APP: Kur mund të përdoren tenderët pa garë?

927
Agjencia e Prokurimit Publik u ka kërkuar institucioneve që të respektojnë kërkesat ligjore për tenderët me negocim pa shpallje paraprake, ku së pari, është krijimi i regjistrit elektronik që parashikon këto procedura. Kjo duket se e bën me transparent shpenzimin që autoritetet bëjnë në këto procedura ndërkohe që numri i tyre bëhet publik që në fillim. Nga ana tjetër APP në rekomandimin e fundit nënvizon, se cilat do të jenë arsyet e përdorimit të kësaj procedure. Kjo do të thotë, që në respekt të kërkesave ligjore “Për prokurimin publik” duhet që të jepen argumentet që çojnë në këtë lloj procedure dhe jo në një konkurrim normal mes operatorëve ekonomikë. Referuar arsyeve APP ka qartësuar, se cilat janë rastet dhe argumentet që mund të qëndrojnë për të zhvilluar një procedurë me negocim pa shpallje paraprake. Në këtë kuptim, publikimi i elementeve të regjistrit të parashikimit të krijuar për këtë procedurë prokurimi nga APP do të bëhet vetëm, nëse nga autoriteti kontraktor jepen arsyet ligjore për përzgjedhjen e kësaj procedure prokurimi, thuhet në rekomandimin e APP.
Rekomandimi i APP
Konkretisht procedura përdoret:
a) Nëse procedura e prokurimit “negociim pa shpallje paraprake e njoftimit të kontratës është përzgjedhur sipas parashikimeve të nenit 33 pika 2/a të LPP atëherë, në sistemin e prokurimit elektronik si justifikim për përdorimin e kësaj procedure duhet të vendoset argumenti ligjor:
i) Në përgjigje të dy procedurave të njëpasnjëshme mbi apo nën kufirin e ulët monetare nuk është dorëzuar asnjë ofertë apo kërkesë për pjesëmarrje;
b) Nëse procedura e prokurimit “negociim pa shpallje paraprake e njoftimit të kontratës është përzgjedhur sipas parashikimeve të nenit 33 pika 2/b të LPP, atëherë në sistemin e prokurimit elektronik si justifikim për përdorimin e kësaj procedure duhet të vendoset argumenti ligjor;
ii) Jemi përpara mungesës së konkurrencës në treg për arsye që lidhen me mbrojtjen e së drejtës së ekskluzivitetit apo mbrojtjes të së drejtës së autorit, vërtetuar nga autoritetet përkatëse shtetërore sipas legjislacionit në fuqi.
c) Nëse procedura e prokurimit “negociim pa shpallje paraprake e njoftimit të kontratës është përzgjedhur sipas parashikimeve të nenit 33 pika 2/c të LPP, atëherë në sistemin e prokurimit elektronik si justifikim për përdorimin e kësaj procedure duhet të vendoset argumenti ligjor;
Ekzistojnë për autoritetin kontraktor njëkohësisht kushtet e mëposhtme:
I) Është shkaktuar një ngjarjeje e paparashikuar;
II) Autoriteti kontraktor nuk ka përgjegjësi për ngjarjen;
III) Ngjarja dëmton interesat e përgjithshëm të një komuniteti të gjerë;
IV) Nuk ka qenë e mundur të ndiqen procedurat standarde mbi ose nën kufirin e ulët monetar.
– Nëse procedura e prokurimit “negociim pa shpallje paraprake e njoftimit të kontratës është përzgjedhur sipas parashikimeve të nenit 33, pika 3/a të LPP, atëherë në sistemin e prokurimit elektronik si justifikim për përdorimin e kësaj procedure duhet të vendoset një nga rastet e mëposhtme:
I) Mallrat prodhohen vetëm për qëllime kërkimi; ose
II) Mallrat prodhohen vetën për qëllime eksperimentimi; ose
III) Mallrat prodhohen vetëm për qëllime studimi ose zhvillimi.
d) Nëse procedura e prokurimit “negociim pa shpallje paraprake e njoftimit të kontratës është përzgjedhur sipas parashikimeve të nenit 33, pika 3/b të LPP, atëherë në sistemin e prokurimit elektronik si justifikim për përdorimin e kësaj procedure duhet të vendoset argumenti ligjor.
Autoriteti kontraktor është përpara situatës së:
I) zëvendësimit të pjesshëm i furnizimeve normale, ose
II) zëvendësimit të pjesshëm të instalimeve në përdorim, ose
III) shtesës së furnizimeve ose instalimeve ekzistuese.

IV) nuk ka kaluar 3 muaj nga përfundimi i kontratës fillestare;
V) vlera e kontratës shtesë nuk është më shumë se 20% e vlerës se kontratës fillestare (të jepet informacion mbi kontratën bazë dhe Nr. Referencës)
dh) Nëse procedura e prokurimit “negociim pa shpallje paraprake e njoftimit të kontratës është përzgjedhur sipas parashikimeve të nenit 33 pika 5/a të LPP,atëherë në sistemin e prokurimit elektronik si justifikim për përdorimin e kësaj procedure duhet të vendoset argumenti ligjor:
I) Autoriteti kontraktor ka nevojë për punë/shërbime shtesë, të cilat janë të domosdoshme për përfundimin e kontratës fillestare;
II) Autoriteti kontraktor ka nevojë për punë/shërbime shtesë të shkaktuar nga rrethana të paparashikuara që nuk varen nga autoriteti kontraktor;
III) Këto punë /shërbime shtesë nuk mund të ndahen teknikisht ose ekonomikisht, nga kontrata fillestare, pa sjellë ndikime negative ose kosto të mëtejshme për autoritetin kontraktor;

IV) Kontrata shtesë po lidhet me kontraktonin që po zbaton kontratën;
V) Vlera e plotë e kontratës shtesë nuk tejkalon 20% e vlerës se kontratës fillestare, (të jepet informacion mbi kontratën bazë dhe Nr. Referencës);
VI) Nëse është planifikuar fond rezervë, shtesa është parashikuar, pas ezaurimit të këtij fondi.
e) Nëse procedura e prokurimit “negociim pa shpallje paraprake e njoftimit të kontratës është përzgjedhur sipas parashikimeve të nenit 33, pika 5/b të LPP, atëherë në sistemin e prokurimit elektronik si justifikim për përdorimin e kësaj procedure duhet të vendoset argumenti ligjor;
I Autoriteti Kontraktor ka nevojë për pune/shërbime të reja, që kanë të bëjnë me përsëritjen e punëve/shërbimeve të ngjashme;
II) Këto punë/shërbime të reja që do të prokurohen janë në përputhje me projektin bazë të kontratës fillestare, të lidhur pas zhvillimit të një procedure të hapur apo të kufizuar;
III) Përdorimi i mundshëm i kësaj procedure është parashikuar në njoftimin e kontratës fillestare dhe autoriteti kontraktor ka vlerësuar koston e përgjithshme, të përllogaritur, të ndërtimeve ose shërbimeve në vijim;
IV) Kontrata shtesë do të lidhet me kontraktorin që po zbaton kontratën;
V) Afati për lidhjen e kësaj kontrate shtesë është brenda 3 viteve nga lidhja e kontratës fillestare;
VI) Vlera e plotë e kontratës shtesë nuk tejkalon 20% e vlerës së kontratës fillestare (të jepet informacion mbi kontratën bazë dhe Nr. Referencës).
Kjo lloj procedure prokurimi nuk mund të përdoret për ato kontrata, për të cilat parashikohet shërbim i vazhdueshëm. Nëse procedura e prokurimit “negociim pa shpallje paraprake e njoftimit të kontratës është përzgjedhur sipas parashikimeve të nenit 33, pika 4, të LPP, atëherë në sistemin e prokurimit elektronik si justifikim për përdorimin e kësaj procedure duhet të vendoset argumenti ligjor;
I) kandidat i suksesshëm i dalë në përfundim të konkursit të projektimit.
Sigal