Anketa: Masat shtrënguese të Covid/ Ekonomia në kolaps: 65% e bizneseve i thonë “Jo” investimeve nga frika. Mallrat në rrezik për të skaduar

439
Sigal

Masat e forta shtrënguese për parandalimin e koronavirusit paralizuan hallkat e ekonomisë

Anketa: 65% e bizneseve i thonë jo investimeve nga frika, duke çuar ekonominë në kolaps

 

-INVESTIMET  

Nisur nga situata e vështirë në të cilën u gjendën:

6 5  %  e bizneseve kanë ndërprerë investimet e reja

2 1    %  nuk kanë pasur ndikim në zhvillimin e investimeve dhe projekteve të reja

1 4 % nuk janë deklaruar

 -Parashikimi për të ardhmen dhe shpenzimet

Në një situatë ku rimëkëmbja po ndodh me hapa të ngadaltë, biznesi duhet të gjej metoda alternative me qëllim përballimin e shpenzimeve për vijimësinë e aktivitetit. Në këtë kuadër bizneset kanë deklaruar:

6 4 % do të përdorin kursimet dhe burimet e tyre

2 1 % do ti drejtohen kreditimit

1 5 % do të bëjnë reduktim shprenzimesh

 

Masat e forta shtrënguese për parandalimin e koronavirusit paralizuan disa nga hallkat e ekonomisë, duke ngritur një problem paralel me atë shëndetësor. Situata e pandemisë ka ndikuar dhe po vazhdon të ushtrojë ndikimin e saj në çdo aspekt të jetës së individëve, e në veçanti në aspektin ekonomik. Ndikimi i drejtpërdrejtë në aspektin ekonomik u ndie kryesisht si pasojë e vendosjes së regjimit të karantinës, i cili u shoqërua me pezullimin e shumicës së aktiviteteve ekonomike të bizneseve.

Anketimi është i bazura n të dhënat e marra nga operatorët e rrjetit tregtar të mallrave të konsumit  në vend si: Tregti me pakicë në shkallë vendi; Distributorëve në shkallë vendi, që furnizojnë rrjetin tregtar; Prodhues vendas që furnizojnë rrjetin tregtar duke nxjerr në pah pasojat e rënda të pandemisë të shkaktuar te sipërmarrjet. Në këtë kuadër të dhënat në  këtë material paraqesin një panoramë më  të gjërë  të  pasojave të  pandemisë tek i gjithë zinxhiri tregtar i mallrave të konsumit në vend . Të tilla si rënia e xhiros, mallrat që mbetën stok(skadencat), konsumi dhe klientela, problemet me punësimin.

Efektet negative të kësaj situate janë evidentuar nga treguesit kryesorë makroekonomikë si: rritja e papunësisë, ulja e PBB, ulja e eksporteve. Rënie  drastike të xhiros, ku 57 % e subjekteve të anketuar deklaruan  rënie  mestare në  masën 30%  të nivelit  të xhiros  krahasuar me  të njëjtën periudhë një vit më parë Bizneset janë pesimiste lidhur me rikthimin në normalitet.

Në këtë studim nga “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë” do të paraqitet situata aktuale e bizneseve shqiptare duke analizuar disa aspekte: ndikimin e pandemisë (karantinës) në aktivitetin e tyre ekonomik, ndikimin e politikave lehtësuese të qeverisë te bizneset, perceptimin që këta të fundit kanë lidhur me efektivitetin e këtyre politikave, si dhe pritshmëritë e bizneseve mbi të ardhmen e aktivitetit të tyre. Në lidhje me pritshmëritë në të ardhmen 65% e subjekteve të anketuara deklarojnë se nuk do mund të investojnë pasi bizneset nuk janë optimiste që do t’i rikthehen normalitetit.

Niveli i xhiros (periudha Mars-Prill)

Përhapja e COVID-19 në vend u shoqërua me masa kufizuese, të cilat patën një ndikim thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit të biznesit në vend.  Në këtë kuadër operatorët e rrjetit tregtar u përballën me  një kërkesë të shtuar të konsumatorëve për  një kategori produktesh e cila çoi në rritjen e nivelit të xhiros  për  periudhën Mars  2020, ku 57.1%  e bizneseve deklaruan rritje të xhiros me rreth 40% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Nga ana tjetër bizneset aktiviteti i të cilave u ndalua/kufizua, u përballën me rënie drastike të xhiros  krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë,  ku 35.7 % deklaruan rënie mesatare prej 30%.  (Tab 1: Niveli i xhiros  për  periudhën Mars  2020 krahasuar me Mars2019)

Periudha  Prill  2020 e  cila  u  shoqërua me  masa  të rrepta me  qëllim  parandalimin e përhapjes së COVID-19,  u shoq ërua me rënie  drastike të xhiros, ku 57 % e subjekteve të anketuar deklaruan  rënie  mestare në  masën 30%  të nivelit  të xhiros  krahasuar me  të njëjtën periudhë një vit më parë, pavarësisht se një pjesë e tyre kishin përjetuar një rritje të xhiros vetëm gjatë muajit Mars 2020.

Parashikimi për vitin 2020 në tërësi

Situata në vend dhe hapat e ngadaltë drejt përmirësimit duket se kanë ndikuar edhe në parashikimin e bizneseve për xhiron vjetore të vitit 2020 në tërësi. Në këtë kuadër 64.2% e pjesmarrësve  në  anketë deklaruan  se  nisur  nga  situata  në  vend  presin  rënie  të xhiros vjetore me mesatarisht 23 %. Konkretisht,  në  varësi   dhe  të  kufizimeve sipas  llojit  të aktivitetit,  janë  përftuar këto përgjigje  lidhur  me ndryshimet në xhiron  e parashikuar vjetore për vitin 2020, krahasuar me vitin 2019 .

aktivitete ekonomike plotësisht të lira për operim kanë deklaruar një rënie prej 12.1 %;

aktivitete  ekonomike të  cilat kanë   vepruar  pa  kufizime   lëvizjesh/oraresh  nga  1

Qershor 2020 kanë deklaruar një rënie prej 15.5 %;

aktivitete  ekonomike të  cilat kanë   vepruar pa  kufizime  lëvizjesh/oraresh  nga  23

Qershor 2020 (përfundimi i Gjendjes së Fatkeqsisë Natyrore) kanë deklaruar një rënie prej 19.3 %

Nga  përpunimi i të gjitha përgjigjeve rezulton  se  operatorëve tregtarë do  t’i  nevojitet minimalisht një periudhë mesatare 4 mujore pas datës 23 qershor, që të arrijnë nivelin e shitjeve (xhiros) të njëjtë me periudhën e vitit të mëparshëm.

Problematikat kryesore përgjatë pandemisë

Ndër   të  tjera,   situata   u   shoqërua  gjatë   muajve   të  Gjendjes  së   Fatkeqësisë Natyrore,   si  dhe   përtej   saj   me   disa   problematika  të  cilat   kanë   ndikuar  në mbarëvajtjen e aktiviteteve biznesore.Problematikat kryesore që  prej  fillimit mbeten ato të lidhura me  paqartësitë mbi masat dhe  protokollet  e  detyrueshme,  si  dhe  kostot shtesë të tyre,  e  hasur si problematikë nga 64.2%  e subjekteve të anketuara.

box

Stoku; mallrat në rrezik për të skaduar

Paqartësia  e  situatës  në  nivel  rajonal dhe  global,  dhe  kufizimi  i veprimeve në pikat doganore të  shteteve  të  ndryshme,  rishikim  i niveleve të  eksporteve  nga një   sërë  shtetesh  e   shtynë  qeverinë   të  ndërmerrte hapa   për   përballimin  e situatës. Akti  Normativ Nr.8,  Dt.  24.03.2020  ndër  të tjera  parashikonte  për  operator ët e biznesit ushqimor dhe  ata që  veprojnë  në  fushën e farmaceutikës detyrimin për të siguruar stok të mjaftueshëm për  3 muaj. Në këtë kuadër  21% e subjekteve deklaruan vështirësi në sigurimin  e sasisë  së stokut të nevojshëm.

Problematika për sigurimin e masës së stokut

Kjo problematikë është ndikuar edhe  nga jetëgjatësia e produkteve, pasi për produktet me jetëgjatësi të shkurtër ka qenë  më e vështirë të sigurohet sasia  e mallit e nevojshme sipasparashikimeve të Aktiti Normativ Nr. 8.

Klasifikimi i produkteve stok (n ë magazin ë) n ë kuptim t ë skadenc ës

 

Gjatë  Gjendjes së  Fatkeqsisë  Natyrore,  gjithashtu  ka patur një  kthim të produkteve nga aktivitetet e mbyllura (bare, restorante, etj).Nga të dhënat e marra vlera mesatare e produkteve të kthyera tek distributorët furnizues të sektorit Horeca ka qënë rreth 2.9 milionë  lekë.

Konsumi dhe klientela

Ndryshime të shumta ka  patur edhe në  kërkesën e  produkteve që  janë  konsumuar nga  popullata/ klientët.

Në këtë kuadër:

– 35.7% e Operatorëve  Ekonomikë të anketuar kanë  deklaruar se fokusi i konsumatorit këtë periudhë është përqënduar tek ushqimet e shportës.

-64% deklaruan se ka rënë deri  80% ose  stopim për  produkte të caktuara (kryesisht pije

alkoolike).

-57% kanë  deklaruar rritje të çmimeve (rritje mesatare prej  8%) kundrejt 36% që  kanë deklaruar se nuk ka ndryshime në çmime.

-7% kanë  deklaruar se ka pasur rënie  të çmimit për produkte të caktuara krahasuar me të

njëjtën periudhë një vit më parë ( rënie mesatare prej 10%)

Produkte çmimet e të cilave janë rritur

 

Pandemia solli ndryshime edhe në numrin e klientëve …

50% kanë deklaruar rënie të numrit të klientëve (rënie mesatare prej 32%).21.4%  nuk  kanë  deklaruar  ndyshime në  klientelë megjithatë  deklarojnë  ndryshime në frekuencat e blerjes.7% kanë deklaruar  ndryshim të numrit të klientëve  dhe vlerës mesatare të kuponit, ku: 35.7% deklarojnë se vlera mesatare e kuponit është rritur. (rritje mesatare 51%)21.4% deklarojnë se vlera mesatare e kuponit është ulur ( rënie mesatare prej 17%)

Punonjësit dhe ndryshimet në shpenzime

Pavarësisht situatës së vështirë të krijuar,  OE deklaruan se mesatarisht 79% e punonjësve kanë  qënë në  postet e punës dhe  vetëm 21%  kanë  punuar nga  shtëpia. Këto shifra lidhen edhe me faktin se subjektet e marrë në shqyrtim operojnë kryesisht në  fushën e  distribucionit dhe  shitjes  me  pakicë  të produkteve ushqimore  dhe  të higjenës, aktivitete të cilat u lejuan të vepronin gjatë periudhës së pandemisë. Lidhur   me   këtë  çështje   shumë  operatorë  janë   përballur   me   mosparaqitjen   e punonjësve për  një sërë arsyesh, të lidhura kryesisht me frikën  për  shkak  të situatës dhe kufizimet në mënyrat e transportit

Probleme me mosparaqitjen e punonjësve

Njëkohësisht pandemia ka detyruar Operatorët të ndërmarrin një sërë masash për  të përballuar pasojat e saj. Në këtë kuadër, te ato subjekte të cilat kanë qënë me aktivitet te kufizuar  ësht ë  v ërejtur  nj ë  ulje  t ë pagave  rreth 10%  p ër  punonj ësit  dhe  20%  perpozicionet drejtuese.

 Subjekte që kanë deklaruar ulje të pagave (mesatarisht)

Gjithashtu gjatë pikut të pandemisë, janë  raportuar këto të dhëna mbi largimet nga puna,  të cilat përfaqësojnë  si punonjës  të larguar  me  dëshirë  për  shkak  të situatës, përfundime të marr ëdhënieve të punës dhe të tjera largime  në mënyrë të përkohëshme apo të përhershme.