Si lindi dhe u rrit zhvillimi i sektorit të nxjerrjes së naftës në vendin tone

762
Sigal

Ing. Ajet Ylli, Ing. Nako Petro, Prof. As. Dr. Ismet Beqiraj, Ing.Kastriot Gishti, Ing. Shpëtim Nishani: Si lindi dhe u rrit zhvillimi i sektorit të nxjerrjes së naftës në vendin tone

 

  • Distileria e parë e naftës  është ndërtuar në vitin 1940, nga Shoqëria Italiane “ A.I.P.A.”
  • – Një tjetër distileri, me kapacitet 8-20 ton/ditë, u ngrit në Kuçovë nga pushtuesit gjermanë në
  • vitin 1944.
  • -Kapaciteti i rafinerisë të naftës në Kuçovë në vitin 1972 arriti në 500 000 ton/vitë
  • -Rafineria e Fierit që u ndërtua plotësisht nga inxhinierët dhe teknikët shqiptarë.
  • -Rafinerija e Naftës në Cërrik prodhonte benzinë, gazoil, vajguri ndriçues, lëndë djegëse, bitum i markave të ndryshme.
  • – Rafinerija e Ballshit u vu në shfrytëzim në vitin 1978.
  • -Sot në botë funksionojnë më shumë se 700 rafineri nafte nga të cilat 82 janë në vëndet e
  • Bashkimit Europian.
  • -Më shumë se 16 % e naftës bruto të prodhuar përpunohet në vendet e BE. Në vitin 2015
  • kapaciteti i përpunimit ishte 15 milion b/ditë.
  • -Që nga fillimi i recesionit në vitin 2008 Europa ka humbur 2.2 milion b/ditë nga përpunimi i
  • saj.

Eksperimentet e para

Eksperimentet e para për distilimin e naftës në vendin tonë u bënë në Kuçovë në vitin 1934

në një impiant pilotë me kazan të thjeshtë. Këto ishin distileri primitive, që bazoheshin në vlimin e kazanëve direkt me zjarr dhe kondensimin e avujve në nënprodukte nafte.

Shqipëria është një vend prodhues i naftës bruto. Cilësia e naftës bruto është e rëndë, me

përmbajtje të lartë squfuri deri në 5,5% dhe metalesh të rënda, të cilat e bëjnë atë të

përshtatëshme për prodhim bitumi. Kapaciteti i rafinerisë të naftës në Kuçovë në vitin 1972 arriti në 500 000 ton/vitë. Gjatë viteve të punës të saj në këtë uzinë janë përpunuar më shumë se 10 milion ton naftë duke prodhuar mijëra ton produkte për ekonominë kombëtare. Rafinerija e Naftës në Cërrik do të niste ndërtimin në vitin, 1951 në bashkëpunim me specialistët Sovjetik, në kohën kur marrëdhëniet midis dy shteteve ishin të mira. Në vitin 1961 u krye rikonstruksioni i uzinës duke rritur aftësinë përpunuese në 500 mijë ton në vitë. Gjatë fuksionimit të saj u prodhuan benzinë, gazoil, vajguri ndriçues, lëndë djegëse, bitum i markave të ndryshme etj. Rafineria e Fierit u ndërtua plotësisht nga inxhinierët dhe teknikët shqiptarë. Deri në vitin 2004 struktura e prodhimit përfshinte prodhimin e mazutit si zë kryesor, si dhe bitumin e lëngët, lëndës djegëse dhe holluesin. Rërat bituminoze në vëndin tonë, prej kohësh kanë tërhequr vemendjen e specialistëve të huaj dhe me vonë të atyre shqiptarë për rezervat e mëdha që ekzistojnë dhe vlerat që ato paraqesin. Në këte sektor kërkohet që të sigurohen investime në futjen e teknollogjive të reja në bashkëpunim me kompanitë e huaja Rafinerija e Ballshit, u vu në shfrytëzim në vitin 1978. Kjo uzinë ka në vetvete gjithë impiantet e nevojshme teknollogjike të një skeme të avancuar të përpunimit të naftës si dhe gjithë sistemet ndihmëse. Egzistenca e industrisë të përpunimit dhe shtimi i i nevojave për nënprodukte nafte bënë që në vitin 1999 për herë të parë të miratohet kuadri rregullator ligjor për subjektet, që ushtrojnë veprimtarinë hidrokarbure në vëndin tonë. I vetmi investim serioz në fushën e përpunimit i realizuar pas viteve ‘90 është Rafinerija e Naftës RBH Beline Sh.a ,e cila ka si qëllim prodhimin e bitumit të markave të ndryshme. Një rafineri tjetër me kapacitet 150 000 ton në vitë naftë bruto e ndërtuar në Lushnje, ka hyrë në shfrytëzim kohët e fundit. Duket se rafineritë e privatizuara nuk mund të konkurojnë sot në ekonominë e tregut dhe për këtë arsye nuk mund të mbahen në punë dhe të modernizohen nga pronarët aktualë. Lidhur me prespektivën e kësaj industrie shpresat janë në gjetjen e vendburimeve të reja me një naftë bruto me cilësi më të mira si dhe gjetje e investitorëve të huaj seriozë dhe të fuqishëm për të kthyer rafinerinë e Ballshit në një rafineri moderne të aftë të konkurojë në tregun e karburantëve në vendin tonë. Të dhënat e mësipërme tregojne se ndërtimi i një rafinerije të re do të ishte e mirëpritur.

Kombi shqiptar ka një histori të madhe shumëplanëshe dhe shumë dimensionale. Të flasësh

për historinë, të tashmen dhe të ardhmen e naftës nuk duhet të jesh vetëm historian.

Çdo njeri që ka punuar në naftë e ka një histori, e cila pavarësisht se nuk është e shkruajtur në

letër ajo ekziston.

Pak histori……

Rafineritë e naftës përpunojnë naftën bruto në një numër të madh produktesh nëpërmjet

proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike.

Ato përbëhen nga shumë impiante, të cilat transformojnë naftën e papërpunuar në produkte të

dobishme si gaz i thatë, gaz i lëngët, benzinë, gazoil, vajguri, solar, vajra lubrifikantë, bitum

etj. Pjesa më e madhe e nënprodukteve të naftës përdoren si transportues të energjisë.

Çdo rafineri ka skemën e vet teknologjike, kombinimi i proçeseve teknologjike të saj

përcaktohet nga vendndodhja e rafinerisë, produktet e kërkuara dhe konsideratat ekonomike.

Rafineria e parë e naftës u ndërtua në Ploeshti të Rumanisë me 1856 duke përdorur naftën

bruto që në atë kohë ishte e bollshme.

Në fillim të shekullit të XX, futja e motorit me djegie të brëndshme dhe përdorimi i saj në

mjetet e transportit krijuan një treg për nënprodukte nafte, e cila ishte një shtysë për rritjen

mjaft të shpejtë të industrisë së përpunimit të naftës.

Pas luftës së Dytë Botërore, në fillim të viteve 1940 shumica e rafinerive të naftës kishin në

përbërje të tyre thjesht vetëm impiantet e distilimit atmosferik. Disa të tjera kishin edhe impiantet e distilimit në vakum, por edhe visbreking, process i cili konsiston në uljen e viskozitetit të lëndëve djegëse. Të gjitha proçeset e tjera janë zhvilluar gjatë Luftës së Dytë Botërore ose disa vite pas saj. Komercialisht këto rafineri nafte ishin në dispozicion 5-10 pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe industria e përpunimit përjetoI një rritje shumë të shpejtë. Fuqia shtytëse për shtimin e rafinerive të përpunimit dhe perfeksionimit të tyre në teknologji në mbarë botën ishin rritja e kërkesës, për benzinën e automjeteve dhe karburantet e avionëve.

Sot në botë funksionojnë më shumë se 700 rafineri nafte nga të cilat 82 janë në vëndet e

Bashkimit Europian.

Më shumë se 16 % e naftës bruto të prodhuar përpunohet në vendet e BE. Në vitin 2015

kapaciteti i përpunimit ishte 15 milion b/ditë.

Që nga fillimi i recesionit në vitin 2008 Europa ka humbur 2.2 milion b/ditë nga përpunimi i

saj.

Për të konkuruar në tregje kapaciteti i përpunimit në rafineritë e naftës eshtë rritur, ndërsa

lëndët e para janë të zgjedhura, me përmbajtje të lartë të karburanteve dhe % të ulët squfuri.

Shumë prej rafinerive në botë kanë përmirësuar skemat e rafinimit, duke rritur numrin e oktanit

të benzinës, ndërsa përmbajtja e squfurit është ulur në përputhje me rregulloret mjedisore.

Por pavarësisht kësaj, duhet pranuar se asnjë rafineri në botë nuk ka një bilanc të përsosur të

përdorimit të lëndëve të para, prodhimit të produkteve, lëndëve ndihmëse dhe parametrave

mjedisorë.

Fillimet e para të përpunimit të naftës në vendin tonë…..

Kuçova dhe naftëtarët janë lidhur me një histori të veçantë me njëri-tjetrin, jo vetëm për

Shqipërinë por edhe më gjërë.

Për herë të parë emri “Kuçovë” lexohet ne regjistrat e pronësisë së Perandorisë Osmane të

shekullit XVIII. Regjistrimi i parë i popullsisë së Kuçovës është bërë në vitin 1923 dhe ka

qenë një fshat me 45 shtëpi, me 313 banorë, nën juridiksionin e prefekturës Berat.

Vrojtimet e para për ekzistencën e naftës janë bërë në vitet 1914-1918 nga Ing. Gjeolog i

Naftës Ernest Novak, qytetar Çek, i cili ka qenë në Kuçovë në vitet e Luftës së Parë Botërore, i

cili ka krijuar edhe zyrën e parë gjeologjike në Shqipëri. Nga viti 1918 deri në vitin 1924 në Kuçovëerdhën shumë shoqëri të kërkimit të naftës si AIPA, një shoqëri Anglo – Persiane, shoqëria Amerikane e Naftës si dhe shoqëri franceze etj. Që nga ky moment Kuçova ose Devolli i asaj kohe u hodh në hartat gjeologjike të botës, u njoh si vendburim nafte dhe filloi shfrytëzimi intensiv i saj. Nga viti 1928 deri në vitin 1943 vendburimi i Kuçovës u shfrytëzua nga shoqëria AIPA.Kjo shoqëri bëri marrëveshje me mbretin Zog që nëse prodhimi do ti kalonte 50 000 ton në vitë do të ndërtonte një rafineri nafte. Eksperimentet e para për distilimin e naftës në vendin tonë u bënë ne Kuçovë në vitin 1934 në një impiant pilotë me kazan të thjeshtë.

Distileria e parë është ndërtuar në vitin 1940, nga Shoqëria Italiane “ A.I.P.A.” që sot quhet

“A.G.I.P.”, dhe prodhonte vajgur ndriçues për nevojat e kësaj shoqërie.

Këtu punonin rreth 50 punëtorë shqiptarë,pa përfshirë specialistët e huaj.Shqiptarët bënin

punë të rëndomta.Gjithashtu në këtë kohë u ndërtua Laboratori Gjeologjik për qëllime të

kërkimit tënaftës i cili më vonëu zgjerua me pajisje dhe reagent për të bërë analizat e naftës

dhe nënprodukteve të saj.

Ishin Naftëtarët e Kuçovës që në shkurt të vitit 1936 i treguan shqiptarëve si të luftojnë për të

drejtat e tyre kundër shtypjes dhe shfrytëzimit.

Një tjetër distileri, me kapacitet 8-20 ton/ditë, u ngrit në Kuçovë nga pushtuesit gjermanë në

vitin 1944, por në kohën që po vihej në punë u shkatërrua nga bombardimet e aviacionit

anglez.

Këto ishin distileri primitive që bazoheshin në vlimin e kazanëve direkt me zjarr dhe

kondensimin e avujve në nënprodukte nafte.

Përpunimi i naftës pas çlirimit, investimet ….

Pas çlirimit, në Janar 1945 u vu në shfrytëzim distileria Nr. 2, me kapacitet 40 ton/ditë,

ndërsa nëDhjetor 1945 u vu në shfrytëzim distileria Nr. 3, me kapacitet 180 ton/ditë,në fillim

në bashkëpunim me punëtorët italianë,por që më vonë drejtimi i teknologjisë u muar në dorë

nga punëtorët shqiptarë. Në atë kohë përveç luftës kundër analfabetizmit, u punua per kualifikimin e punëtorëve dhe teknikëve të mesëm në disa profesione që i duheshin përpunimit të naftës si teknolog,fugist,pompist,laborant,mekanik etj. Kualifikimi i punonjësve u vu në qendër të vëmendjes së shtetit shqiptar duke filluar me hapjen e shkollave të natës, shkollën fillore e shtatëvjeçare, kurset profesionale, me shkollën e rezervave të punës “FZO”(furnizimi i zonave operative) të naftës, shkollës së pare e të mesme të naftës(Teknikumi i Naftës) në vitin 1951.

Të dyja distileritë e ndërtuara plotësonin një pjesë të mirë të nevojave të vendit në atë kohë.

Ndërtimi i distilerisë Nr. 3 zgjati rreth një vit dhe punoi deri në vitin 1956.

Teknologjia u përmirsua duke përdorur kollona distilimi me mbushje unazore dhe më vonë

me pjata distilimi.

Rritja e prodhimit të naftës dhe rritja e kërkesës së ekonomisë për nënprodukte nafte,

kërkonin domosdoshmërisht rritjen e kapacitetit përpunues dhe përmirësimin e teknologjisë

të përpunimit të naftës. Krahas ndërtimit të rafinerive filloi dhe ndërtimi i tubacioneve për furnizimin e tyre me lëndë të pare,kjo për faktin se mënyratë ndryshme të transportit jepnin kosto të ndryshme të produktit.

Në vitin 1957 rafinerisë së naftës në Kuçovë ju bë një përmirësim i proçesit teknollogjik ku

për herë të parë u montua kollona e rektifikimit me pjata e cila u quajtë AVT -1, (inicialet e

para të fjalëve Atmosfere, Vakum, Tubolare) me kapacitet 200 000 tone/vitë, ky

rikonstruksion jo vetëm rriti kapacitetin përpunues por lehtësoj teknollogjinë dhe përmirësoi

cilësinë e nënprodukteve të prodhuara të cilat ishin: benzina, vajguri ndriçues, gazoili dhe,

bitum nafte.

Më 1961 u bë dhe rikonstruksioni i dytë i rafinerisë në Kuçovë, me ngritjen e një kollone të

dytë rektifikimi me pjata , e cila u quajtë AVT -2. Nga ky rikonstruksion përveç benzinës,

vajgurit ndriçues dhe gazoilit, u prodhua për herë të parë edhe vajguri avionësh TS1.

Nga kollona atmosferike prodhohej benzinë, vajguri dhe gazoili, të cilët pastroheshin në

repartet e rafinerisë dhe përdoreshin për ekonominë dhe popullaten, kurse nga kollona e

vakumit prodhohej solar, vaj, mazut dhe bitum të cilat përdoreshin për nevojat e ekonomisë

dhe për eksport.

Uzina e Përpunimit të Naftës Kuçovë, që më vonë u pagëzua me emrin “11 Shkurti”, në

kujtim të grevës së punëtorëve të naftës të Kuçovës në vitin 1936, ishte uzina e parë e kësaj

natyre në Shqipëri, e cila u ndërtua me ndihmën e inxhinierave rusë dhe një grupi

inxhinierash shqiptarë që kishin kryer studimet në Rusi dhe Rumani.

Për shfytëzimin e kësaj uzine një rol të veçantë luajten punëtorët shqiptarë të cilët kishin

punuar bashkë me specialistët italianë në distilerinë e ndërtuar nga shoqëria A.I.P.A.

Në këtë uzinë, përveç përpunimit të naftës, nga personeli inxhiniero teknik janë kryer studime

dhe janë projektuar impiante për pastrimin e nënprodukteve të naftës.

Kështu në repartin e rafinerisë është prodhuar benzinë e pastër (sipas standarteve dhe

kërkesave të asaj kohe) që perdorej për automjete, vajguri ndriçues për popullaten, vajguri

TS-1, që përdorej si lëndë djegëse për motorrët reaktiv të avionave, gasoil i paster për

automjete, solar si lëndë djegëse dhe si lëndë e parë për prodhimin e grasos, vajra lubrifikantë

të tipeve të ndryshme Aftol 10, Aftol 18, Dp-11, Dp-14, etj, mazut si lëndë djegëse dhe bitum

i tipeve te ndryshëm që përdoreshin në industrinë e ndërtimit dhe pjesa më e madhe shkonte

për eksport .

Ishte Kuçova qyteti i parë i naftës në Shqipëri që u bë burim jetese jo vetëm për vendasit, por

dhe shumë të ardhur nga tëgjitha krahinat e vendit, nga Përmeti, Kolonja,Skrapari, Korça,

Shkodra etj, duke u bërë shembulli i bashkëjetesësdhe mbështetjes për njëri-tjetrin, ishte

Kuçova dhe naftëtaret e saj qëi treguan shqiptarëve se për të ndërtuar një jete më të mirë, për

vete dhe fëmijët e tyre,duhej punuar me sakrificë dhe përkushtim.

Uzina e përpunimit të Naftës Kuçovë ka meriten kryesore, jo vetëm që ishte uzina

“mëmë”dhe të tjerat ishin pjellë e saj, por sepse nëpërmjet kuadrove të saj, specialistëve të

mesëm dhe të lartë përpunoi sasi te konsiderueshme të naftës por edhe i pastroi nënproduktet

e saj duke i bërë të përdorëshme për ekonominë dhe industrinë.

Gjithashtu në vitin 1963 me studimet e bëra nga personeli inxhiniero-teknik i Uzinës së

Përpunimit të Naftës në Kuçovë u bë e mundur të ndërtohej impianti i prodhimit të koksit, me

kapacitet 46 000 ton/vitë, i cili plotësonte nevojat e industrisë së vëndit si lëndë djegëse dhe

pjesa tjetër dërgohej për eksport.

Në vitin 1971 ky impiant ndërpreu prodhimin për ndotje ambienti dhe kushte të rënda pune të

punonjësve.

Për të plotësuar kërkesat gjithnjë në rritje për nënprodukte nafte, që vinte nga zhvillimi i

ekonomisë së vëndit, por edhe shtimi i prodhimit të naftës u bë e domosdoshme ndërtimi i

një impianti tjetër distilimi në Kuçovë në vitin 1961 që u quajt AVT 2, i cili u projektua dhe u

ndërtua nga spcialistët dhe inxhinierat shqiptarë, që u vu në punë me kapacitet të plotë në

vitin 1972 nga inxhinirët dhe teknikët e mesëm të kësaj uzine.

Kapaciteti i saj ishte 300 000 ton/vitë, pra kapaciteti total i përpunimit të naftës i AVT-1 dhe

AVT-2 arriti në 500 000 ton/vitë.

Për të përballuar këtë përpunim nafte dhe nënproduktet që nxirreshin nga nafta e përpunuar,

gjatë ndërtimit të AVT-2, u ndërtua Fabrika e Fuçive, për amballazhimin e bitumit për

eksport, por edhe për përdorim brënda vendit, edhe kjo ishte e para fabrikë e llojit të vet në

vendin tonë.

Gjithashtu u punua në shtesën e depozitave në parqet e depozitimit të naftës bruto dhe

karburanteve, si dhe në zgjerimin, mekanizimin dhe përmirësimin e kushteve të punës së

punëtorëve në ambientet e repartit të bitumit duke shtrirë linjat përkatëse dhe ndërtuar vinça

urë për lehtësimin e mbushjes dhe transportit të fuçive të bitumit .

nesër do lexoni:

– Në vitet 1974-1976 në Uzinat e Përpunimit të Naftës në vënd filluan punë rreth 60 inxhinierw

që pwrfunduan Shkollën e Lartë tek Fakulteti i Shkencave të Natyrws

– Ndërtimi i shumë linjave të reja e çuan në 30 numrin e produkteve me bazë nafte

–Fuqia punëtore nga 50 punonjës në vitin 1945 arriti 675 në vitin 1986

-Për punë të mirë në realizimin e detyrave ekonomike kolektivi i UPN Kuçovë është dekoruar

3 herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor

Janë akorduar urdhëra e medalje pune për 73 punonjës, dy punonjës janë shpallur heronj të punës socialiste.

Si filloi ndërtimi i Rafinerisë së Naftës në Cërrik. Në vitin 1951 bashkë me rusët.

-Gjatë funksionimit të saj u prodhuan benzinë, gazoil, vajguri ndriçues, lëndë djegëse, bitum i

markave të ndryshme etj.

-Në vitin 1962 filloi prodhimi i vajrave lubrifikantë, Aftol 18, DP 14 si dhe vajguri TS1 për

aeroplanët MIG.

Në vitin 1965 filloi prodhimi i sapunit dhe acideve naftenike.

– Me rënien e prodhimit të naftës bruto në vitet 70 kapaciteti përpunues i saj u ul dhe në vitin

1992 ndërpreu prodhimin për të mos u vënë më në shfrytëzim.