Zabit Ahmetaj: Osman Haxhiu, një atdhetar e patriot i shquar

162
Sigal

Osman Haxhiu, një atdhetar e patriot i shquar

Zabit Ahmetaj, Sekretar i Komitetit të Veteranëve, Gjirokastër 

 Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 e gjeti Osman Haxhiun përkrah Ismail Qemalit e atdhetarëve shqiptarë që kryen këtë akt historik dhe dha ndihmesë të çmuar në administratën e shtetit të pavarur shqiptar.

Në kuadrin e 80 vjetorit të çlirimit të atdheut dhe 104 vjetori Epopeja e luftës së Vlorës e vitit 1920 që filloi më 5 qershor e mbaroi më shtator të po atij viti është detyrë e historianëve, e publicistëve, e shkrimtarëve, e studiuesve për të ngritur në piedestalin që u takon veprimtarë të shquar të lëvizjes atdhetare e patriote. I tillë është edhe Osman Haxhiu.

Ai lindi në 1888-ën në Picar të Vlorës. Pasi kreu shkollën qytetëse të Vlorës, vazhdoi shkollën e mesme në Stamboll. Aty u njoh dhe u lidh ngushtë me atdhetarë të shquar, si Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Xhaferr Drashovica etj. Veprimtaria e tij ra në sy të autoriteteve turke, të cilët e internuan në Arabinë Saudite. Me ndihmën e atdhetarëve shqiptarë u arratis me një anije e vjen në Korfuz e prej andej në Vlorë. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 e gjeti përkrah Ismail Qemalit e atdhetarëve shqiptarë që kryen këtë akt historik dhe dha ndihmesë të çmuar në administratën e shtetit të pavarur shqiptar. Zotëronte mirë turqishten, italishten dhe frëngjishten. Është personi që në krye të komisionit të Vlorës hyri në bisedime me përfaqësuesit e Haxhi Qamilit në Frakull të Fierit, duke shmangur vëllavrasjen. Më pas, u emërua zëvendësprefekt dhe prefekt i Vlorës, detyrë që e mbajti deri në shkurt 1917. Gjatë kësaj kohe, me shpenzimet e veta çeli shkolla fillore në fshatrat e krahinës për mësimin e fëmijëve të varfër. Hodhi poshtë kërkesat e pushtuesve italianë që në administratën e prefekturës së Vlorës të flitej italisht, përçka u pushua nga puna dhe do ta kishin internuar, por falë presionit të popullit masa nuk u zbatua. Në mars të vitit 1920 u zgjodh kryetar i Komitetit të Mbrojtjes së Vlorës, ndërsa më 29 mars u zgjodh kryetar i Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare. Në bazë të Traktatit të Londrës ishte hartuar një dokument nga përfaqësuesit e Anglisë dhe Francës që i nihte qeverisë së Romës sovranitetin mbi Sazanin, Vlorën dhe krahinat e saj dhe mandantin mbi shtetin e gjymtuar shqiptar nga Jugosllavia në veri dhe Greqia në jug. Gjendja në Vlorë e në krahinat e saj ishte e acaruar. Fillimisht, forcat italiane zbarkuan me 2300 marinsa dhe pastaj me 3 divizione në Vlorë, në Himarë, në Durrës, pastaj drejt Tepelenës e në Gjirokastër.

Osman Haxhiu, edhe pse ishte i pasur, me çilfligje, ai vuri më parë interesat e atdheut, duke u marrë me organizimin e duke kaluar fshat më fshat e krahinë më krahinë së bashku me Sali Muratin.

Populli i irrituar në kulm e me urrejtje të thellë italianëve u thurte epitete: breshkaxhinjtë, pipinot, të veshur si arixhinjtë e kur shikonte portin e Vlorës, Sazanin e Pashalimanin të mbushur me anije e vaporë që nga oxhakët e tyre dilte tym e duman e gurra popullore na jep vargjet, na pasqyron me të drejtë ngjarjet e kohës, më gjallë se çdo dokument arkivor, nga ato ngjarje që na shpien në ngjarjet e kohës, vargjet e thurura:

Qaj moj Vlorë e o Sazan,

i shkreti Pashaliman.

U mbush pamporrë e duman,

makarona italianë.

I takon Osman Haxhiut, edhe pse ishte i pasur, me çilfligje, ai vuri më parë interesat e atdheut, duke u marrë me organizimin e duke kaluar fshat më fshat e krahinë më krahinë së bashku me Sali Muratin e vargu i thurur i drejtohet Ismail Qemalit, i cili, një vit më parë ishte ndarë nga jeta:

O Qemal të ishe gjallë

ç’do të kishin parë sytë!

Osmani tridhjetë vjeç djalë

nuk mendoi për çifligje,

por desh më shumë vatanë.

Gjezdis me opinga veshur

bashkë me Sali Muranë.

Pas betejës së Vlorës, Osman Haxhiu, në parlamentin e parë shqiptar të vitit 1921, u zgjodh deputet i Vlorës, mbështeti fuqimisht revolucionin demokratiko-borgjez të qershorit dhe qeverinë e Fan Nolit. Në emër të popullit kryengritës të Vlorës, i përcolli Zogut ultimatumin për tërheqjen nga posti i tij. Ai dha gjithçka për Shqipërinë dhe mbeti atdhetar i zjarrtë.

Nën udhëheqjen e Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, aty në Beun, ku Osman Haxhiu merrej me organizimin dhe drejtimin për të sulmuar e çliruar Vlorën e vargu i thurur na thotë:

Djema, do shkojmë në Vlorë

me pushkë e flamur në dorë!

I mbështetur edhe nga qeveria e Tiranës, e kryesuar nga Sulejman Delvina, nga populli i Vlorës, nga krahinat e vendit e gjithë Labëria, i shporrën pushtuesit italianë e i hodhën në det. Bashkimi, vëllazërimi e atdhetarizmi na i jep vargu:

Gjirokastër, Tepelenë,

ndihmë Vlorës do t’i venë!

Ç’e pandehu Italia?

Kishte djema Shqipëria.

Gjeneralët e Italisë, megjithëse e kishin fortifikuar Vlorën me tela me gjemba, me istikame, me prozhektor, që populli u thoshte alitrika e që italianët i quanin të sigurta e të pakapërcyeshme, na i jep vargu:

Gjeneralët e Italisë:

Të tillë trima s’kemi parë!

Neve mbretë, këta komitë

s’na peshojnë istikam.

E ruajmë me alitrika,

por na muar kalanë (e Kaninës).

Ose vargu tjetër që këta luftëtarë që i krahason me figura mitologjike rapsodi thotë:

Doli gjenerali tha:

Nga m`u futën në kala?

Me pushkë e flamuj në dorë

si dragoj e si hezhdera…

Pas betejës së Vlorës, Osman Haxhiu, në parlamentin e parë shqiptar të vitit 1921, u zgjodh deputet i Vlorës, mbështeti fuqimisht revolucionin demokratiko-borgjez të qershorit dhe qeverinë e Fan Nolit. Në emër të popullit kryengritës të Vlorës, i përcolli Zogut ultimatumin për tërheqjen nga posti i tij. Ai dha gjithçka për Shqipërinë dhe mbeti atdhetar i zjarrtë. U nda nga jeta më 12 mars 1937.