5 dit në Danimarkë me një grup gazetarësh, në vendin ku respektohet demokracia, njeriu dhe ligji

602
Sigal

U ndodhëm dhe pamë një realitet të dëshiruar, por të munguar në Shqipëri. Falë mikpritësve, pamë e përfituam nj eksperienëc ët vyer

Aeroporti “Nënë Tereza” tashmë menaxhohet sipas një marrëveshje koncesionare nga gjermanët, ndaj si pjesëtar të grupit të gazetarëve që do udhëtonim drejt Kopenhagenit për një trajnim 5 ditor, vendosëm të respektonim proceduarta që kërkon një udhëtim i tillë. Duke ditur disiplinën e rreptë gjermane, u nisëm shpejt me qëllimin që të ishim një orë e 30 minuta përpara fluturimit, ashtu sikurse kërkohet nga të gjithë dhe për të gjithë. Sapo i afrohemi aeroportit, e para gjë që të lehtëson nga ankthi i fluturimit, sidomos në një kohë me shi dhe re të ngjeshura, është pikërisht emri i bamirëses së madhe shqiptare me famë botërore Gonxhe Bojaxhi (Nënë Tereza). E sigurisht, ky emër, pse jo, të krijon edhe ndjenjën e besimit se kur të bekon një shenjtore e tillë, gjithçka do të shkojë mirë.

E hënë 19 Janarë 2015/ Bagazhet dhe biletat

Një vajzë e re, me sa duket jo shumë profesioniste dhe me mungesë të theksuar në marrëdhënie me qytetarët (klientët), na thotë se keni kaluar me 1 kg bagazhin. Sipas saj, një person duhet të ketë jo më shumë se 23 kg. E pavarësisht faktit se ne ishim dy persona me një valixhe dhe nuk na shkonte me shume se 12 kg për njeri. Hoqëm një shishe ujë dhe gjithçka u normalizua për ne, por jo për “bileta prerësen” që më shumë se sa një shërbëtore e Aeroportit “Nën Tereza“, të menaxhuar nga gjermanët, ngjante me një militante fushatash, nga ato që dalin me tabela në duar në krahë të podiumeve elektorale. Me sa na thanë dhe morëm vesh edhe kjo ishte pjesë e punësimeve partiake. Gjithsesi edhe këto gjëra ndodhin dhe se gjermanët e aeroportit kanë filluar të familjarizohen dhe disa prej tyre të shqiptarizohen. Por nëse kjo ndodh në godinën e madhe të koncesionarëve, një tjetër realitet na pretë në fushën ku ulen dhe ngrihen avionët .

Linja Tiranë –Mynih me Lufthansa

Pikërisht aty po na priste me prezencën e tij avioni i linjës Lufthansa, i cili, pa më të voglin dyshim, mbetet simboli i Gjermanisë, i shkencës, sigurisë dhe garancisë së fluturimeve. Në orën e caktuar, avioni i Lufthansës niset nga ‘Nënë Tereza’ drejt Mynihut. Sapo u ngjitëm nëpërmjet shkallve në avion, takimi i parë ishte me stjuardesat gjermane. Ishin të natyrshme buzëqeshjet e tyre dhe një mikpritje që ne shqiptarëve na bie shumë në sy sepse edhe vetë e rezervojmë më të mirën e mundshme për të respektuar një mik. Kishi fluturuar edhe para disa vitesh nga Mynihu në Frankfurt dhe më dukej sikur ishin të njëjtat stjuardesa, për sa i përket kulturës, respektit, përgjegjësisë dhe finesës me të cilën kryenin shërbimin. Nuk e di pse, po në ato çaste mu kujtua një mik i cili sot është deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Kur kryenim një aktivitet të caktuar në institucionin tonë, i cili ishte i sigurisë së veçantë, i thoshim njëri-tjetrit : A do mundemi një ditë që punonjësit tanë ti mësojmë se këtu duhet të flitet gjermanisht? Koha tregojë se jemi jo vetëm shumë largë saj, por akoma më shumë jemi anash…. Nga shumë lart po mendoja pikërisht investimin e madh që na duhet për ndërgjegjësimin e të gjithëve, madje edhe të vetë kolegëve që po fluturonim më Lufthansën drejt Gjermanisë. Ndërkohë, i zhytur në këto mendime, po i afroheshim aeroportit të Mynihut, uljen e të cilit e bëmë pa u ndjerë, falë mjeshtërisë së atyre që pilotonin avionin ku ne fluturonim.

Mynih-Kopenhagen

Sapo u ulëm, nxituam të kryenim tranzitin për në Kopenhagen, pasi edhe koha që ne kishim në dispozicion ishte jo shumë e mjaftueshme. Në sportelet ku policia dhe shërbimi i sigurisë kontrolluan biletat dhe lëvizjet, shihej një ndryshim si nata me ditën në krahasim me atë që lamë pas në aeroportin e Tiranës. Madje, duke parë edhe situatën e rëndë në të cilën ndodhej Europa pas sulmeve terroriste ndaj gazetarëve të CHARLIE HEBDO, përsëri respekti dhe kujdesi i tyre ndaj nesh ishte për tu admiruar. Fluturimi dhe mbërritja në Aeroportin e Kopenhagenit nëpërmjet të njëjtës linjë ishte po kaq mbresëlënse sa edhe ajo me të cilën mbërritëm në Mynih.

Kopenhageni, kryeqyteti i Danimarkës

Me të mbërritur në aeroportin e Kopenhagenit nëpërmjet metrosë u nisëm drejtë qendrës së kryeqytetit të Danimarkës. Sa na mungon edhe ne në Tiranë një metro e tillë që të lidhë Tiranën me Rinasin dhe Durrësin. Dikur u bë një projekt i cili u morë përsipër nga amerikanët por vlera rreth 60 milion euro në mos gabojë na u dukë e madhe, megjithëse kjo metro do i shërbente rreth 1.5 milion shqiptarëve ose e thënë ndryshe, gjysmës së popullsisë. Ndërsa po të shikosh se ç’u bë më vonë me investimet e objekteve që i kapërcenin miliarda euro dhe i shërbejnë vetëm një grushti njerëzish,atëherë komentet do ishin të tepërta. Ndërkohë që ne udhëtonim dalë ngadalë Ju afruam qendrës së qytetit e cila ishte përfshirë nga punimet për zgjerimin e metrove dhe shërbimeve të tjera nëntokësore. Hoteli ishte në qendër të qytetit dhe ndërtesa ishte shumë e lashtë ,ashtu sikurse dhe shumica e objekteve që ne pamë në ditët në vijim.

Qëllimi i vizitës

Udhëtimi i një grupi gazetarësh nga Shqipëria drejt Kopenhagenit u organizua nga Ministria e Jashtme e Danimarkës në bazë të një program të quajtur “DANIDA”. Ky program ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarë dhe të subjekteve sidomos të shteteve që kanë kaluar nën sundimet diktatoriale. Programet e tyre “DANIDA” ka vendosur ti kryejë nëpërmjet Avokatit të Popullit, institucionin e mbështet fuqimisht që nga dita e parë e krijimit të tij. Qeveria e Danimarkës është e vetmja që po investon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ndërgjegjësimin qytetarë dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Nëse edhe vendet e tjera perëndimore do të kishin treguar të njëjtën vëmendje ndaj ish-vendeve të lindjes dhe demokracive të brishta të tyre sot do të kishim një Europë më solide ,më të bashkuar dhe më të vendosur në luftën kundër krimit, korrupsionit, trafiqeve dhe ekstremizmit fetar.

E martë 20 Janrë 2015, ora 09.00

Takimi i parë nisi me Institutin Danez të të Drejtave të Njeriut.

Louise Holck zv/Drejtoreshë e Departamentit Kombëtar. Një bisedë e ëmbël dhe shumë miqësore na u rezervua në tempullin e të drejtave të njeriut. Zonja Holck, përgjigjen e pyetjes se përse zgjodhët të bëheni gazetare e nisi nga vetvetja duke na thëne se :E mora këtë vendim pasi më dukej gjithmonë një profesion paqësor, dhe që të jepte mundësinë të ishe gjithmonë i mirë informuar. Aq më tepër që unë jam rritur me frymë gazetarie. Pjesëtarë të shumtë të familjes time ishin gazetarë, kështu që me siguri unë do të përfundoja duke u bëre një gazetare, do të shkoja drejt rrymës së familjes time. Kështu vazhdova shkollën e duhur për gazetari,mora njohuritë e duhura dhe më pas u bëra një gazetare. Ne si institute jemi kemi problem me politikën sepse jemi të depolitizuar dhe kërkojmë të respektohen kudo dhe kurdoherë të drejtët e njeriut. Për këtë kërkojmë edhe mbështetjen e medieve. Ndaj dhe ju duhet të mbështesni respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe të mos bëheni kurrë partner me shtetin kur këto të drejta shkelen nga qeveritë e vendit tuaj.

Ora 11.30

Me Presidentin e Unionit te Gazetarëve te Danimarkës dhe njëkohësisht President i Unionit te Gazetarëve të Europës, Mogens Blicher Bjerregard.

Mund ta quajmë pa frikë takimi i bardhë pasi gjatë gjithë ditës ka rënë një dëborë që herë – herë e shtronte qilimin në rrugët dhe sheshet e Kopenhagenit antik. Këshillat e njërit prej drejtuesve më të lartë të gazetarisë daneze dhe asaj europiane ishin edhe pasaporta e vërtetë e grupit shqiptar të gazetarëve

E mërkurë 21 Janar 2015 ora 10.30

Pa dyshim që dita e dytë ishte nga më të veçantat për grupin e gazetarëve pasi takimet e rezervuara do të nisnin në redaksinë e njërës prej gazetave më të mëdha në Danimarkë dhe më prestigjozet në botë, gazetës POLITIKA. Takimet nisën me kreun e njësisë hetimore John Hansen. Kolegët danezë na shpjeguan se investigimi i çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë e jetës së qytetarëve nga institucionet që e japin këtë shërbim sikurse janë shëndetësia, ushqimi etj ishin primare. Problemet e tjera të mprehta të politikës së brendshme, asaj rajonale, ngjarjet e fundit në Paris, situata e rënduar në Ukrainë dhe lufta e ISIS ishin temat që u diskutuan dhe që ne shprehëm vullnetin e bashkëpunimit të ndër sjelltë.

Ora13.30

Takimi i radhës vijoi në zyrat e Avokatit të Popullit Danez me Christian Ougaard. Njohja e problemeve ,analiza e tyre dhe ndjekja e situatave të rëndësishme jo vetëm brenda Danimarkës po kudo në Europë dhe më gjerë ishin pjesë e ideve që na u shfaqen gjatë trajnimit 120 minuta në selinë qendrorë të Avokatit të Popullit Danez.

E enjte 22 Janar 2015 ,ora 10.00

Me Shefen e Këshillit të Medies së Danimarkës, Stine Thorgaard Bach&Anne Sofie Wegmann Weinreich

Ora 13.00

Do të ishte takimi përmbyllës i vizitës së delegacionit tonë në Danimarkë. Ai u zhvillua në Parlamentin Danez me Deputetin dhe kreun e Komisionit te të Drejtave të Njeriut ne Parlamentin Danez Jan E. Jorgensen. jë takim i shkëlqyer dhe mbresa të veçanta. Deputeti Jorgensen pasi na njohu me detyrimin që kanë deputetët ndaj votuesve, kërkoi ndaj grupit të gazetarëve një pasqyre të realitetit shqiptar dhe ndihmës që ai mund të na jepte .

Tiranë, e premte 23 Janar 2015.

Të flasësh për Danimarkën në një reportazh është shumë pak, pasi jeta, shoqëria rregulli, disiplina, shërbimet shëndetësore, papunësia etj, ishin pothuajse gjëra që nuk ekzistonin si problematik. Mjafton të themi atë që ne pamë dhe na u deklarua se shpërblimi më i madh u jepej atyre të cilëve shteti nuk kishte mundësi ti siguronte punë, ndaj dhe pagesat ishin të mëdha për të kompensuar stresin se pasi ‘unë si shtet nuk kamë mundësi ti punësoj’.

 Me shpresën për tu rikthyer përsëri në këtë vend që zoti e ka bekuar, u rikthyem në Tiranë ku gjithçka fliste ndryshe dhe ku pritja e parë ishte në Aeroportin Nënë Tereza të cilin disa faqezinj të dikurshëm të politikës e dhanë me koncesion për 25 vjet dhe me kushte tejet diskriminuese për Shqipërinë dhe shqiptarët. Situata kriminale është trishtuese ndërsa babëzia me koncesionet vazhdon …..

Mbretëria daneze (danisht) :

Kongeriget (Danmark) është një shtet në pjesën veriore të Evropës. Kjo mbretëri Skandinave ka një sipërfaqe prej rreth 43.000 km², çereku i kësaj sipërfaqe ndodhet në 406 ishujt të shpërndarë. Ishulli më i madh është Zeland (dan: Sjælland; rreth 7,000 km²), pastaj vijnë Jutland (dan. Jylland; 4,685 km²) dhe Fyn (dan. Fyn; 3,000 km²) e kështu me radhë. Për shkak të ishujve të shumtë dhe relievit të ulët, ky vend i vogël ka një vijë bregdetare prej afro 7.314 km. Vendi i rrafshët që mezi arrin lartësi prej 171 metrave mbi nivelin e detit dhe është i rrethuar nga Deti i Veriut dhe Deti Baltik dhe në jug të saj kufizohet me Gjermaninë. Përpos vendit mëmë të përshkruar më lartë, si pjesë e Mbretërisë Daneze është vendet me autonomi të gjerë Groenlanda dhe Ishujt Faroe të cilat janë anëtare të NATO-s por jo edhe anëtare të Bashkimit Evropian.

Engjëll Musai

Drejtor i Gazetës Telegraf