Qeveria shqiptare ndërtoi portal për transparencën e të dhënave, ku shpenzoi mijëra euro, që të grumbullojë të dhënave e Ministrive, teksa refuzojnë të tregojnë raportin e koncesioneve që grabisin miliona. Sikur të mos mjaftonin rreth 400 mln. eurot e çuara dëm për sigurinë e të dhënave, që lanë sigurinë kombëtare në dorë të krimit dhe mafias, me dështimin e rendit pubik pas sulmit kibernetik dhe rrjedhjes të skandalit të të dhënave sensitive dhe patronazhistëve për qëllime elektorale. Ja skandali
Ngritja e portalit nga taksat e qytetarëve shqiptarë është një projekt i realizuar AKSH, por të dhënat në portal mungojnë. Mijëra euro për portalin nuk janë asgjë më shumë se grumbullim i të dhënave që Ministritë publikojnë.
Edhe pse harxhohen rreth 400 mln. euro për sigurinë e të dhënave, rendi publik është vënë vazhimisht në rrezik nga goditja e një sulmi kibernetik, pas rrjedhjes të skandalit të të dhënave sensitive dhe patronazhistëve për qëllime elektorale
Qeveria shqiptare ka ndërtuar një portal për transparencën e të dhënave nën projektin: “Ndërtimi i portalit për qeverisjen e hapur, opendata.gov.al”, për të cilin ka shpenzuar 62 milionë lekë (rreth 570) mijë euro, sipas të dhënave nga thesari i Ministrisë së Financave, por të dhënat në portal mungojnë.
Portali, i cili tashmë është në funksion, nuk ka informacion për shumicën e kategorive, ndërsa ka vetëm disa informacione, të cilat i takojnë vitit 2019, të tilla si importet e birrës, cigareve dhe karburanteve të dhëna këto që publikohen në kohë reale nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe të aksesueshme nga të gjithë.
Ngritja e portalit nga taksat e qytetarëve shqiptarë është një projekt i realizuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit (AKSHI). Burimet zyrtare nga AKSHI pohuan se, portali tashmë është në funksion të plotë, por popullimi i të dhënave është detyrë e institucioneve që prodhojnë këto të dhëna.
Portali është konceptuar për të publikuar të dhëna mbi kategoritë kryesore të shërbimeve publike, që përfshijnë të gjithë sektorët si arsimi, shëndetësia, infrastruktura, kultura. Por ndërkohë shumë kategori janë bosh dhe të pambushura më të dhëna edhe pse portali është vënë në punë prej më shumë se një vit.
Mijëra euro për portalin nuk janë asgjë më shumë se grumbullim i të dhënave që Ministritë publikojnë tashmë, në një portë të vetme. Mirëpo OpenData edhe pse u krijua për të lehtësuar transparencën, nuk po e përmbush këtë funksion.
Në përgjithësi qeveria ka bërë hapa pas me transparencën e të dhënave të rëndësishme qeveritare.
Raportet tremujore të monitorimit të buxhetit të institucioneve, që ofronin të dhëna të freskëta mbi ecurinë e përdorimit të buxhetit të shtetit tani publikohen me shumë vonesë dhe një pjesë e institucioneve të rëndësishme kanë hequr dorë nga publikimi i tyre.
Gjithashtu Ministria e Financave nuk po publikon disa dokumente të rëndësishme për administrimin e financave publike. Raporti i Monitorimit të koncesioneve një dokument që Ministria e Financave është e detyruar të publikojë së paku njëherë në vit dhe të dorëzohet në Kuvend, këtë vit nuk u publikua.
Instituti i Statistikës ka bërë hapa pas gjithashtu. Data Baza me shpenzimet e familjeve për vitin 2020 nuk është publikuar ende, ndryshe nga vitet e kaluara. Ndërsa disa të dhëna mbi tregun e punës janë reduktuar, ndërsa nuk respektohet kalendari për shumë publikime të tjera rutinë sipas monitor.

Milionat e çuara dëm, që lanë sigurinë kombëtare në dorë të krimit dhe mafias
Vitet e fundit, Shqipëria ka investuar në dixhitalizimin, ku shifrat thuhet se arrijnë rreth 400.mln euro, por siç është parë deri më tani, siguria e informacionit është shumë e ulët dhe dekonspirimi i të dhënave sensitive është shumë i lartë, nëse përmendim këtu dhe rastin e patronazhistëve. Ky publik, përveçse mund të ekspozojë të punësuarit ndaj keqbërësve mund të bëhet shkak për rritje të konflikteve sociale, pasi të dhënat rreth pagave preferohen të mbahen të fshehta. Databaza përmban numrat personalë, emrat, subjektet punëdhënëse si dhe pagën mujore të të gjithë personave të regjistruar si të punësuar në sektorin publik dhe atë privat në Shqipëri.
Sikur të mos mjaftonin këto AKSHI dhe ministria e Financave kërkuan të marrin edhe 63 mln. USD borxhe tek BB, nën emërtimin “Përmirësimi i aksesit Universal në Shërbimet Publike me Standard të Lartë përmes Gov-Tech”, me të cilat do të rriteshin me 15% pensionet. Në rastin e patronazhistëve SPAK mbylli hetimet pa gjetur asnjë përgjegjës, ku vetëm pas 8 muajsh më 7 janar të këtij viti arrestuan 4 të dyshuar, për rrjedhjen e parë të të dhënave dhe jo të dytën apo të tretën edhe pse u publikuan të dhënat sensitive, le të shohim si do shkojnë hetimet kësaj here!

Raporti vjetor i Freedom House i quajtur “Liria në Botë 2022” vuri në dukje se “kritikët, përfshirë anëtarët e opozitës, kanë akuzuar PS-në për vjedhjen e të dhënave nga faqet zyrtare të internetit të qeverisë dhe përdorimin e tyre për të “frikësuar” votuesit. Partia në pushtet ka mohuar vazhdimisht se baza e të dhënave është krijuar ose përdorur në mënyrë të paligjshme.”



















