Kim Mehmeti: Listat e mbyllura, tallje tjetër e “Piktorit”. Rilindja është si kompanitë e Hollivudit, nuk i dihet se kush e financon

333
Sigal

 

Analisti Kim Mehmeti, komentoi nismën e mazhorancës për të mos hapur listat zgjedhore. Ai tha se kjo është një ‘tjetër tallje e Piktorit’. Kim Mehmeti:  “Ato lista janë më të mbyllura se cilatdo lista. Sido që të votojë populli, në parlament do shkojnë të preferuarit e kryetarit. Fillimisht duhet të hapen partitë. Partitë politike në Shqipëri, posaçërisht Rilindja e Piktorit, janë si kompanitë e Hollivudit, ku dihet se kush e luan filmin, por nuk dihet kush e financon filmin, dhe shpesh paratë vijnë nga mafia. E dyta, në zgjedhjet e 25 prillit duhet të jetë qëllim parësor departizimi i Shqipërisë. Kudo në botë sundojnë partitë, por askund në botë partia nuk është pronar i shtetit. Në ato vende ku partia është pronar i shtetit, nuk janë vende demokratike. Aty ku partia vendos drejtorin e spitalit, drejtorin e teatrit, nuk mund të flitet për demokraci. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më keq se sot. Është një shtet partiak. Në zgjedhjet e 25 prillit duhet të kontribuojmë të gjithë që Shqipëria të kalojë nga pronë e partive në pronë e shqiptarisë. Antishqiptaria nuk është pjesë e rrugaçërisë, antishqiptaria ka qenë çështje institucionale. Enciklopedinë  antishqiptare e miratoi  Akademia e Shkencave, madje me paratë e shqiptarëve. Antishqiptaria është shpërblyer.”