Dr. Zekri Palushi: Deputetët brava dashës, bakterie fermentuese!

189
Sigal

Së shpejti: ‘Pema e Mirënjohjes’ do të mbijë në Shqipëri! Zgjidhjen e ka dhënë populli. Me Sali Berishën fitojnë të gjithë.

 

Partia Demokratike, për Shqipërinë është një symbol jashtëzakonisht i rëndësishëm për popullin dhe kombin shqiptar. Ajo na udhëhoqi drejt fitores kundra komunizmit më mizor në botë, dhe do të ngelet në historinë e Kombit Shqiptar, si  simboli i fitores ndaj komunizmit.

 Diaspora Shqiptare e Australisë po ndjek me një vemendje të veçantë situatën politike aktuale në Shqipëri,  veçanërisht atë të Partisë Demokratike, pas zgjedhjeve të 6 Marsit. Për të ilustruar çfarë ndigjojmë nga mediat shqiptare,  në parantezë, po trëgoj një fabulë të shkurtër.
Na ishte një herë një çift, që zotëronte një patë të mrekullueshme, që për çdo ditë bënte nga një vezë të artë. Duke i shitur këto vezë, ata dita ditës filluan të pasuroheshin, por jo aq shpejt sa dëshironin. Për këtë arsye, ata vendosën që ta mbysnin patën, e t’i nxirrnin vezët e saj. T’i shisnin të gjitha, e të pasuroheshin njëherësh. Por kur e hapën barkun e patës, ata s’gjetën asgjë! Kështu pra ata, me duart e tyre shkatërruan burimin e mirëqenjes familjare, e si rrezultat e varfëruan tej mase, jetën e tyre, në të gjitha aspektet e saj. Që nga ajo kohë, ka mbetur shprehja: “kurrë mos e vrisni patën e artë,” burimin e mirëqenjes. Sigurisht, që s’është aspak e vështirë, të kuptohet aludimi im. Pra, deputetët ‘brava dashës’, në bashkëpunim me aleancën Basha Kim Rama Soros,   (të mbështetur nga disa media, dhe analistë politik), duan që nëpërmjet “sakrifikimit” të Bashës, të vrasin Berishën,  shpresën e vetme që ju ka mbetur shqiptarëve. Një paradoks, që tashmë e kuptojnë të gjithë, është kushtëzimi i “tërheqjes” së Bashës, me tërheqjen e njëherëshme të Berishës, kur dimë mjaft mirë se tashmë Basha, s’është gjë tjetër, vetëm një “limon i shtrydhur”, ndërsa Berisha, me lëvizjen e tij evolucionare, “Foltore Shtëpi e Lirisë”, janë në një progres të plotë, dhe drejt një fitoreje të shpejtë. Diaspora shqiptare nuk e sheh ‘Shtëpinë e Lirisë’ si një parti në vehte, (le të shpresojmë kështu), por si një, mjet rrethanor strategjik legal, për t’u përdorur nga PD origjinale, në këto kushte të jashtzakonshme, të krijuara nga aleanca Basha deputë  bravë dashës Kim Rama Soros. Pra duke u mbështetur në një logjikë të shëndoshë, ne mendojmë se ‘Shtëpia e Lirisë’, s’është gjë tjetër, veçse një “Brez Shpëtues”, që Komisioni i Rithemelimit të PD së, do ta përdorë deri atëherë sa: Logoja, Vula, dhe Selia e Saj, do të kthehen nga peng marrësi, Lulzim Bravë Basha. Dhe kjo s’mund të jetë ndryshe,  Partia Demokratike, për Shqipërinë është jo vetëm një formacion politik i rëndomtë,  por një symbol jashtëzakonisht i rëndësishëm për popullin dhe kombin shqiptar. Ajo na udhëhoqi drejt fitores kundra komunizmit më mizor në botë, dhe do të ngelet në historinë e Kombit Shqiptar, si  simboli i fitores ndaj komunizmit. Kjo pra është edhe arsyja që Basha me aleatët e tij kanë filluar një luftë intensive oculte, jo tash, por të paktën tetë vjet më parë, për të shkatërruar plotësisht simbolizmin e PD së. Një objektiv, dhe qëllim tejet i rëndësishëm për aleancën socialiste dhe deputetët brava dashës,  “skela” të Bashës,” që jo vetëm s’kërkojnë falje për rrugën shkatërruese që zgjodhën, por atë që s’mundën ta rrealizojnë nëpërmjet blindimit të selisë, aerozoleve helmuese, trupave misteriozë kriminelë brenda selisë , dhe mbështetjes së pa rrezerva të policisë të Ramës. Duan ta realizojnë nëpërmjet manipulimeve politiko strategjike, dhe mashtrimeve demagogjike, kundra Sali Berishës, ndërkohë, siç shifet qartë,  është vetë populli, që po i kërkon me forcë Berishës që t’ju prijë. Të gjithë e dimë, (përfshi edhe brava dashësit e dashakeqësit), që sot për sot, Sali Berisha, dhe vetëm ai, mund të bëjë realitet, jo vetëm dëshirën e demokratëve të vërtetë, por edhe të të gjithë atyre, që aspirojnë për një Shqipëri të lirë, demokratike, sovrane:me një prosperitet në progres. Fatmirësisht, fakti që  Sali Berisha, ishte një herë president, dhe kryeministër i vendit, tregon se, ai s’ka më interes personal karrierist, por si një lider historik, dhe qytetar i ndërgjegjshëm për rolin e tij, ndjen përgjegjësi të madhe, morale e patriotike për t’i rikthyer popullit shpresën, lirinë, demokracinë, dinjitetin dhe vlerat njerëzore,  të vjedhura nga socialistët.

Basha, s’është gjë tjetër, vetëm një “limon i shtrydhur”, ndërsa Berisha, me lëvizjen e tij evolucionare, “Foltore Shtëpi e Lirisë”, janë në një progres të plotë, dhe drejt një fitoreje të shpejtë. Diaspora shqiptare e sheh ‘Shtëpinë e Lirisë’ si një parti në vehte, (le të shpresojmë kështu), si një, mjet rrethanor strategjik legal

Por le të kthehemi përsëri në situatën aktuale, të “krijuar nga lufta në Ukrahinë,” që qeveria e Ramës, po e trajton atë, sikur të ishte duke ndodhur në Shqipëri! Me këtë rast, Rama, shfrytëzon mjaft mirë slloganin e njohur Enverjan: “Të punojmë, e jetojmë si në rrethim”,  me të cilin jo vetëm favorizon oligarkët, por dhe mbulon korrupsionin dhe krimet e qeverisë së tij. Ndërkohë që shumë para të taksë paguesve shqiptarë, në mënyrën më banale, janë harxhuar për lyerjen propagandistike të trupit të pishave të bulevardit, me ngjyrat e PS! Zoti Rama gjen rastin për të shfry mëllefin e tij, kundra  popullit, duke i quajtur protestat e tyre si “më të turpshmet në këto 30 vite”, kur e di mjaft mirë se ngritja e pajustifikuar e çmimeve ka vështirësuar aq shumë jetën e përditshme të popullit, sa shumica s’mund të ngopen as edhe me bukë thatë. Për hir të së vërtetës duhet thënë se çmimet e karburanteve janë rritur gjithkund në botë: edhe këtu në Australi, (por jo në nivelet e atjeshme). Çuditërisht, në Shqipëri, përveç karburanteve, janë rritur edhe çmimet e materjaleve të domosdoshme jetësore, dhe si pasojë, shumica e popullit jo vetëm që s’po ngopet me bukë, por po i shkon thika deri në palcë. Dhe ndërkohë që rrjeti mafioz i qeverisë, me oligarkët e tij, po pasurohen edhe më tej. Zoti Rama thotë se: protestat po bëhen “për qëllime të ulta politike”! Hajde kryeministër hajde! Po ç’farë mund të presësh nga një personalitet narcistik, që është rritur me mendimin se dëshirat e tij, nevojat e tij dhe opinjonet e tij janë eksesivisht të rëndësishme. Dihet mjaft mirë se narcisizmi prodhon krime dhe korrupsion,  e këto tipare si mungojnë aspak Edi Ramës,  një përdorues, dhe abuzues substancash ilegale. Për hir të profesionit tim, po ndalem pak këtu. Sigurisht që s’do të më intersonte aspak jeta e tij personale, por s’bëj aspak gabim që të observoj, qoftë edhe nga larg, aspektin shëndetësor, dhe jetën e kryeministrit të vendit tim. Në këtë kënd vështrimi,  si mjek, më bën përshtypje ngjyra e lëkurës së fytyrës, mimika, buzëqeshja sardonike, vështrimi dhe lëvizja e syve të tij,  frymëmarrja e vështirësuar dhe ngulçuese, e folmja me rrokje të ndara, konfuze dhe kaotike, (shpesh me fjalë të pakuptimta),  si dhe veshja e tij, e tipit adoleshent, (mid life crisis). Më japin mundësinë që ta tele diagnostikoj atë me: Psikozë stimulante, (klinikisht këta të sëmurë e interpretojnë botën ndryshe nga ata që i rrethojnë). Në një episod psikoze të tillë, i sëmuri përjeton episode deluzioni dhe halucinacione, që shkojnë drejt shkaktimit të së ashtquajturës bipolar disorder, dhe skizofrenisë. Po kështu, marrja e një doze të madhe droge (apo përzierie drogash), në nivele toxiciteti, provokojnë paranoia, dhe episode psikotike. Dhe ka mjaft evidencë që përdorimi i methamphetamines, dhe substancave të tjera abuzive shoqërohen me cardiomyopathy të ndryshme, infarcte cerebrale, dhe vdekje të papritura. Unë nuk po zgjatem më tepër në problemet e mundëshme shëndetësore, dhe stilin e jetës që Edi Rama mund të ketë zgjedhur për vehten e tij, por të gjithë duhet të shqetësohemi shumë, kur mendojmë se ky person, jo vetëm na përfaqëson të gjithëve, por ka në dorë edhe jetën tonë, dinjitetin tonë, dhe moralin kombëtar. Por për çfarë morali mund të flasim kur atij i intereson ç’do gjë tjetër, deri edhe biseda me ligje kanunore me Nigerianët, përmëndja e Shën Pjetrit, por jo kombi, dhe populli shqiptar. Ai e ka kthyer Shqipërinë në një qendër turpi në Europë. Me një inspirim Soros ian, ai do jo vetëm të shkatërrojë demokracinë shqiptare, por edhe ta kthejë Shqipërinë në një vend multi nacional, ku shpejt shqiptarët do ta gjejnë vehten në minoritet. Të mos harrojmë se botës, dëmtimi më i madh, ju bë pas Luftës së Dytë Botërore, në Konferencën e Jaltës (Yalta), në Shkurt të 1945, nga tre udhëheqës të sëmurë, Stalini, Qërqilli, (Churchill), dhe Rusvelti, (Roosevelt). Ata duke qenë nën influencën e votkës dhe uiskit, nënshkruan Hartën Politike të Europës, që edhe sot e kësaj dite mbetet një mollë sherri tepër e rrezikshme, jo vetëm për Ballkanin dhe vendet Europiane, por edhe për të gjithë botën. Prandaj, me një respekt të veçantë ju sygjeroj kolegëve të mij shqiptar, që kanë nën kujdes shëndetësor kryeministrin, t’i analizojnë këto probleme, me një kurajo e guxim të plotë, ndryshe, një ditë ata mund të gjykohen për neglizhencë profesionale, në dëm jo vetëm të pacientit, por edhe të të gjithë popullit. Pra, të dashur bashkëatdhetarë, të të gjitha ngjyrave politike e fetare, bashkohuni për të mbrojtur e ruajtur atë pak dinjiteti, që i ka mbetur vendit tonë. – S’gaboj aspak t’ju kujtoj se edhe kafshët mendojnë shumë më tepër se ne, për të përzgjedhur prirësin e tyre. Rama, me PS e tij, s’janë gjë tjetër veçse një vazhdimësi organike e Enver Hoxhës me partinë e Punës. Edi Rama e ka kthyer kryeministrinë në një institucion të licensuar korrupsioni në dispozicion të mafies kombëtare e ndërkombëtare. Okupimi i zyrës së kryeministrit nga ana e tij, përdhunon jo vetëm zyrën,  por poshtëron edhe PS, dhe pa përjashtim, poshtëron të gjithë popullin shqiptar. Kurrë mos besoni, dhe kurrë mos u joshni nga fjalët apo premtimet e komunistëve dhe të majtëve. Presidenti Tramp (Trump), ka thënë se: “Ç’do gjë që prekin të majtit, MALLKOHET”. E në këtë aspekt, po ju citoj konstatimet e grupit investigativ të “The Epoch Time”, për fakte rreth infiltrimit të komunistëve në të gjitha aspektet e shoqërisë njerëzore. Përveç sistemit të Edukimit Shkollor,  libri me dy vëllime “The Epoch Times”,  jep disa shembuj konkret, por unë po përmend veç disa nga kapitujt e këtij libri:

*Kapitulli 7: Shkatërrimi i familjes, (The Destruction of the family).

*Kapitulli 8: Si komunizmi mbjell kaos në politikë, (How Communism Sows Chaos in Politics).

*Kapitulli 9: Kurthi ekonomik komunist, (The Communist economic Trap).

*Kapitulli 10: Korruptimi i Sistemit Legal, (Corrupting the Legal System).

*Kapitulli 15: Rrënjët e Terrorizmit Komunist, (The Communist Roots of Terrorism).

Pra, të Majtit, apo të vet quajturit “Progresivë”,kanë kohë që nëpërmjet librave, lajmeve, televizionit, …., po na tregojnë planet e tyre, ndaj nesh. Dhe: sipas tyre, nëse, ne s’jemi në gjendje t’i kuptojmë ata, ky është faji ynë! Dhe në të vërtetë, sigurisht që është faji ynë. Shumë nga ne, jo vetëm që s’besojmë në çfarë ata tregojnë vetë, por i quajmë edhe “teori konspirative”: një termë justifikuese, që ju përshtatet mjaft të majtëve. Po e mbyll këtë shkrim, duke ju kthyer edhe njëherë figurës së Sali Berishës:“Problemi”më i madh, i të cilit qëndron në diskordancën e lakmueshme të moshës së tij kronologjike, me moshën e tij biologjike, (gjendja fizike, stili i jetës, abuzimet me pije alkolike, duhan, drogë, ushqyerja, sëmundjet kronike), dhe mentale, (që bazohet kryesisht në testin e inteligjencës,  apo (Intelligence Quotient),  tregon për aftësitë që ju keni për të arsyetuar dhe zgjidhur problemet). Pra, të gjithë e dimë se Sali Berisha, në krahasim me bashk moshatarët e tij, ka një moshë biologjike, jo më shumë se 50 vjeçare, dhe një moshë mentale, jo më shumë se 40 vjeçare. Shtoji kësaj karizmën e tij të jasht zakonshme, vlerat morale njerëzore, vlerat burrërore, trimërinë, ndershmërinë, patriotizmin, besimin në të vërtetën, dashurinë për kombin shqiptar dhe traditat e tij,  si dhe eksperiencën e tij të gjërë e njohuritë e gjithanshme e bëjnë atë të veçantë, e njëherësh, të urryer,  si nga njerëz fanatikë komunistë, ashtu dhe prej atyre me nje complex inferioriteti (që e fshehin pas delirit të madhështisë). Sali Berisha është një mendimtar original, që nuk frikësohet të sfidojë të pavërtetat në debatet e ndryshme, që bën me njerëzit e çdo kategorie. Ka qenë një kardiolog dhe pedagog i shkëlqyer që gëzonte reputacionin maksimal të njeriut të mirë, korrekt, të ndershëm, të zgjuar, kompasionat, me një sens humori të lakmueshëm. Si konservator, ai ruan traditat e domosdoshme, që ia vlen të konservohen, për të cilat duhet t’i japim një mbështetje të veçantë. Ai beson plotësisht në fuqinë e vullnetit njerëzor,  por mbi të gjitha, jo vetëm shumica e demokratve, por edhe shumica e popullit, tashmë është provuar se besojnë në vullnetin dhe vlerat e tij multi dimensionale, që shprehen në thirrjen popullore: “O Sali, O Hero, Gjithë Shqipëria Ty të Do”. Mirësisht, do t’i kujtoja Sali Berishës një thënje të poetit dhe dramaturgut të mirënjohur Irlandez, të shekullit të kaluar,  Oscar Wilde: “S’ka vepra të mira që s’ndëshkohen”,  “No good deed goes unpunished”. Megjithatë, Lëvizja juaj, po zbulon dhe tregon shumë të vërteta, prandaj shqiptarët po ju ndjekin me një vullnet të plotë, drejt suksesit. Së shpejti, ‘Pema e Mirënjohjes’ do të mbijë në Shqipëri.

 * Ish këshilltar i kryeministrit Aleksandër Meksi   Australi, Mars 2022