Gjykata e Lartë, arrest shtëpie bashkëshortit të gjyqtares

401
Sigal

Gjykata e Lartë caktoi paraditen e së enjtes masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Odhise Andrean, bashkëshortin e gjyqtares së Gjykatës së Lartë, tashmë të pezulluar Majlinda Andrea, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv për një ryshfet prej 50 mijë eurosh.

Odhise Andrea, i cili kërkohej prej disa muajsh, u vetëdorëzua në policinë e Tiranës disa ditë më parë.

Gjatë deklarimeve të tij në Gjykaten e Lartë ai ka mohuar akuzën e korrupsionit pasiv, duke deklaruar se shumën prej 50 mijë eurosh e ka marrë tek shtetasi Petraq Dashi, një tjetër i akuzuar në këtë proces për të blerë makineri në biznesin e tregtimit të mermerit.

Andrea mendohet se ka hyrë ilegalisht në vendin tonë pasi i ka shpëtuar policisë duke zgjedhur rrugën e vetëdorëzimit.

Edhe pse Prokuroria e Përgjithshme kërkoi që ndaj tij të mbetej në fuqi masa “arrest me burg”, Gjykata e Lartë vendosi ta ndryshojë këtë masë në “arrest shtepie”.