Ky është vendi i
hajdutëve . Dhe me hajdutë nuk i referohem vetëm atyre që abuzojnë me detyrën
apo me tenderë dhe koncesione, por dhe
ata dredharake të paaftë dhe të
pashkolluar rregullisht, me diploma të blera apo të falsifikuara që qëndrojnë
në krye të punëve të rëndësishme të shtetit. Ata ngjitin shkallët e karrierës, jo me djersën e
ballit, por me servilizëm ndaj shefave
apo eprorëve të tyre, duke shkëmbyer burrërinë me privilegjet, integritetin me
favoret. Kjo është ajo armata e rrezikshme
që hap çdo derë , që nga parlamenti ku ulen si përfaqësues të popullit,
deri tek postet e tjera më të larta që marrin nga beniaminët e tyre që
drejtojnë partitë. Në çdo derë që trokasim gjejmë nga këta gjysmë intelektualë që, ndonëse kanë qenë ngelës që
në shkollën 8 vjeçare, por kanë marrë medalje ari si sahanlëpirës. Ata gjendet në
çdo zyrë, pranë çdo ministri, çdo drejtori,
mund të jenë dhe vetë drejtorë. Ata gjendet në parlament, biznes privat, spital,
shkollë, dhe padyshim në çdo pallat. Ata i njohin të gjithë, pasi kanë më shumë vetura luksoze, vila dhe
llogari bankare se sa vite shkolle.
Madje, dihet publikisht, se kujt kodoshi i shërbejnë dhe nga iu rrjedhin
shumat marramendëse. Ata ngrihen në mëngjes dhe shikojnë veten në pasqyrë dhe, çuditërisht
,duken të pastër si ujë burimi… Vetingu, pëshpërisin me njëri tjetrin, na çanë
kokën me këtë vetingun, por çfarë do të na bëjnë ! … Eh ka ligje, por ka dhe
shtigje ku ne mund të rrëshqasim si ato ngjalat… Ne jemi të virgjër, thotë me
qesëndi një tjetër, do të na marrin lekët që kemi vënë, po pse aq budallenj
jemi ne, të mos i kemi siguruar me emra të tjerë …jashtë vendit. Shijojeni luksin, krekosuni vëlla, ata duan
të na nxjerrin nga dera, ne do të futemi nga dritarja në parlament … Po ky
Blushi ëndrra sheh, kërkon të pakësojë numrin e deputetëve nga 140 në 100 deputetë ..Shkurtojeni numrin sa të doni, ne aty do të
jemi, ju të zotët profesorë do të ngelni
prapa liste si Lipe Shtogu. Ato gjenden në gjirin apo në krye të organizatave
jo qeveritare ku me paratë e destinuara për të varfrit, pleqtë, kënaqin
grykësinë e tyre që i kanë vënë në ato organizata .
Natyrshëm lind pyetja,
po ku janë ata?
Ata janë ish pushtetarë dhe pushtetarë aktualë që i kanë bërë duart pis. Por
ata gjenden në universitete ku kërkojnë pará nga studentët për të kaluar
provimet. Ato gjenden në administratën shtetërore, ku për çdo shërbim kërkojnë
zarfin nën tavolinë. Ato gjenden në gjykata ku ngopin zorrët me gjakun e të
pafajshmit. Ata i gjejmë në spitale,
farmaci, madje edhe furra buke ku përziejnë miellin me bojë. Ata e kanë mendjen
të vjedhin. Të vjedhin tek nafta, të shesin fruta e perime me hormone, të vjedhin vota i blejnë votuesit me thasë me
miell. Dhe pasi marrin karrigen pas
zgjedhjeve kërkojnë 3-5 mijë euro për një vend pune, kërkon favor
seksual për një rrogë të ulët shteti. Ata
fitojnë tenderë që është
copa e madhe e mitmarrjes. Ata
na dalin në televizor dhe na flasin për shpresën, të ardhmen e ndritur dhe
reformat. Me një mal abuzimesh ata qëndrojnë gjithmonë jashtë burgut, nuk iu
dridhet kurrë qerpiku dhe gjumin e bëjnë të qetë … Por me miratimin e Vetingut një
zë i brendshëm ka filluar t’ua prishi gjumin. Ndonjëri që ka
bërë shumë zullume dhe ka filluar të flejë me valiume. Një ditë madje, një prej
tyre po blinte valiume në farmaci,
ndërsa dy fakirë fukarenj po diskutonin për Vetingun me shpresën e madhe, që gjërat do të vihen në
vend.
– E more ju
hakërrua ai dy bashkëbiseduesve …Na çatë
kokën me këtë Vetingun ju apo mendoni, se Vetingu do të jetë si ato gjyqet
partizane…