Tiranë, arrestohen 3 të rinj, hyjnë me forcë në dhomën e hotelit dhe marrin pijet

596
Sigal

Tre të rinj janë arrestuar nga policia e kryeqytetit për vjedhjen e një dhome hoteli.
Efektivët e komisariatit numër 3 në Tiranë vunë në pranga shtetasit Erdi Muçllari, Ergys Hysejni, dhe Oktavian Sala, të tre të moshës 20 vjeç dhe banues në Tiranë
Policia thotë se tre të arrestuarit dyshohen se në bashkëpunim me njëri -tjetrin, kanë kryer vjedhje në një dhome hoteli në Tiranë.
“Pasi kanë parkuar mjetin në parkimin e hotelit kanë shkuar tek një nga dhomat dhe duke ushtruar forcë kanë hapur derën e dhomës, ku në brendësi të saj kanë marrë disa pije nga mini bari dhe disa aksesorë të dhomës, më pas janë larguar me automjetin e tyre” sqaron policia.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Mercedes Benz”.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.