Me baba shqiptar nga Vunoi i Himarës dhe nënë gjermane nga fisi Averbaht (fis që është edhe sot në Vuno dhe pinjolli i tyre, Kristo Averbaht sot është drejtor i shkollës në Dhërmi), 90 – vjeçarja Varvara MiloBaka rrëfen për herë të parë ngjarje tronditëse, që siç thotë edhe vet nuk ka folur për këto fakte me gjithë këmbënguljen e të vëllait të saj, gazetarit të mirënjohur e tanimë të ndjerë, Pavllo Gjidede. Ka një fytyrë pak gjatoshe, vështrim zhbirues e hetues, heshtje dhe mendim para se të flasë, karakteristika që thotë se i ka trashëgimi nga e ëma gjermane, ndërsa nga i ati thotë se ka dashurinë për njerëzit dhe punën, se pa punë nuk arrin asgjë dhe katandisej njeri i përçmuar e me vese në jetë dhe shoqëri. Këmbënguljes sonë, megjithëse mundohej të justifikonte mos foljen me ngarkesën e viteve, ajo ju përgjigj kur mësoi emrin e gazetës, gazetë të cilën e lexon edhe sot me respekt sepse ja sjell i biri, Lekua, ish komandant i radiolokacionit shqiptar. Thyerja e heshtjes tregoi se ajo ruan në memorien e sajë shumë kujtime nga koha që ka jetuar, sado vite të largëta, mjafton ta ngacmosh e ti zgjosh ato. Varvara flet për vrasjen e kolonel Moretit, internimet e sajë dhe djegien e shtëpisë, martesën dhe takimet me Zaho Kokën e Ramize Gjebrenë, ditën e vrasjes së Zahos në Vuno, takimet me Enver Hoxhën dhe britmat e Kadri hazbiut për tu ndarë nga bashkëshorti i saj. Por të mos ua shuajmë kuriozitetin, i nderuar lexues, po ju lemë ta lexoni vet këtë intervistë të rrallë në faqet e gazetës “Telegraf”, ku jemi munduar që disa fjalë të përdorimit nga Varvara të mos ua ndryshojmë autencitetin, pasi si fjalë karakteristike të bregut, kanë vlerën e tyre gjuhësore, historike, etnike.
PYETJE
- Përshëndetje nënë Varvara! Ju urojmë ditë të bardha në këto vite të jetës suaj! Duam të na sjellësh atë çfarë ju dini nga koha e LANÇ-it dhe më pas në faqet e gazetës sonë. Po më parë na thuaj se kush jeni ?
- Jemi kurioz të dimë si u martuat se pamë që psherëtitë?
- Si dhe pse e vranë Moretin?
- Ç’ndodhi më pas?
…
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf