Si është festuar 28 Nëntori ndër vite

1598
Nga Ergys ALUSHI
“Kur populli ishte larguar nga Skela, mesi i ditës kishte arritur dhe nga vaporët e luftës të Austrisë dhe t’ Italisë, që gjenden në limanin e Vlorës, për nderim të kësaj dite nisën të zbrazin topa. Të dy avulloret e qeverive mikesha zbrazën nga 21 topa duke e njohur, me këtë mënyrë, zyrtarisht festën e kësaj dite. Atmosfera e festimeve në përvjetorin e parë, u trondit kur në qytet u mësua lajmi për vdekjen e një patrioti nga Korça, që kishte ardhur në Vlorë për të festuar bashkë me vlonjatët e shqiptarët e tjerë, ditën e ngritjes së flamurit. 

7-vjetori i ngritjes së flamurit, u shoqërua me përplasje fizike midis vlonjatëve dhe ushtrisë italiane, e cila i kishte ndaluar festat dhe flamurin kombëtar. Në këtë ceremoni është parë dhe është fotografuar për herë të fundit edhe flamuri origjinal i ditës së 28 Nëntorit 1912. 

Për të shmangur çdo trazirë, kishte ardhur nga Tirana vetë kryeministri i kohës, Mustafa Kruja, i cili gjatë manifestimit të festës u fut në mesin e njerëzve, me qëllimin për të zbutur sado pak revoltën popullore që kishte filluar të ndizej përsëri në Vlorë kundër pushtuesit italian, ashtu si në 1918 e 1919. 

Në mëngjesin e datës 28 nëntor 1945 , festa u çel nga 21 të shtëna topash. Në këtë kohë u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit dhe në të gjitha faltoret e qytetit u kryen lutjet e rastit Pas disa momenteve të tensionit, u vendos që flamuri të ngrihej nga nxënësi Altin Kokoshi, përfaqësues i familjeve të vjetra të Vlorës. 

Megjithëse ka bërë thirrje për bashkim të të gjithë shqiptarëve e faktorëve politik në vend, përsëri edhe 100 vjetori nuk i ka shpëtuar incidenteve

Që nga 28 Nëntori i vitit 1912, kur në Vlorë u ngrit Flamuri, festa për të përkujtuar këtë ditë, është organizuar çdo vit në qytetin e Vlorës, por në shumicën e viteve edhe në shumë qytete të vendit apo dhe jashtë vendit. Disa festime në përkujtim të kësaj dite, kanë pasur të veçantat e tyre, për kohën dhe rrethanat në të cilat janë zhvilluar. Viti i parë i ngritjes së flamurit, më 28 nëntor 1913, ka qenë shumë festiv në të gjithë qytetin, ku nuk kanë munguar këngët, vallet, fjalimet nga ballkoni i selisë së Qeverisë në skelë, të shtënat e topave, zbukurimet e deri darka e shtruar për të ftuarit dhe parinë e qytetit. Një vit më vonë, më 28 nëntor 1914, festa do të ishte e zbehtë dhe pa flamur, sepse rebelët e Haxhi Qamilit që kishin qenë në Vlorë, e kishin ulur flamurin e ngritur nga Ismail Bej Vlora dhe nuk e njihnin atë flamur. 28 nëntori i vitit 1919, do të kthehej në një përleshje të përgjakshme në rrugët e qytetit të Vlorës midis banorëve që dolën për ta festuar dhe ushtrisë italiane, komanda e së cilës e kishte ndaluar flamurin kombëtar që në vitin 1916. Kujtojmë se edhe Ismail Bej Vlora rrezikoi të varrosej pa flamurin, të cilin e kishte ngritur vet, kur u varros në Vlorë, në shkurt të vitit 1919. Situata ishte kaotike dhe në festën e 28 Nëntorit ka qenë në vitin 1918, kur vlonjatët do të guxonin të dilnin në rrugët e qytetit, edhe pse të frikësuar nga masat e rrepta që kishte vendosur në qytet ushtria italiane. Pas Luftës së Vlorës të vitit 1920, festa e 28 Nëntorit në qytetin e Vlorës, do të hynte në një rrjedhë normale. Në 28 nëntor të vitit 1932, me rastin e 20-vjetorit, në qytet do të zhvillohej një ceremoni madhështore që do të kulmonte me inaugurimin e varrit të ri të Ismail Bej Vlorës, eshtrat e të cilit i sollën nga Kanina, ku ishte varrosur në 1919-n.

Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, festimet do të ishin të kufizuara, por nuk kanë munguar dhe përplasjet fizike midis popullatës dhe ushtrisë italiane si në 28 nëntor të vitit 1941. Pas vitit 1944, 28 nëntori do të festohej sipas këndvështrimit historik të regjimit të vendosur në vend, atij socialist, ku në Vlorë në çdo përvjetor do të vinin me radhë të gjithë udhëheqësit e lartë komunistë, duke u shoqëruar këto vizita e festa me përurime të ndryshme. I veçantë e me incidente do të ishte dhe festimi datës 28 nëntor 1991, përvjetori I parë pas një periudhe 46-vjeçare komuniste.
E premte 28 nëntor 1913
Kremtimi i festës kombëtare të 28 Nandorit/ Randësinë e madhëninë që lypte m’i dhanë 15 të Nandorit, populli i Vlorës, bashkë me gjithë të tjerët Shqiptarë q’u gjindëshin në këtë qytet, e vunë në veprim në një mënyr aqë të bukur e me sjellje patriotike aqë të pëlqyera sa s’tregohet faret me goj’e me shkrim.

Kremtimi e manifestatat kombetare/ Ditën e kremtës, i tanë pazari i Vlonës ish i mbyllur dhe populli qe kishte nisur të dalë nëpër udha që në mengjes, herët, dukej pas fytyrës pas petkave të festontë, atë ditë, festën ma të madhe që ka kombi Afër 9 sahatit, a la franka para dreke, nisnë me dalur, tufa tufa, Shqipëtarët dhe topatë nisnë të zbrasen në kështjell. Vlonjatët me disa muzikantë të vendit e me shum flamurë në krye, shkojshin udhës duke kënduar këngë kombëtare. 

Në tjatrën anë, me flamurë në krye ishin përmbledhur Gjinokastritët të gjithë me kokarda e me kësula kombëtare. Pas këtyre vinin udhëve, duke kënduar këngë kombëtare ata që janë shpresa dhe e pritnja e Shqiperiës: cunat e shkoliës shqipe të githë me nga një flamur të vogël në dorë. Kaq ishte gezimi qe ndjente populli duke pare ata cuna të vegjël që tregoishin gjith atë dashuni për kombësië sa u panë shum njerëz që derdhën lot nga gazi.Nga sahati dhetë të gjith populli kje mbledhur në sheshin Muradië ku sa atdhetarë mbajtnë fjalë patriotike mbi ditën e shënuame të cilatë banë një përshtyje të madhe në popull. Ketu, populli vendoj që të shkojë sbashkut te kryetari i Qeverriës dhe t’I paraqesin urimet e falnderiet vecanërish atij ministrave dhe atyne të eilet, nën kryesien e Ismail Qemal Beut, e ngriten flamurin në një cast kur reziqet ishin duke u-shtuar edu ke u-madhuar kunder Shqipëniës. Afër një mbëdhetë sahatit kur në konakun e Ismail Beut u gjindëshin kontroloret, kon sullatot e sa shqipetar’ e të huaj, qe kishin ardhur për m’i uruar kremtin kobtjarë, populli i pa-masë, duke kënduar dhe brohoritur u afronte skelës dhe vinte e u permbledhtë në oborrin e shtepiës te kryetarit të qeverriës. Z. Ismail Beu me ministrat tjerë duall në ballkon e u kënaqëshin duke parë sjelljet patriotike të popullit në kujtim të ditës q’u vërtetuar idheali i tyre i sa vjetve. Një nga ministrat qe parq që qante nga gazi që ndinte n’atë minutë. 

Pas që u përmblodhë i tërë popuili n’ obor dhe përqark konakut të kryeministrit dhe pas që erdhnë dhe nxënësit e shkollës: zoti Minga, drejtori I mësojtorës së Vlonës, me fjalë patriotike u suell nga kryeministri e i uroj ditën e shenjtëruar dhe përfundoj duke thirur, bashk me popullin, rrnoft Shqipëria, rrnoft kombi e rrnoft Ismail Beu. Pas zotit Minga, Z. Luigj Gurakuqi nga ballkoni lëçiti një fjalë të pregatitur mbi mvehtësin’ e Shqipëniës e cila bani një pershtypje të madhe. Ma në fund, mori fjalën Ismail Beu dhe me fjalë të zgjedhura e patriotike tregoj, per shkurtazi, istorien e kësaj ditës dhe diftoj se sa lypset të j’a dijmë për nderë qeverrinave të Mëdha, që me ndihmën e tyre, mujtme me fituar vetqeverrimin e Shqipëniës: dhë në fund i tha popullit që të thërrësin rrofshin, veçanërisht, gjith Fuqiet e Medha duke i rreshtuar njanën pas tjatrës. Pas kesaj fjale nisnë kenget kombjare dhe nga ana popullit të Vlonës dhe të tjerave vise te Shqipëriës vajtnë sa përfaqësonjës t’lsmail Beu dhe i uruan diten e lumtur te popullit shqipëtar 

Në skelë populli me flamure, sikur ishte ashtu i bashkuar, nxori sa fotografira dhe nisi te këthehet prapë në qytet.Kur populli ishte larguar nga skelja, mesi i dites kishte arrijtur dhe nga vaporet e luftës t Austriës dhe t Italiës, që gjinden ne limanin e Vlonës, për nderim të kesaj dite nisnë të zbrazin topa. Të dy avulloret e qeverrina miknesha zbraznë nga 21 topa duke e njohur, me kete menyre, zyrtarisht festën e kësaj dite Ajo pakic e popullit q’u gjiinte akoma ne skelë, duke ndigjnar krismën e topave, brohoriti me një zaë: Rroft Austria, Rroft Italia dhe s’pushoi duke thirrur gjer sa prani te zbrazurit e topave 
Sbukurimet e manifestatat e inbramjes/ Populli, të gjithë ditën, s’ prani duke u gezuar e shetitur udheve, tufa e tufa, e duke kënduar këngë trimënie kombetare. Në të ngrysur, nisnë të ndizen feneret dhe një ndriçim zbukuroi qytetin e Vlonës. Ndër të shumë udha e ndërtesa të tjera u ndahshin për sbukurim dhe ndricim udha e kasinave ku ishin ndertuar 3 kularë ngadhnjimi ares de triomphe) dhe të tëra shtëpiat e dyqanët ishin stolisur me flamure e fenera njera ma bukur se tjatra. Katundaria, dhe ajo, ishte stolisur për bukurië Kur ishte terretisur mirë nata, dolnë shum tufa të tjera atdhetarësh me fenera dhe me muzikë në krye duke kënduar kenge popullore e kom betare. Midis cetave ndahej ajo e kosovasve të cilët në një napë të kuqe kishin shkruar me shkronja të zeza “Shoqënia e Kosovës” dhe të gjith mbanin nga një fener të varun majë një shkopi e me zaë të mallengjyeshëm shkonin duke kënduar kengë trimërie. Të pamit e grupit të kosovasve e gjendja e tyre që janë gjikuar me mbetur jashta Shqipëniës të lirë, bani në popull përshtypje sa s’tregohet. Duke shkuar udhës, kosovasit, njerëzia dhe më fort camët thërrisnin: Rrofte Kosova Shqipëtare e ata bertitshin: Rroftë camëria Shqipëtare; dhe keshtu të dyë palet, Kosovas e Camër, qe paten fatin e zi m’u ndaë nga Shqiperia, u bashkuan, pse edhe grupi i Camërve që kiste shetitur veç m’atë kohë, u-vua në rreshtin e kosovasve dhe camër e Kosovasë shkonin bashk duke kenduar. Ashtu, të përmbledhur qysh ishin të dvë palët, vajtnë në katundarië ku u-mbajtnë biseda atdhetare duke perfunduar me qindra herësh Rrofshin Kosova e Camëria Shqipëtare. Kosovasit, nga qyteti, u nisnë e vajtne ne skele te shtepia e kryetarit të Qeverriës dhe i paraqiten urimet e përgëzimet e ‘tyre të ditës së madhe.Aty u kembyen shum fjalë ngushëllimi e urimesh dhe nga sahati dhetë u këthyen në qytet 

( Gazeta “Përlindja e Shqipënisë”15/28 Nanduar 1913 )
Banketi/ Mbramët, në sallën e ministerit t’ Arësimit, pas iniziativës të sa atdhetarve , u-ba një darkë ku muarën pjesë katër ministra, shumë veta nga parësimi I qytetit Vlonës e një shumic atdhetarë të tjerë. Krejt në atë kohë, sa ngjati darka, në mes të shoqëniës mbretënoi gazmend’ e dashurië sa s’rrëfehet. U mbajtnë shum toaste dhe u ngritjen qelqet shumë herë për jetëgjatimin e atyre që kanë punuar e përpiqen për Shqipërië sindekur edhe për kujtimin e ndershëm t’atyne që janë therorësuar për liriën e vendit tonë.Darka zgiati gjer në mezin e natës dhe gjith ata që muarnë pjesë, u ndanë të kënaqur. Duke uruar njëri tjatrit që në mot të kremtojmë këtë festë me ma gëzim e me një Shqipërië ma të lartë e të lulëzuar.

Këmbime urimesh/ Qeverria Shqipëtare, në këtë ditë këmbeu telegrafisht me giithe qytetet e viset e Shqipëniës urime, në kujtim të ditës së vetqeverrimit të Shqipëniës.. Ajo që solli një kënaqje e gëzim ma të madh, si Qeverriës dhe krejt shqipëtarve të këtushëm, qe telegrama nga Shkodra që lajmonte te ngrehurit të flamurit kombëtar ndër ndërtesa zyrtare të qytetit të Shkodrës dhe ajo e Abatit të Mirditës, e Z. Prenk Bib Dodës dhe e krenëvë të tjerë. 

Keshtu populli e Shqipetaret qe gjinden ne vlone e kremtuan kete dit te shenjteruar te kombit shqipetar duke deftver me sielliet patriotike te tyre se sa te ngialla e te thella i kane ndjenjat kombetare dhe qysh dine me. Atmosfera e festimeve u trondit, kur në qytet u mësua lajmi për vdekjen e një patrioti nga Korça, që kishte ardhur në Vlorë për të festuar bashkë me vlonjatët e shqiptarët e tjerë, ditën e ngritjes së flamurit. 

E premte 28 nëntor 1913
Vdekja e Orhan Bej Pojanit/ Orhan Bej Pojani kishte lindur në Pojan në vitin 1846, duke qenë 67 vjeç në ditën e vdekjes në qytetin e Vlorës. “Tani që e pashë edhe unë këtë flamurin me shqiponjë, tani mund të më marrë zoti: Jam i lumtur”. Këto janë fjalët që tha ditën që erdhi në Vlorë për të festuar vitin e parë të ngritjes së Flamurit. Vetëm tri ditë jetoi në Vlorë, në tokën e Shqipërisë së lirë. Ishte i sëmurë prej vitesh, por sëmundja nuk mund ta mbyllte brenda në shtëpi kur e gjithë Shqipëria do të gëzonte në Vlorë, ditën e shënuar. Doli, shëtiti pak, më këmbë, pastaj shkoi për urim në Katundari, qëndroi aty disa minuta, por nuk arriti të ngrihej, sepse sëmundja, lodhja, emocionet e mëdha, ia zbehën fuqinë e paktë që I kishte mbetur, duke I dhënë fund jetës së tij në shërbim të kombit. Lajmi I vdekjes së tij në Katundari (bashkë ) shkaktoi dhembje të madhe në qytet. Trupi I Orhan Bej Pojanit nga Katundaria u dërgua në shtëpinë e Prefektit të qytetit, ku e gjithë paria e Vlorës, korçarët që ndodheshin në Vlorë e të gjithë shqiptarët e tjerë, erdhën për t’i kryer nderimet e fundit dhe të ngushëllojnë të birin, Syrja Bej Pojani dhe të afërm të tjerë të tij. Ceremonia e varrimit u zhvillua ditën e shtunë, më 29 nëntor, në të cilën morën pjesë të gjitha autoritetet dhe i gjithë populli, që e shoqëruan deri në vendin e caktuar për varrimin e tij. Kristaq Floqi, kryetar i gjykatës së Vlorës, korçar që e njihte mirë Orhan Bej Pojanin, mbajti fjalën e rastit, duke folur për jetën dhe veprimtarinë patriotike të të ndjerit.

28 nëntor 1919
7 vjetori i ngritjes së Flamurit, u shoqërua me përplasje fizike midis vlonjatëve dhe ushtrisë italiane, e cila i kishte ndaluar festat dhe flamurin kombëtar. Për të shkuar deri në festë, në Vlorë ishte krijuar rreth një muaj më parë një komitet I Fshehtë, krijuar pas një mbledhje të fshehtë në shtëpinë e Abaz Mezinit. Nga ajo mbledhje iu dërgua një kërkesë komandës italiane në Vlorë që të largonte trupa nga Vlora. Komanda italiane në Vlorë, kërkesës së firmosur “Paria e Vlorës” iu përgjigj me shtimin e patrullave në qytet, duke kuptuar se diçka po ndodhte e do të ndodhte. Një kërkesë të ngjashme, Abaz Mezini ia dorëzoi në Romë edhe ambasadorit të SHBA në kryeqytetin italian. Afrimi i Ditës së Flamurit, u shoqërua me marrjen e masave përkatëse për festimin e tij. Disa ditë para datës 28 nëntor, në shtëpinë e Osman Haxhiut u organizua një mbledhje ku u vendos për festimin e 28 Nëntorit, përgatitjen e flamujve, mbledhjen e të hollave që duheshin, komisionin organizator të festës si dhe kërkesa drejtuar komandës italiane për zhvillimin e festës. Dy ditë para datës 28 nëntor, gjenerali italian në Vlorë, Piacentini, në lidhje me festën i bëri një thirrje publike popullit të Vlorës, ku i kërkonte që festa të zhvillohej në ambiente të mbyllura. Pas këtij urdhri e deri në 28 nëntor, palët do të qëndronin fort në pozicionet e tyre, duke paralajmëruar një përplasje të mundshme fizike në sheshet e rrugët e qytetit të Vlorës. Dhe në të vërtetë ashtu ndodhi. Mëngjesi i 28 nëntorit 1919 agoi me flamuj kombëtarë në ballkonet e shtëpitë e vlonjatëve, ndërkohë që populli që vërshoi rrugëve u përlesh me ushtarët italianë, që kishin marrë urdhër për të mos lejuar festimet. Goditjet e arrestimet ishin të shumta, duke krijuar një situatë të tensionuar në qytet, por edhe në fshatrat përreth, banorët e të cilave nisën të armatoseshin. Ajo që do t’i tërbonte më shumë vlonjatët dhe mbarë patriotët shqiptarë kudo në Shqipëri e në botë, do të ishte përdhosja që iu bë Flamurit kombëtar nga italianët, duke e lidhur pas bishtit të një qeni e duke e lëshuar nëpër qytet. Në këtë situatë të tensionuar që ekzistonte në Vlorë, do të vinte në qytet, këshilltari i Presidentit të SHBA-së Willson, Jozef Hevrin, i cili do të takohej me parinë e Vlorës për të dëgjuar pretendimet e tyre. Vlora ishte në pragun e luftës që do të ndodhte në muajin qershor të vitit 1920.

Vijon…
Sigal