Ergys Alushi: Ditari i Shpalljes së Pavarësisë

447
Sigal

Si u realizua mbledhja e përfaqësuesve të kolonive shqiptare të SH.B.A

5 tetor 1912

Në afrimin e luftës ballkanike, gazeta “Liri e Shqipërisë”, që dilte në Sofje shkruante midis të tjerash:“Të gjithë sa jemi shqiptarë, myslimanë e të krishterë të jemi në një mendje… si një ushtar besnik që ruan gjithë natën pa gjumë, ashtu edhe ne të marrëm armët e të mbrojmë kufitë e mëmëdheut tonë duke kërkuar autonominë e Shqipërisë. Të ngrehim flamurin shqiptar e të kërkojmë të drejtat tona njerëzisht prej fuqive të mëdha”

6 tetor

Mbledhja e përfaqësuesve të kolonive shqiptare të SH.B.A, duke u nisur nga fakti se ajo që përbënte në ato moment të keqen më të madhe për shqiptarët nuk ishte më Turqia në çthurrje e sipër, e cila kishte qenë detyruar t’u njihte atyre disa të drejta kombëtare në gusht të vitit 1912 si rezultat i kryengritjes së përgjithshme shqiptare, por ishin shtetet e aleancës ballkanike që synonin ta zhduknin Shqipërinë, dhe aprovouan këtë rezulacion të botuar në gazetën “Dielli” të 7 tetorit 1912:“Duke marrë parasysh faktin se po të thuhet Turqia shtetet ballkanike do ta coptojnë Shqipërinë deklaron : detyra e patriotëve shqiptarë është të bashkohen plotësisht me qeverinë otomane kundër armiqve të perandorisë”

7 tetor

Fuqitë e mëdha nuk ishin të ineteresuara që të prishej paqja dhe statukuoja në ballkan, sepse kishin frikë që konflikti ballkanik mund t’i çonte në një konflikt botëror, për të cilin ato nuk ishin përgatitur akoma. Prandaj ato dënojnë çdo orvatje të shteteve ballkanike për të prishur paqen dhe zotohen të marrin inciativën për të bërë reforma në Turqinë evropiane.
Në rast lufte të aleatëve ballkanik me Turqinë ato deklarojnë se nuk do të pranojnë asnjë ndryshim të statukuosë territoriale.

8 tetor

Mali i Zi i shpalli luftë Turqisë duke i vënë vehtes si detyrë pushtimin e sanxhakut të Novi Pazarit dhe të Shkodrës. Kollona e parë ju drejtua qytetit Beran, ndërsa një repart u drejtua kundër Bjellopoljes dhe një kundër Plavës e Gucisë. Kollona e dytë sulmoi në drejtim të Tuzit e të Shkodrës. Kollona e tretë u nis nga Ulqini drejt Shkodrës. Në thirrjen e vet drejtuar popullit malazez ai e ftonte atë t’u jepte dorën “vëllezërve nën zgjedhë të malësisë, që prej më shumë se dy vjetësh luftojnë për të drejtat e lirinë e tyre dhe për bashkimin me Malin e Zi”.

14 tetor

Në Shkup, në shtëpi të Sali Gjukës nga Peja, u bë mbledhja e përfaqësuesve të “shoqërisë së zezë për shpëtim” dhe të komitetit “Shpëtimi” nën kryesinë e Nexhip Dragës. Mbledhja pasi shqyrtoi gjendjen e krijuar nga fillimi i luftës ballkanike dhe arriti në përfundimin se Turqia do ta humbiste luftën, vendosi:
a- t’u drejtohej me një deklaratë fuqive të mëdha;
n- të dërgohej një delegacion për të shkëputur nga Mali i Zi malësorët e Mbishkodrës, të cilët duke u besuar premtimeve të rreme të Cetinjës, i konsideruan malazezët si aleatë e luftuan krahas tyre kundër turqve;
c- ky delegacion do të kishte edhe petencë të plotë për t’u marrë vesh me krahina të tjera të Shqipërisë për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i copëtimit.

16 tetor

Përfaqësimeve të 6 fuqive të mëdha në Shkup ju dorëzua deklarata e mëposhtme  e “shoqërisë së zezë për shpëtim”: “shoqnia e zezë për shpëtim”, përfaqësuesja e popullit shqiptar ka nderin me ju lajmue qi i ka kap armët jo për me forcue dominacionin e turkies ndër Balkan, por për me i dalë zot tanësisë tokësore e liris së Shqipnis. Pra qysh prej sodit ju deklarojmë se sido që të jetë fati i armëve, shqiptarët nuk kanë me pranue për 4 vilajete veçse një formë politike e nji formë sundimi”. Qëndrimi i mbajtur nga “shoqëria e zezë për shpëtim”, ashtu si edhe ai mbajtur nga “liria e Shqipërisë” më 5 tetor, ishin qëndrimet më të drejta e më realiste, që mund të mbaheshin në rrethana shumë të ndërlikuara e të vështira që krijoi për shqiptarët lufta e parë ballkanike.

17 Tetor

Serbia dhe Bullgaria i shpallin luftë Turqise.Armatat serbe muarën urdhër të pushtonin, përveç të tjerave, Vilajetin e Kosovës, të marshonin në drejtim të Shkodrës dhe të Drinit dhe nëpër luginat e Drinit, Bunës dhe Matit të delnin në bregun e Adriatikut. Më në jug serbët duhej të zbrisnin deri në pikën e takimit me ushtritë greke, duke caktuar si kufi të përbashkët midis Greqisë e Sebisë lumin Shkumbin. Kurse në manifestin e vet lëshuar me rastin e fillimit të luftës mbreti i Serbisë deklaronte në mënyrë demagogjike:”Si serbët ashtu i duam edhe shqiptarët, të krishterë e myslimanë, sepse me ta populli ynë ka ndarë gazin e helmin që trembëdhjetë shekuj e tëhu. Ne u sjellim atyre lirinë e plotë dhe barazinë”.

21 Tetor

Turqit thyhen nëFushën  e Kosovës.Ushtria serbe pushton Prishtinën.

22 Tetor

Me inisiativën e Bajram Currit paria e Pejës mori këtëvendim:“Na të nënshkruemit po vërtetojmë se nuk kemi me pranue kurrë sundimin e Serbëve e të Malazezëve. Kërkojmë qi vendi i ynë të ket at form sundimi qi kan me pasë katër vilajetet e Shqipnisë e për këtë Z.Z-(delegacioni i Shoqërisë së Zezë për Shpëtim S.P.) kan me pasë liri të plotë me veprue në emën tonë”.Përfaqësuesit e Malsisë së Gjakovës dhe Hasit marrin në Cernabreg të njëjtin vendim.

26 Tetor

Forcat serbe pushtojne Shkupin dhe Ferizajn. Ushtritë turke të lindjes dhe perëndimit veçohen përfundimisht nga njëra tjetra.

28 Tetor

Përfaqësuesit e Plavës dhe të Gucisë të mbledhur në Gjakovë marrin të njëjtat vendime që mori Peja e Malsia e Gjakovës.

30 Tetor

Përparimi i rrufeshëm i ushtrisë të aleancës ballkanike i kishte bindur fuqitë e mëdha mbi pamundësinë e ruajtjes së statuskuosë në Ballkan. Në mbledhjen e drejtuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Vjenë u përcaktuan qëllimet  dhe taktika e re e Austro-Hungarisë në lidhje me luftën e parë Ballkanike. Vendin kryesor e zuri “Çështja  shqiptare”. Gjithë vëmendja e diplomacisë austriake u përqëndrua te kjo çështje me qëllim që duke e kthyer atë në favor të saj të pengonte daljen e Serbisë në Adriatik dhe ta kthente Shqipërinë në një zonë influence austriake. Mbledhja shqyrtoi çështjen e mundësisë së ndarjes së Shqipërisë midis Austro-Hungarisë dhe Italisë ose të vendosjes së një bashkësundimi austro-italian mbi Shqipërinë. Të dy variantet u konsideruan të papërshtatshëm, sepse fshihnin mundësinë e një konflikti me Italinë, gjë që nuk ishte në interes të Vjenës. U pranua se krijimi i një Shqipërie autonome nën protektoratin formal ndërkombëtar, që do të prekte vetëm pavarësinë e saj të jashtme pa ndërhyrje në punët e brendshme, u përgjigjej interesave të monarkisë danubiane.
-Repartet serbe pushtojnë Prizrenin.

31 Tetor

Delegacioni i “Shoqërisë së zezë për Shpëtim” arriti në Orosh të Mirditës, ku u muar vesh e vendosi lidhje me parinë e vendit.

4 nëndor/ Ushtritë serbe ndihmojnë malazezët të pushtojnë Gjakovën. Prej Prizreni dhe Gjakove ata drejtohen për në Adriatik me objektiv Lezhën.
Ditët e para të Nëndorit/ Mbledhja e përgjithshme e parisë së Vlorës vendosi që kuvendi Kombëtar të mblidhet në Vlorë dhe të thirret Ismail Qemali.

 

-Vijon nesër-