Olger Eminaj, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili u perfshi në skandale seksuale, ku kërkonte favore seksuale, viagra, k.artificial, kamzhik,pranga e xhel, i është drejtuar gjykatës me një padi ndaj KLP-së, duke kërkuar rritje page për shkak të vështirësive të pretenduara në ushtrimin e detyrës.
Seanca është caktuar për orën 11:30–12:00 dhe në të figurojnë si paditës Zeqir Hoda, Ledina Lera dhe Olger Eminaj, ndërsa përballë tyre janë institucionet e zakonshme të këtij lloj skenari, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Objekti i padisë, sipas dokumentacionit, lidhet me kërkesën për rritje ose rishikim page për shkak të “vështirësive në punë”.Në këtë rast, argumentohet se ngarkesa profesionale dhe kushtet e punës kërkojnë një reflektim financiar më të theksuar, sidomos në raste kur puna e përditshme konsiderohet “më e zënë se zakonisht”.
Në mënyrë të veçantë përmendet Olger Eminaj është i lodhur shumë me punë dore. Sipas pretendimeve përballet me një volum pune të konsiderueshëm, duke e bërë çështjen edhe më të ndjeshme në raport me standardet e trajtimit financiar.
Gjykata pritet të dëgjojë palët dhe të shqyrtojë argumentet ligjore, ndërsa publiku mbetet sërish në rolin e zakonshëm të spektatorit të një sistemi ku shpesh kërkesa kryesore duket të jetë jo vetëm drejtësia, por edhe një rishikim periodik i përkufizimit të lodhjes në punë.


















