Dhoma Amerikane e Tregtisë: Vonesa në rimbursimin e TVSH

906
Anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë iu ankuan drejtores së Përgjithshme të Tatimeve, Vasilika Vjero, se procesi i rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nuk kryhet brenda afatit ligjor prej 30 ditësh. Sipas tyre nga vonesa në të gjitha hallkat. “Kemi ankesa për moskryerjen e kontrollit për efekt të rimbursimit të TVSH brenda afatit 30 ditor që parashikon ligji., Kemi vonesa në kryerjen e procedurave, formaliteteve për miratimin formal të shumës së TVSH në DPT dhe edhe kur është miratuar shuma nga ana e DPT kemi raste të vonesave në rimbursimin e shumës nga Thesari”, tha Alketa Uruçi nga DHAT. Për Dhomën Amerikane edhe në vetë procesin e rimbursimit të TVSH nuk ka transparencë dhe është e paqartë radha që ndiqet për paratë që u kthehen bizneseve. “Si kjo drejtori arrin të bëjë transparencë në lidhje me trajtimin jofavorizues të tatimpaguesve, në kuadër të trajtimit të kërkesave sipas radhës dhe jo standardeve të tjera”, tha ajo. Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve e pranishme në takim nisi të kthente përgjigje, por mediave iu kërkua të dilnin jashtë bashkëbisedimit.
Tatimet: TVSH-ja e parë për biznesin e vogël do të paguhet më 14 korrik
Tatimet kanë rikujtuar se biznesi i vogël, duke filluar nga data 1 prill 2018, hyn në fuqi kufiri i regjistrimit në TVSH prej 2 milionëlekë. Bizneset që duhet të regjistrohen në këtë përgjegjësi tatimore janë ata që shesin mallra apo kryejnë shërbime dhe për vitin kalendarik 2017, kanë realizuar një qarkullim mbi shumën 2 milionë lekë; bizneset ekzistues apo të regjistruar rishtazi, të cilët parashikojnë të realizojë një qarkullim mbi këtë kufi, gjatë vitit 2018. “Tatimpaguesi, i cili kalon kufirin minimal të regjistrimit të TVSH-së dhe për pasojë i nënshtrohet regjimit normal të TVSH-së, ka të drejtë që në muajin e parë kur bëhet person i tatueshëm i regjistruar, të njohë TVSH-në e zbritshme për mallrat e inventarit gjendje në datën e regjistrimit në këtë regjim, mallra këto me qëllim për t’u shitur, për të cilat do të llogarisë TVSH në shitje”, theksuan Tatimet. Për këtë qëllim tatimpaguesi duhet të përpilojë listën e mallrave stok të specifikuar në sasi dhe në vlerë, ku të evidentohet data e regjistrimit të stoqeve. Inventari, duhet të dorëzohet në drejtorinë rajonale, në momentin e regjistrimit në regjimin normal të TVSH-së. Gjithashtu, çdo mall i përfshirë në inventor, duhet të jetë i justifikuar me faturë tatimore të blerjes me TVSH, i blerë jo më parë se 12 muaj. Çdo tatimpagues i regjistruar për TVSH-në, për herë të parë, duhet të komunikojë me shoqërinë e autorizuar që e ka furnizuar me pajisjen fiskale për të bërë ndryshimin e shkallës tatimore të TVSH-së, për qëllim të lëshimit nga data 1 prill 2018, të kuponit tatimor me TVSH. Deklarimi librave të shitjes e blerjes, të mbajtura për muajin prill, maj dhe qershor 2018, nga tatimpaguesit e regjistruar prej datës 1 prill 2018, duhet të bëhet brenda datës 10 korrik 2018. Për tatimpaguesit e regjistruar për Tatimin e Thjeshtuar të Fitimit me qarkullim vjetor nga 2–5 milionë lekë, deklarata e TVSH-së, e përpiluar për një periudhë tatimore mujore dorëzohet elektronikisht çdo tre muaj, brenda datës 14 të muajit pasardhës të tremujorit përkatës (jo më vonë se datat 14 korrik, 14 tetor, 14 janar, 14 prill).
Sigal