Shaqir Nina: Si nisi greva në Shkollën e Bashkuar dhe kush ishin protogonistët e sajë

1338
Sigal

Ish Studenti Nina: Si gozhduam dyert, hartimi dhe kërkesat e peticionit, përkrahësit dhe kundërshtarët. Si i morën dekoratat ata që qëndruan në hije dhe ishin kundër proceseve.

Pas një kërkese që ribëra për të vazhduar studimet e lëna ne vitin e trete të vitit 1988, në shtator me thërriten shefi i personelit të Ministrisë  së Brendshme të asaj kohe, dhe me tha se duhet të shkosh përsëri në shkolle të bashkuar dhe të takosh shefin e kuadrit të saj. Vajta dhe më tha se do të vazhdosh studimet në degën Zbulim Kufiri, e cila ishte një kompani me degën aktuale të zbulimit të Shkollës së Bashkuar, dhe komandant dhe pedagog njëkohësisht ka qenë Rasim Boriçi. Kur erdha në grup (klasë) kam gjetur afërsisht njëzet studente. Kam dhënë dy provime tek kabineti i zbulimit me shef katedre Z. Kapllani. Në atë kohë, Komandanti i shkollës ka qenë Aleks Andoni, i cili njëkohësish na jepte edhe psikologji ne si klase e kufirit, sikundër dhe disa klasave te tjera. Aleks Andoni kishte disa muaj që ishte emëruar komandant shkolle, dhe ndërmori disa masa për të përmirësuar disiplinën në shkolle që ishte në nivel të ulet. Për ketë ai mori disa reprezalje, beri disa përjashtime nga shkolla, dhe konkretisht dy nga studentet e degës së kufirit. Ai vuri rregull të rrepte për liri-daljet, studimin pas dite e plot masa të tjera shtrënguese, të cilët rriten në një mase pakënaqësinë e studentëve.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf