tiranë

1-LSI  mori 55.741  vota, 13.45 % – 5 mandate  /  11.148 vota për 1 deputet

2-PS mori  199.875 vota , 48.22 % – 18 mandate / 11.104 vota për 1 deputet

3-PD mori 127.381  vota, 30.73 % – 11 mandate  / 11.580 vota për 1 deputet

është interesant  fakti që PDIU ka marë  12.347 dhe nuk ka marë asnjë mandat, ndërkohë që me këto vota është më lartë se mesatarja e mandatit të fundit të PS-së,  e cila ka 11.104 vota. Gjithashtu edhe LIBRA ka marë  9537 vota dhe përsëri është pa mandate, FRD ka marë 1732 vota, PSD 814 vota, PDS 795 vota, APD 939 dhe partitë e tjera rreth 1000 vota.

Qarku  Vlorë

1-LSI  mori 11.199  vota, 11.22 % – 1 mandat  /  11.199  vota për 1 deputet

2-PS mori  65.618 vota , 60.34 % – 8 mandate /  8202  vota për 1 deputet

3-PD mori 23.168  vota, 21.30  % – 3 mandate  / 7226 vota për 1 deputet

Edhe  në Vlorë  është favorizuar nga sistemi zgjedhor PS dhe PD. Sipas votave të mara dhe mesatares së përqindjes si qark, PS nuk mund të merrte më shumë se 7.1 mandate, pra jo 8 sa mori. (65.618 votat e PS : 9216 mesatarja = 7.1 mandate) .