Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj/ Përballimi i Operacionit të Qershorit, fitore historike

753
Sigal

Më 14 qershor 1944, Komandanti i Përgjithshëm i UNÇSH, E. Hoxha lëshon urdhrin: Luftë deri në fitore!

(28 maj-24 qershor 1944)

 Historian ushtarak

 Situata e përgjithshme në prag të operacionit. Kongresi i Përmetit analizoi dhe mori vendime të rëndësishme për ecurinë e LANÇ-it deri në çlirimin e plotë të vendit. Në fushën ushtarake me rëndësi ishin vendimet për forcimin e mëtejshëm dhe zgjerimin e UNÇSH, njësimi i Komandës së Përgjithshme, vendosja e gradave në ushtri, si dhe gërshetimin e shërbimit vullnetar dhe të detyrave ushtarake që do të realizoheshin nga KNÇ. Kongresi i Përmetit dha orientimin që Ushtria Nacionalçlirimtare të kthehej në ushtri të rregullt duke organizuar batalionet e grupet në brigada, brigadat në divizione dhe divizionet në korparmata. U shtrua detyrë para Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar të kërkohej ardhja pranë Shtabit të Përgjithshëm i misioneve ushtarake amerikane dhe përfaqësues nga Bashkimi Sovjetik.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf