10 ton miell do shpërndahen në Dibër në zonat e bllokuara nga bora

352
Sigal

Plot 10 ton
miell nga rezervat e shtetit pritet të shpërndahen në zonat e bllokuara në
Dibër.

Shpërndarja do
të nisë në bashkinë e Klosit nga prefektura e Dibrës, informon gazetari i Ora
News, Arjan Zefi

Emergjencat
civile raportuan sot për qarkun e Dibrës:

Në bashkinë
Dibër aksi rural Reç-Lurë dhe Peshkopi-Lurë janë të bllokuar dhe po punohet në
secilin prej tyre.

Akset e tjera
kombëtare janë të qarkullueshme ndërsa firmat kontraktore vazhdojnë të duke
pastruar borën dhe hedhur kripë e skorie në rrugë.

Akset rrugore
Qafë Bualli-Peshkopi, Skuraj-Burrel, Ura e Qytetit-Zerqan dhe Burrel-Qafë
Bualli qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Në këto rrugë punojnë 9 borëpastruese.

Ndërkohë
akset  Peshkopi-Kala e Dodës Muhurr-Draj Reç, Qafë Bualli-Krastë,
Burrel-Macukull, Ura e Çerenecit – Steblevë, Ura e
Çerenecit-Ostren-Trebisht,  Klos-Xibër dhe  Klos-Gurrë qarkullimi
bëhet me zinxhirë. Në këto akse janë angazhuar 17 borëpastruese.