Sefer Pasha: Takimi i fshehtë me heroin grek Manolis Glezos

1576
Sigal

Kujtimet e  Jaup Dabullës:

-Takimi historik i Enver Hoxhës në Drilon me Heroin grek Manolis Glezos

-Vrasja e  Llesh Pal Çupit në Kakavie, Hysni Kapo nis urgjent Ndreko Rinon dhe Jaup Dabullën

– Jaup Dabulla i raportoi në Komitetin Qendror Hysni Kapos për atë që ndodhi, dhe ai qe dëshmitar por nuk tha asnjë fjalë

– Kadri Hazbiu, Xhule Çiraku, Llambi Peçini, Lahedin Bardhi, miqtë e mirë të Jaup Dabullës

– Krejt papritur Jaup Dabullën e emërojnë në 1.7.1966, Kryetar të Degës së Punëve të Brendshme të Kukësit

-Si këndoi Kadri Hazbiu një këngë labe te Kroi i Kuq: Kur ngjitesh malit përpjetë, xhinde mushka, xhinde vetë

– Në Institutin e Moskës, Jaupi studioi për tre vjet me rradhë për shkencën e ruajtjes së kufirit

-N ë Dajt është ende një bredh që e ka mbjell ë Enver Hoxha  dhe njihet si bredhi Enverit

– Lum si ti o Halil Hoxha, që ke një djal si Enver Hoxha, që po i jep botës ujë në bishtin e lugës

– Fahrija, e motra që qe martuar me Bari Omarin e nxirrte bukën e gojës duke peshuar tek një peshore afër kinemasë “17 nëntori”.

– Manush Myftiun, Jaup Dabulla e vlerësonte pas Enverit, Mehmetit, pra të tretin

Miqësia e Jaup Dabullës sidomos me Haki Toskën, mbeti e pashuar edhe pasi Jaupi doli në pension. Sa herë që Jaup Dabulla kthehej nga Gjirokastra shkonte tek bahçja e Haki Toskës, ku sidomos pasditeve Haki Toska prashiste ndonjë leh të vogël.  Aty i tregonte Haki Toskës “xhevahire” nga qyteti i tyre i dashur. Dunavatasit i kishin bërë një fletë rrufe Kryetarit të Komitetit i tregon Jaup Dabulla, Haki Toskës, ku i shkruanin që ai Kryetari i Komitetit, ta shikonte mirë hartën, nëse ishte Dunavati në hartën e Gjirokastrës. Haki Toska qeshte dhe i bënte me dhjetra pyetje të tjera. Në një rast ai i thotë Jaup Dabullës se për të flitej mirë kudo. Fjalë të mira thoshte Kadri Hazbiu, Xhule Çiraku, Llambi Peçini, Lahedin Bardhi e shumë të tjerë. Ku qëndron “ilaçi” i këtij suksesi. Dhe Jaup Dabulla i jep këtë përgjigje. E kam filluar jetën si shërbëtor shoku Haki. Isha 15- vjeç. Shërbëtori që i thoshin në Dunavat, në fakt është yzmeqari. Më kishte pajtuar Tajari yzmeqar tek një dunavatas, që kishte një tufë me dhi. Një mbasdite kur i futa dhitë në vath ë më mungonte një kec. Ika me vrap dhe e kërkova nëpër greminat e Përroit të Keq. Nuk e gjeta dhe më zuri nata mbi Lazarat. Kërkova ndihmë tek një stan i lazove. Isha i pangrënë dhe çobanët e Lazaratit më bën ë përshesh me qumësht me bukë misri. Hëngra sa u shqepa. Por nga qumështi i dhisë më zuri barku. Sa dilja jashtë vathës m ë shqyenin qentë. Ndezën belanë dhe lazot. Pastaj ata i dhanë një zgjidhje. Më hodhën një gunë në kokë. Kur qentë me panë me gunë në kokë nuk m’u vërsulën më. Kështu e gdhiva natën. Ky është “ilaçi” që unë i rri detyrës tek koka. Në çdo festë që shkojnë udhëheqësit e që ka mish e byrek me bollëk, unë pas festës hap çantën dhe ha bukën që ma ka paketuar ime shoqe,Vehibeja.

Krejt papritur, Jaup Dabullën e emërojnë në 1.7.1966, Kryetar të Degës së Punëve të Brendshme të Kukësit.

Nuk e imagjinonte. Në ato vite Jaup Dabulla banonte me familjen në rrugën “Reshit Çollaku”, aty ku sot është “Telekomi”. Jaup Dabulla si finok që ishte nuk e kundërshtoi vajtjen në Kukës, por në shtëpinë e tij u krijua një ‘ububu’-shmëri. Vehibeja qahej tek komshinjtë. I shoqi, Jaupi, është me diabet dhe e ka të vështirë që të përballoj ë klimën e ashpër të Kukësit. Pas disa kohësh shkon në Kukës për punët e tij Kadri Hazbiu. Ai e kishte mik Jaup Dabullën dhe të dy pinë kafe. Me këmbënguljen e Jaup Dabullës, ai e fton Kadri Hazbiun që të shkonin në Kroin e Kuq, pas malit të Gjallicës, ku në perëndim të diellit duket Selaniku. Në burimin e Kroit të Kuq, Kadri Hazbiut i shtrohet dreka me mish qingji të pjekur në bidon. Jaup Dabulla kishte mbledhur dhe disa oficer ë nga Labëria. Kadri Hazbiu që ngordhte për këngë labe ja mori me të qarë këngës: /Kur ngjitesh malit përpjetë/ /Xhinde mushka, xhinde vetë/. Duke pirë raki Kadri Hazbiu i thotë Jaup Dabullës në vesh. I thuaj Vehibesë ta mbyll gojën tek gjitonët. Nuk do të lëmë shumë në Kukës. E dimë që je me diabet. Jaup Dabulla qe çuditur se si i mori vesh Kadri Hazbiu ankesat e Vehibesë lart e poshtë nëpër shkallë. Ajo qe e urtë dhe nuk merrej me llafe. Tajari i thoshte Jaup Dabullës para se të martohej se “kaun dhe gruan zgjidhe nga vendi yt”.

Në të gjithë karierën e tij të gjatë, Jaup Dabulla mbahet mend nga kolegët si “Babai” i shërbimit të kufirit shtetëror.

Në Institutin e Moskës ai studioi për tre vjet me rradhë për shkencën e ruajtjes së kufirit. Ka mbajtur me dhjetra leksione në këtë fushë, të cilat i gjetëm, por për shkak të përmbysjes së madhe të regjimit komunist, ato tani nuk kanë asnjë vlerë. Gjithashtu Jaup Dabulla ka qenë dhe një njohës i mirë i armëve të të gjitha kalibrave. Drejtonte stërvitje me fantazi dhe pikërisht për këtë arsye ai sidomos në Drejtorinë e Dytë mbuloi dhe linjën e përgatitjes profesionale. Jaup Dabulla qe qitës i shkëlqyer dhe si ai duhet të hapte zjarr dhe shoqëruesi më i ri si Behar Zhurda, i cili qe njëshi pranë Enver Hoxhës. Si të gjithë gjirokastritët dhe ai lexonte. Meqënse e njihte mirë rusishten kishte lexuar në original “Doktor Zhivagon” e Past ërnakut. Por për dreq nuk ka mbajtur shënime. Vetëm në një rast në jetën e tij e që lidhej me botën e kujtimeve e të librave miku i tij, Halim Zanua, që kishte dal ë në pension një ditë i çon në zyrë në Drejtorinë e Dytë një bllok xhepi me kujtime. I kishte shkruar për kohën kur shërbente pranë Enver Hoxhës. Halim Zanua i qe lutur që Jaup t’ja lexonte. Dhe kështu ndodhi. Pas disa ditësh pasi i lexon, Jaup Dabulla i thotë Halim Zanos se ja kishte përpirë kujtimet me lot në sy. Por ai e qorton Halim Zanon. Ke harruar pa shkruar një motiv të paharruar. Besoj e mban mend që mbi vilën e Dajtit, në një shesh të vogël, Enver Hoxha mbolli një bredh në muajin e pyllëzimit. Ne u ndodhëm të dy atë ditë kur u mboll bredhi. Ti Halim e mbajte bredhin me dorë në gropë kurse Enver Hoxha hodhi vetëm një lopatë me dhe. Unë e mbusha gropën plot me pleh. Bredhi u zu dhe patrullat e Gardës thoshin “Kujdes! Përpara kemi bredhin që e ka mbjell shoku Enver”. Dhe i mbeti “Bredhi i Enverit”.

             Shumë ngjarje pati në jetën e tij ushtarake Jaup Dabulla.

Në motet kur punonte në Ministrinë e Brendshme e kërkon një grua nga Gjirokastra në postbllok. Koloneli e priti. Gruaja ishte nga Dhoksati i Gjirokastrës. Në zyr ën e pritjes së popullit gruaja ja tha hallin. Ajo donte të takonte Enver Hoxhën. Ishte e motra e Gani Kokolit nga Dhoksati. Vëllai i saj që kishte punuar si drejtor i peshkimit kishte rënë defiçit me shumë të mëdha dhe ishte dënuar me pushkatim. Kërkonte që të takonte Enver Hoxhën, që ai t’ja falte jetën Gani Kokolit. Jaup Dabulla e pyet nëse e njihnin Enver Hoxhën. E motra e Gani Kokolit i shpjegon se kur ishin të vegjël në shtëpinë e tyre në Dhoksat vinte shpesh babai i Enver Hoxhës, Halil Hoxha, i cili punonte si taksidar dhe bashkë me të vinte dhe Enveri që ishte dhjetë vjeç. Ne ishim pesë motra dhe luanim me Enverin që rrinte me pantallona të shkurtëra. Më shumë luante vëllai, Ganiu. Çanim lajthi e arra të cilat ishin me bollëk në Dhoksat. Enveri ka fjetur në shtëpinë tonë në Dhoksat. Babai ynë i jepte Halil Hoxhës mjalt, raki e arra. Jaup Dabulla ra në mendime. Nuk dinte ç’të bënte. Komiteti Qendror nuk ishte aty. Por gruaja nxjerr një letër që ja kishte dhënë një mësues me emër, i cili i kishte dhënë mësim Jaupit në shkollën fillore të Dunavatit. Ai i lutej Jaup Dabullës që ta ndihmonte të motrën e Gani Kokolit. Të vëllanë e saj e priste plumbi. Nuk di ç’të bëj i tha vetes Jaup Dabulla. Ku e mban mend Enver Hoxha se kush është Gani Kokoli. Atëherë kur ai shkonte pas të atit, Halil Hoxhës, ka qenë kalama. Më në fund Jaup Dabulla vendosi dhe me miqtë e tij e çon të motrën e Gani Kokolit tek Haxhi Kroi, që ishte sekretar i Enver Hoxhës. Dhe Haxhi Kroi habitet. Gruaja nuk ishte pjekur me Enver Hoxhën që kur ai ishte dhjetë vjeç, dhe vinte në shtëpinë e tyre në Dhoksat. Haxhi Kroi guxoi dhe ja tha Enver Hoxhës hallin e gruas nga Dhoksati. Enver Hoxha megjithëse nuk e priti vajzën e dikurshme të Dhoksatit, e mbajti mend, dhe ja fali jetën të vëllait të saj, Gani Kokolit.

 

Që kur Jaup Dabulla doli partizan më 2 shkurt të vitit 1943 në Çetën “Çerçiz Topulli” të Batalionit “Asim Zeneli”, ai kishte dëgjuar legjenda në Gjirokastër për Heroin e Popullit grek Manolis Glezos, i cili në moshën 18- vjeçare qe ngjitur në Akropol dhe kishte ulur flamurin nazist. Dunavati në vitet e luftës ishte thjesht një fshat me lopë, mushka dhi dhe dele. Sesi qe ngjitur aty, Manolis Glezos këtë Jaup Dbaulla nuk e shpjegonte dot. Kur Jaup Dabulla qe bërë kuadër i lart ë dhe punonte në Ministrinë e Brendshme kishte lexuar buletinet e Komitetit Qendror ku thuhej se Manolis Glezos ishte takuar me Enver Hoxhën. Herë publikisht, por dhe pa rënë në sy. Pjesën më të madhe të jetës Manolis Glezos e kishte kaluar nëpër burgje. Fati e solli që Jaup Dabulla t’i jepte dorën Manolis Glezos. Heroi grek kishte ardhur për të takuar Enver Hoxhën, i cili pushonte në Drilon të Pogradecit. Jaup Dabulla që kishte zhvilluar një stërvitje shembullore me kuadrot e kufirit në Malin e Thatë, u ndodh rastësisht tek hyrja e vilës, ku punonte dhe pushonte Enver Hoxha. Qe prill dhe Enver Hoxha po vonohej. Ai e dinte se kishte takim me Manolis Glezos. Shoqëruesit me të cilët Jaup Dabulla nuk kishte të bënte në ato vite, po përshpërisnin se Enver Hoxha kishte dal ë të mblidhte kërminj. Kryetari i Degës së kufirit Jaup Dabulla u çudit dhe nuk e besoi. Manolis Glezos i pyeti me rradhë oficerët se nga ishin. Më në fund pyeti dhe Jaup Dabullën. Ai ju përgjigj se ishte nga Gjirokastra, kishte dëgjuar për të në lagjen Dunavat të Gjirokstrës dhe se kishte qenë partizan. Manolis Glezos shfaqi interes dhe i tregoi Jaupit një ngjarje nga lufta me turqit. Një gjirokastrit dhe një grek, i tha Manolis Glezos, qenë asqer dhe luftonin kundër osmanëve në një llogore. Greku e pëlqente gjirokastritin se ai qe një luftëtar i zoti. Në një çast asqeri grek plagoset dhe gjirokastriti pasi e mjekoi e merr mbi supe. Duke ecur për të dal ë nga rrethimi gjirokastriti ndjen një gërshërë mbi qafë. Gjirokastriti pa u trembur i thotë asqerit grek se unë po të mbaj mbi shpatulla ti pse po më therr? Jo, i përgjigjet greku. Nuk po të therr. Po të pres një tufë me flokë që t’i kemi si kujtim për nderin që po më bën. Do t’ja çoj gruas në Janinë.

Manolis Glezos e ndërpreu tregimin. Enver Hoxha doli tek dera e vilës dhe hapi krahët. Manolis Glezosit i foli frengjisht.

Për shkak se Jaup Dabulla qe partizan, komunist, student në Moskë e Komisar Regjimenti 29 vjeç ai në të gjitha vendet e punës që mbuloi pati lidhje shumë të afërta me të gjithë udhëheqësit e regjimit komunist. Ishte në zyrë në Ministrinë e Brendshme, kur e thërret në Komitetin Qëndror Hysni Kapo. Ishte vrarë në postën kufitare të Kakavijës nga forcat e kufirit të Greqisë, kufitari shqiptar nga Mirdita, Llesh Pal Çupi. Hysni Kapo i dha porosi të prera Jaup Dabullës. Nisu në Kakavijë i tha ai. Atje ka shkuar dhe Ndreko Rino. Paçka se është varë një kufitar shqiptar në oborrin e postës kufitare të Kakavijës, atje nuk duhet të preket asnjë gjethe. Të ruhet gjakftohtësia. Jaup Dabulla në Kakavijë me të gjithë ekipin bën ë ashtu siç kishte dhënë porositë Hysni Kapo. E gjithë posta kufitare qe në shërbim brenda në strehimin e tunelit rreth 500 metra. Në një nga “zyrat” e nëndheshme u mbajt dhe trupi i kufitarit të vrarë Llesh Pal Çupi. Kur situata qe nën kontroll Jaup Dabulla pa me sytë e tij një pamje që atë e mundoi gjithë jetën. Në mëngjes vetë Jaup Dabulla kishte zënë një pozicion tek lapidari i rrëzuar i gjeneralit italian Telini, i vrarë po nga grekërit. Në makinën “Zis” me shofer Jorgo Thanon nga Goranxia e Dropullit të Poshtëm qe hipur nga brenda tunelit trupi i Llesh Pal Çupit, të cilin e kishin mbështjellë me batanie dhe e kishin lidhur brenda një dysheku me kashtë. Por kur makina me trupin e kufitarit të varë nuk kishte bërë as njëzetë metra rrugë që nga vija e kufirit, e cila ishte shtatë metra me lart, tre  ushtarak ë grek ë i dalin përpara makinës dhe e ndalojne atë. Njëri nga ushtarakët i drejton armën oficerit që ishte në kabinë, kurse dy të tjerët ngjiten mbi makinën e zbuluar dhe kontrollojnë kufomën. E prekën me duar trupin e Llesh Palit të bërë shoshë nga plumbat. Të dy kufitarët shqiptar ë që qenë pranë shokut të vrarë, nuk bën ë dot asnjë veprim. U mpin ë. I mundi guximi i ushtarakëve grek ë. Jaup Dabulla që qe shumë afër, u bë gur. Nuk kishte fyerje më të madhe. Pa me sy një turp të zi. Ushtarakët grek ë kur u bindën se qe i sakt ë informacioni se ata kishin bërë një vrasje, ikën me të shpejtë pa u hyrë një gjemb në këmbë. Ka qenë ditë e zezë për mua e thoshte gjithnj ë Jaup Dabulla. Qe një tmerr i vërtetë. Por më mirë që u zgjidh me turp. Kur Jaup Dabulla i raportoi në Komitetin Qendror Hysni Kapos për atë që ndodhi, dhe ai qe dëshmitar, Hysni Kapo nuk tha asnjë fjalë. As mirë dhe as keq.

Faktet mbi jetën e Jaup Dabullës janë mbledhur si ato thërrimet e bukës mbi sofrat e dikurshme të Dunavatit, ku anetë e kishin për gjynah t’i shkelje apo t’i bëje dëm. Habitesh kur sistemon në fletore marr ëdhëniet e Jaup Dabullës me atin e Enver Hoxhës, Halilin. Ata që të dy njiheshin qysh në Gjirokastër dhe pas çlirimit në Tiranë takoheshin shpesh. Halili vinte tek postblloku i Ministrisë së Brendshme dhe e kërkonte pa qibër Jaup Dabullën. Bashkë pinin tek Klubi ndonjë birrë të shoqëruar me bërxolla. Takoheshin mbasditeve dhe tek tavernat afër shtëpisë, ku banonte familja e Halil Hoxhës. Jaupit i vinte mirë kur nëpër koridoret e Ministrisë flitej se “Jaup Dabulla është mik me babain e Enver Hoxhës”. Në një rast Kadri Hazbiu i kishte takuar të dy përpara Ministrisë së Brendshme. Rrëfenjat e Jaup Dabullës rreth bisedave që ai bënte me Halil Hoxhën nuk skaliten dot në një libër. Halil Hoxha që dinte persisht dhe turqisht nuk e donte socializmin e të birit. Kurse Enver Hoxha nuk e kishte fare në defter të atin. Jaup Dabulla vetëm e dëgjonte Halil Hoxhën. Halili i qahej se Enveri i kishte marrë tokat në Dropull dhe i kishte vrarë dhëndërrin, Bari Omarin. Dhe se Enveri nuk po i jepte lekë për të bërë një varrosh të mirë djalit të madh Beqirit, që i kishte vdekur 27 -vjeç nga tuberkulozi dhe qe varrosur në Haliq të Gjirokastrës. Nuk merrem vesh me Enverin i thoshte Halil Hoxha, Jaup Dabullës. S’më zë gjumi nga llafet. Gjirokastritët më thonë se çupa, Fahrija, që qe martuar me Bari Omarin, e nxjerr bukën e gojës duke peshuar tek një peshore afër kinemasë “17 nëntori”. Po kjo nuk është e vërtetë more Jaup Vëllai. I hapin llafet nga inati ata që nuk e duan Enverin. Im bir, Enveri, do vetëm të ëmën, Gjylon. Me të pi kafe. Edhe me Gjylon grindem. I kam thënë një mijë herë se që nga viti 1941 deri në vitin 1943, Enveri dhe Nexhmija kanë ndenjur në shtëpinë e Bari Omarit. Dhe Enver Beu na e vrau atë çikë dhëndërr. Së paku ti kishte thënë Bariut të mirë që mbath opingat dhe ik nëpër botë. Të ishte gjallë, pa le të ishte larg. Përpara gotës së rakisë Jaup Dabulla si finok që ishte i thoshte vetëm një fjali “Lum si ti o Halil Hoxha, që ke një djal ë si Enver Hoxha, që po i jep botës ujë në bishtin e lugës”.

Tek i sistemoj momentet e jetës së Jaup Dabullës vetja më ngjan sikur jam duke mbledhur kokrrat e një arre të pjekur.

Ka kokrra që bien vetë në tokë pasi ndahen nga lëvozhgat e çara. Por ka të tjera që i mbledh pasi i shkund me shufër e të tjera që i këput me dorë ose i godet me gur në majat e arrës ku nuk hipën dot njeriu. Nuk di nga t’ja nisësh shkundjes së arrës. Por ama ngado që të qëllosh do të bien nga pema arrët e pjekura. Kështu është dhe jeta e Jaup Dabullës. Mjafton të jesh nën arrë dhe nuk do të mbetesh pa i mbushur koshat me arrë e në rastin e Jaup Dabullës do t’i mbushësh koshat me tregime. E tillë qe jeta e tij qysh nga fillimi e deri në fund. Por në jetën e tij të gjatë, ai qe me këmbë në tokë.

Garda e Republikës në qendrën e stërvitjes në Mullet zhvillonte një stërvitje që në ato vite quheshin stërvitje treguese. Në këtë stërvitje kishte shkuar dhe Jaup Dabulla, i cili mbulonte në Drejtorinë e Dytë linjën e përgatitjes profesionale. Në fushën e stërvitjes u reklamuan shumë element ë të përgatijes ushtarake të gardistit. Në stërvitje merrte pjesë dhe ministri Kadri Hazbiu. Jaup Dabullës si ushtarak i mirëfiltë i bëri përshtypje një moment nga teatri i strëvitjes. Përpara oficer ëve dhe gardistëve që thirrur si model, shoqëruesi i parë i Mehmet Shehut, Ali Çena. Aliu vuri në kokë një tullë të kuqe nga ato që përdoren për ndërtimin e mureve dhe me të dyja duart e ndau më dysh. Të gjithë mbetën pa mend. Edhe ministri. Kadri Hazbiu kërkoi që ky element të përsëritej nga Ali Çena. Dhe ai nuk përtoi po e përsëriti me shumë sukses. Jaup Dabulla nuk duartrokiti. Studenti i Akademisë “Frunxe” e quajti të pamundur thyerjen e tullës në sheshin e kokës me të dyja duart. Veprimi i Ali Çenës është një hipnozë tha ai dhe disa qe ishin afër e dëgjuan. Me hipnoza nuk ruhet udhëheqja e shtetit këmbënguli ai. Mendimin e tij vajti dhe ja tha në zyrë Kadri Hazbiut.

Nëse do të kishte një shërbim në Gjirokastër, Jaup Dabulla do të këmbëngulte që pas udhëheqjes të shkonte dhe ai. Domosdo që do të shkonte dhe në Dunavat. Tajari që vdiq në vitin 1949 e që Jaupin e la kuadër të lart ë, la gjithashtu në gërmadhat e shtëpisë së vjetër kujtime të paharrueshme. Prandaj Jaupi shkonte gjithnj ë dhe prekte truallin e dabullëve dhe gjithnj ë sytë i hidhte nga Mali i Gjerë e nga Kërculla. Kërkonte me sy skifterët, gjeraqinat dhe atë zhgabuan e madh që sipas thënieve të Tajarit kishte forcë që të ngrinte me kthetra desh, cjep e viça. Por gjithashtu qëllonte që Jaupi edhe kur nuk shkonte për të drejtuar shërbimet, merrte lejë dhe shkonte në Gjirokastër. Jaup Dabulla kishte qenë në një dasëm dhe të hënën zhvillohej një mbledhje me komunistët. I deleguar qe Manush Myftiu të cilin Jaup Dabulla e vlerësonte shumë. Pas Enverit, Mehmetit, ai Manushin e fuste në listë të tretin. Nuk ka udhëheqës si Manush Myftiu thoshte me zë të lart ë. Jaupi u fut në sallë dhe zuri vend nga fundi. Në mbledhje po zhvillohej një debat i ashpër. Bëhej fjalë për kryetarin e kooperativës së Golemit, Bejkush Bizhgën, të cilin Jaup Dabulla e kishte mik. Bejkush Bizhga shfrytëzonte “gazin 69” për punë private në Picar, Kolonjë e deri në Tepelenë. Kritikat nuk kishin të sosur. Manush Myftiu dëgjonte me durim.. Më në fund në mbledhje duhej dhe mendimi i tij për ta dënuar Bejkush Bizhgën. Manush Myftiu mori mikrofonin dhe tha: “Të jemi më të kusyer me kritikat. Para një jave në qytetin e Fierit një grup dasmorësh pa pyetur njeri, morën lokomotivën dhe shkuan e morën nusen në Lushnje dhe ne nuk bëm ë qametin!”.

Në shërbim të udhëheqjes së lart ë të kohës Jaup Dabulla pa shumë. Jeta e çdo familjeje të udhëheqjes qe për të një mësim. Le të mbrohej familja e udhëheqësit me usharë të Gardës, me shoqërues, me kallashnikov, mitraloza, avion ë e tanke. Të gjitha i kishte një udhëheqës, por ato nuk ia mbronin dot familjen. Nuk hynte në punë as shoqëruesi i fortë dhe as Garda që e ruante me qindra ushtar ë.