Ylli Merja: Ja bima që zhduk lythat dhe recetat me sodë e bukës për stomakun, mykun dhe infeksionet

 

Lythat, kërcënim i heshtur i trupit! Ylli Merja prezanton bimën që i zhduk plotësisht ato për…

Sigal

Trajtimi bimor për largimin e lythave në lëkurë. Arsyet shëndetësore përse shkaktohen dhe cilat janë alternativat popullore të zhdukjes së tyre.

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal në një problematikë të lëkurës, lythat. Nga se shkaktohen lythat, arsyet shëndetësore dhe cilat janë trajtimet më të mira alternative përmes bimëve mjekësore për largimin e tyre.

Gjatë gjithë jetës sonë duhet të përballemi me probleme të bezdisshme të lëkurës dhe, për fat të keq, lythat janë ndër to. Lythat shfaqen shpesh në gishta, në duar, qafë, por dhe pjesë të tjera të trupit. Lythat janë rritje të vogla të lëkurës të shkaktuara si pasojë e infeksioneve të viruseve të familjes human papilloma HPV.

Ky virus stimulon rritjen e shpejtë të qelizave, që gjenden në pjesën e jashtme të lëkurës. Specialisti Merja thekson se ka disa lloje lythash dhe se mund të jenë ngjitëse dhe mund të përhapen shpejt nga kontakti me një person direkt dhe zakonisht ky virus i nxit këto lytha të përhapen dhe në pjesë të tjera të trupit.

Ekzistojnë disa lloje lythash si: lythat e sheshtë sipërfaqësore deri 3mm lartësi, lythat gjenitale, lythat shputorë, lythat në qafë dhe lythat në qafë veruka deri 20mm. Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, ka disa shkaktarë dhe arsye shëndetësore të krijimit të lythave, apo papilomave si:

– Papilomat (verukat) në qafë përfaqësojnë tumore të ndryshme në lëkurë, më së shumti beninje.

– Shkaktohen nga depërtimi i virusit HPV në trup.

– Ulja e rezistencës së organizmit, virusi fillon të agresivizohet.

– Parazitët në organizëm shkaktojnë kruarje në qafë dhe kjo sjell si pasojë krijimin e papilomave në qafë.

– Infeks-vertikal, nëna infekton fëmijën që në fetus.

– Infeksion i kontaktit.

– Sëmundjet e sistemit të tretjes.

– Hipo vitaminoza që shoqërohet me ulje të rezistencës trupore.

– Mos funksionimi i sistemit hormonal.

Trajtimi i lythave është shumë i rëndësishëm, Merja thekson se ato janë një kërcënim i heshtur i trupit nëse nuk trajtohen me kujdes. Bima e tambëlgjakut është një nga bimët më të mira për eleminimin dhe zhdukjen e plotë të tyre. Gjithashtu molla e egër është e mirë, qumështi i fikut, aloe vera, kalendula, rrënjë rradhiqe, lëvore shelgu dhe mustaqe misri. Këto bimë mund të konsumohen si çaj dhe gjithashtu përdoren në lyrjen e lythave.

Specialisti Merja sugjeroi dhe disa receta bimore shumë efikase në trajtimin e lythave:

– Zieni 4-5 minuta bimë të tambëlgjakut një dorë në 0.5 litra ujë. Me çajin lani verukat 2 herë në ditë si dhe pini dy filxhanë çaji në ditë pas buke. Kjo kurë vazhdon një javë.

– Trajtimi i HPV në qafë: Shtrydhim 2 thelpinj hudhra, i përziejmë me 3-4 pika jod. I lyejmë lythat dy herë në ditë për 4 ditë rradhazi.

– Shtrydhim 2 thelpinj hudhër. Lëngun e përziejmë me 5 pika qumësht fiku. Lyejmë verukat dy herë në ditë. Derisa të bien mos i lagni me ujë!

– Përtypim në dhëmbë fara të bimës torilis nodosa 1 gramë në ditë. Kura vazhdon 5-6 ditë.

SHËNIM : Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

Përdorimi i sodës së bukës në mjekësinë alternative: Ylli Merja “ ilaç për shumë sëmundje”./ Ja si mund ta përdorni…!

Soda e bukës është një nga ata përbërës, që nuk mungon kurrë në kuzhinën tonë. Përveç përdorimit tradicional, të paktë janë ata që e dinë se soda e bukës ka vlera terapeutike. Soda e bukës është një produkt kimik ushqimor, është një antioksidant i mirë dhe një antiacid shumë i mirë për organizmin e njeriut.

E tretur në ujë, soda e bukës është një traditë e lashtë, një nga ilaçet natyrore më të vjetra dhe më të konsumuara në botë, në gjendje të mbrojë trupin tonë nga sëmundje të ndryshme. Kur konsumohet në doza të përshtatshme, soda e bukës rregullon strukturën kimike të organizmit dhe përshpejton shërimin e tij.

Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja ky përbërës natyral, sigurisht i marrë në dozat e duhura, ndihmon në neutralizimin e acideve të stomakut, redukton enjtjen dhe gazrat në stomak, mbron nga infeksionet e traktit urinar, është një antiseptik i fuqishëm dhe jo vetëm.

Specialisti Merja tregon disa nga problematikat ku soda e bukës na vjen në ndihmë dhe si mund ta përdorim dhe kombinojmë me produkte të tjera bimore:

Neutralizon PH acid në stomak, urthin. Pini 1 gotë ujë/qumësht në 1 lç sodë me sodë.

Ndikon në zbardhjen e dhëmbëve. Në 1 lç sodë buke shtoni 3 pika esencë sherebele dhe 2 pika vaj dafine dhe shpëlani dhëmbët.

Lufton mykun në gojë dhe gjuhë. Në 1 lç sodë buke shtoni 2-3 pika esencë rigoni dhe 2 pika vaj mente ose trumze. Pastroni gjuhën dhe gojën në mëngjes para buke.

Lufton mykun në lëkurë. Në 500 ml çaj myku shtoni 2 lugë kafe sodë buke. Shpëlani lëkurën në pjesët e ashpërsuara nga myku 2 herë në ditë/ ose në 500 ml ujë shtoni 1 lç sodë, 3 pika esencë rigoni dhe 2-3 pika vaj mente.

Pastron inflamacionin e bajameve. Një pastë për luftimin e baktereve: 1 thelp hudhër, 1 lugë kafe sodë buke, 6-7 pika propolis me rigon dhe 1 lugë çaji mjaltë. Me këtë pastë lyeni bajamet.

Pastron lëkurën dhe skalpin e kokës nga yndyra. Në 500 ml çaj floku shtoni 1 lugë kafe sodë buke dhe shpëlani flokun.

Rrit PH acid të urinës. Mbron veshkat dhe sistemin urinar. Për PH 4,5-5,5 pini 1 gotë ujë me 1 lç sodë buke.

Ndihmon në zvogëlimin e kisteve në testikuj. Në 500 ml çaj me bishta hudhre shtoni çdo 2 minuta nga 1 lç sodë buke (12-15 minuta përdorimi).

Soda e bukës është dhe një pastrues shumë i mirë i fruta perimeve. Si çdo produkt tjetër dhe ajo ndryshon nga cilësia. Specialisti Merja tregoi dy mënyra për të dalluar një sodë të mirë buke. E para nëse hedhim pak sodë buke në çaj dhe ndryshon ngjyra e çajit, soda nuk duhet përdorur. Dhe e dyta, në 1 gotë ujë shtoni 1 lugë çaji sodë buke dhe 1 lugë kafe limontoz, nëse çlirohet shumë gaz kemi të bëjmë me një sodë cilësore. Duke qenë se është një produkt kimik, soda e bukës nuk rekomandohet të përdoret në doza të mëdha, apo për një kohë të gjatë si dhe nuk është e rekomanduar për personat me probleme kardiake, pasi dobëson muret e zemrës.

SHËNIM: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.