Ministria e Transporteve: Të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme

355
Sigal

 

Ministria e
Transportit dhe Infrastrukturës në një deklaratë për mediat ka dhënë
informacione në lidhje me situatën e rrugëve. MTI thekson se aktualisht akset
rrugore janë të kalueshëm, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.

SITUATA SIPAS
QARQEVE
Në qarkun e Kukësit, trashësia e borës në aksin Bajram Curri–Valbonë, arrin
deri në 100 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur dhe i
pastruar. Qarkullimi kryhet pa zinxhire.

Trashësia e
borës në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, arrin deri
në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i
hapur. Është hedhur kripë. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Sipas MTI-së,
trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Kam, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese
janë në punë. Aksi është i hapur. Kemi prani të erës së fortë. Qarkullimi
rekomandohet me zinxhirë.

Në aksin Tuneli
Kalimashit – Dogana Morinë, trashësia e borës arrin deri në 70 cm. Mjetet
borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Aksi qarkullohet pa zinxhirë.
Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit me kripë. Puna
vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje.

Trashësia e
borës në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, arrin deri në 70 cm. Mjetet
borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet të
kryhet me zinxhirë.
Aksi Kukës – Ura e Zapodit dhe ka rreth 40 – 50 cm borë. Është bërë pastrimi i
aksit dhe kriposja. Qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.
Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam ka rreth 40-60 cm borë (në Qafë
Prush). Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Trashësia e
borës në aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, arrin deri në 50 cm (Në
Qafën e Toblit). Mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Nëpër kthesa të
ekspozuara era e fortë ka mbledhur rreth 1.5-2m borë. Është hedhur kripë për të
eleminuar ngricat. Aksi është i hapur . Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Të
gjithë kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe fuqi punëtore.

Në qarkun e
Korçës, gjatë natës ka patur temperatura shumë të ulta, nga -13 deri në -16
gradë, dhe erë gjithashtu gjë që ka sjellë borën në segmente të ndryshme të
rrugës, njëkohësisht rrugët janë nën efektin e akullit. Kompanitë e
Mirëmbajtjes vazhdojnë të punojnë për pastrim dhe kriposje të akseve rrugore që
mbulojnë.
Aktualisht në aksin rrugor K/Boboshticë-Dardhë dhe Korcë-Voskopojë qarkullimi i
mjeteve bëhet me zinxhirë . Gjithashtu qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë
dhe për aksin rrugor Pogradec-Lin .

Në qarkun e
Lezhës, në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe
hedhjen e kripës me 4 borëpastruese. Qarkullimi është normal në të 4 korsitë.
Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset tjera të këtij qarku.
Nuk ka probleme për qarkullimin. Segmentet Shpal- Reps dhe Rubik-Rrëshen
lëvizet pjesërisht me zinxhirë. Pjesa tjeter qarkullimi normal

Në qarkun e
Dibrës, në aksin Kuben – Vasie, trashësia e borës arrin në 50 cm dhe qarkullimi
kryhet me zinxhirë. Edhe në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, trashësia e dëborës
është 50 cm borë. Mjetet borepastruese janë në punë. Aksi është i hapur.
Qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë –
Bllatë ka rreth 30 cm borë. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Trashësia e
borës në aksin Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit arrin deri në 20 cm. Mjetet
borëpastruese janë në punë. Aksi është I hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit – Steblevë, ka rreth 50 cm
borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullohet
pa zinxhirë. Në aksin Qafë Bualli – Krastë, ka 35-40 cm borë, qarkullimi bëhet
me zinxhirë.

Në qarkun e
Shkodrës, trashësia e borës në aksin K/Hadroj–Qafë Benë–Rrëshen arrin deri në
30cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet
me zinxhirë MTI njofton se nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit –
Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore. Mjetet janë në gatishmëri dhe
po punojnë pa ndërprerje.Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Trashësia e
borës në aksin Fushë Arrëz–Nyja Fushë Dukagjin, arrin deri në 120 cm ( në Qafë
Mali). Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i
hapur.Në segmentin Kukës – Shën Mëri kalimi kryhet me një kalim me vështirësi,
kurse në segmentin Shën Mëri – Fushë Arrëz rruga është e bllokuar. Qarkullimi
kryhet me zinxhirë, me vështirësi.
Trashësia e borës në aksin Qafë Mali – Fierzë, arrin deri në 50 cm. Mjetet
borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi
kryhet me zinxhirë. Ka prani erërash të forta që bëjnë herë pas here bllokimin
e rrugës.

Në aksin Koplik
– Dedaj – Bogë, Rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj
kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Razëm dhe Dedaj – Bogë me zinxhirë
pjesërisht. Kurse në segmentin Dedaj – Bogë me zinxhirë për shkak të
ngricave.Të gjitha akset po pastrohen dhe është hedhur kripë.
Trashësia e borës në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, arrin deri në 30 –
50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi
rekomandohet me zinxhirë në segmentin Q.Qelë – Pukë- Fushe-Arrëz. Segmentet
Q.Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë
–Fushë Arrëz 50 cm borë. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur

Në qarkun e
Elbasanit, në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është
hedhur kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Është
punuar gjatë natës me borëpastruese dhe me fadromë. Janë hedhur 150 tonë kripë.
Aksi Elbasan–Gjinar po pastrohet dhe kriposet. Kalimi pa zinxhirë. Janë hedhur
20 tonë kripë.

Në aksin
Librazhd–Steblevë, qarkullohet pa zinxhirë, përveç segmentit Lunik–Steblevë, ku
qarkullimi kryhet me zinxhirë. Janë hedhur 30 tonë kripë. Dalja e
Tunelit–Elbasan nuk ka probleme për qarkullimin. Është pastruar dhe
spërkatur.Është hedhur 5 tonë kripë.

Në qarkun e
Vlorës, në Llogora është bërë pastrimi dhe kriposja e aksit. Qarkullimi është
normal dhe pa zinxhirë. Në Qafën e Llogorasë mjetet borëpastruese janë në
gadishmëri. Ka të depozituara edhe sasi kripe. Ne akset e tjera te ketij qarku
nuk ka probleme.