Hito Çako e Ramohito na dhanë porositë e Enverit:të ndaheshim me rusët

855
Leonard VEIZI
INTERVISTA II/ Doktori i Shkencave, Spiro Mëhilli rrëfen aventurat e studentëve shqiptarë në Rusi

Kontigjenti
Në fillimvitin 1961, kur në mbledhjen e 81 partive të Kampit Socialist u shfaqën hapur konfliktet ndërshtetërore Shqipëri-Rusi, nga Shqipëria vazhdonin të kryenin studimet nëpër Akademitë Ushtarake ruse rreth 1.500 vetë. Nga këta, 900 ishin ushtarakë të armëve e shërbimeve të ndryshme që nga detaria, aviacioni, artileria, këmbësoria, ndërsa 600 të tjerët studentë civilë të profilit inxhinierik si kontingjent i Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes.
(Arkiva e Ministrisë së Mbrojtjes. Dosja e kontingjenteve shqiptare për shkollim ushtarak jashtë vendit)
Dokumenti
Menjëherë pas përplasjeve mes Hrushovit dhe Enverit në Moskë, Komiteti Qendror i PKB-së, nëpërmjet një letre për përdorim të brendshëm në parti, udhëzon gjithë akademitë ushtarake, ku studiojnë studentët shqiptarë për survejim e mbajtje nën kontroll të tyre të vazhdueshëm, për diferencime në trajtim dhe kufizim të tyre për kontakte me studentë rus dhe studentë të vendeve të tjera të lindjes që studionin në të njëjtat akademi.
(Nga arkiva e ish- Komitetit Qëndror të PPSH-së).
(vijon nga numri i kaluar)
Enver Hoxha dhe Nikita Hrushovi e kishin shpallur divorcin. Midis dy partive ishte hapur një hendek i madh. Mes shteteve kontratat e nënshkruara nuk po zbatoheshin, por popujt kishin tjetër mendim për njëri-tjetrin. Edhe pse më në distancë prej disa mijra kilometrash larg, mes shqiptarëve dhe rusëve kishte një dashuri të paparë. 
…Ëndrrat e rinisë së hershme dhe aventurën e studentëve shqiptarë në Rusinë e Largët, gjatë viteve të vështira politike 1960-1961, shtatëdhjetëenjë vjeçari, Spiro Mëhilli, i rrëfen për “Telegraf”

Si do të vazhdonte aventura juaj shkollore në Rusi?
Mëngjesin e 15 korrikut mbërritëm në Balltiski Vagzad, ku na priti ai që për rreth një vit do të ishte komandanti i fakultetit tonë special, Heroi i BS dhe zv/komandanti i flotës së Detit të Zi gjatë luftës së Dytë Botërore, Nikollai Nikollajeviç Dollzhenko për të cilin kam një simpati të jashtëzakonshme. Shkolla quhet Vishjevo Morskoi Uçilishje Radioelektronike Imjenj Aleksandër Stepanoviç Popova, i cili më 25 prill 1895 shpiku radiondërlidhjen të cilën rusët e festojnë me fanatizëm çdo vit. Ndërtesa ku u vendosëm ishte ngritur nga njerëzit më të mëdhenj që ka pasur historia e Rusisë të Alekasandrit të Dytë për djemtë e oficerave që vriteshin ose invalidizoheshin gjatë luftës, në mënyrë që fëmijët e tyre të ndiqnin rrugën e baballarëve. 

Ku do të strehoej ekipi i ardhur nga Shqipëria?
Ne banonim në një ndërtesë me dy kate që ishte vetëm për studentët e huaj, bullgarë, polakë, kinezë, vietnamezë e shqiptarë. Kushtet e jetesës kanë qenë mjaft të mira, si në konvikt ashtu dhe në klasa ku ne studionim. Mjediset e argëtimit kanë qenë perandorake. Salla e vallëzimit, kinemaja me 700 vende me ngrohje, mjediset e bilardos, pingpongut, bufeja përbënin një kompleks të shkëlqyer. Petagogët me ne kanë qenë jashtëzakonisht të dashur. Gjithmonë i kam shtruar vetes një pyetje: pse ne studentëve të huaj shumë rrallë na bashkonin me studentët rusë. Fjala vjen, kishte klasa më dy veta dhe petagogët ishin në dispozicion të tyre sikur të ishte një klasë më 200 veta. Në mënyrë indirekte kjo të largonte nga miqësia me kursantët rusë. 

Megjithatë popilli rus kishte simpati për shqiptarët…?
E vërtetë. Ne shqiptarët ishim aq të veçantë sa ishim aq të dashur për ata sa s’mund ta merrni me mend. Por unë vetë nuk e kam ndjerë këtë ndarje pasi vetë aftësitë e mia bënë që të lidhesha me shumë djem rus të cilët më shëtisnin në vendet të ndryshme. Gjithashtu qënia në atë shkollë që ishte ushtarake na dha një mundësi që nuk e kanë pasur as civilët shqiptarë në atë qytet. Në mënyrë të organizuar, vazhdimisht na çonin në qëndra tursistike. Pallate mbretërore, uzina e kolkoze që të na njihnin me jetën e rusisë të atyre viteve. Por fatkeqësisht kjo gjë nuk zgjati shumë. 

Kur do bëhej e njohur zyrtarisht se marrdhëniet mes dy vendeve ishin në krizë?
Çarja u pa qysh në mbledhjen e Bukureshtit, kur Hysni Kapo shkeli në kallo udhëheqjen Sovjetike. Gjithçka mori të tatëpjetën, pas fjalimit të Enverit në sallën Gjeorgjevskaja në Kremlin në nëntor të vitit 1960. Menjëherë në Leningrad erdhi atasheu ushtarak shqiptar general Halim Ramohitoi. Dhe në një ditë të ftohtë dhjetori na mblodhi në një nga sallat e universitetit “Zhdanov” për të na informuar se çfarë kishte ndodhur në Moskë. Për çudinë tonë kur ne prisnim që ai diçka të na thoshte në lidhje me mbledhjen, pasi hodhi një vështrim rreth e qark auditorit tha: “Djema çohemi sepse ruset me siguri kanë vënë përgjues dhe ata nuk duhet të dinë se çfar duhet t’u them unë këtu”. Dolëm dhe shkuan në një luliste ku bora ishte dy-tre pëllëmbë me temperaturë minius 18 gradë dhe me erë që frynte nga të katër anët. Një grup e rrethoi Ramohiton dhe një pjesë tjetër hipëm mbi stola për të dëgjuar se çfarë kishte thënë Enver Hoxha. Një pjesë e jona ngritu supet për ato që dëgjoi. Nga ai moment kishte filluar çarja. 

Si do të ishte qëndrimi i studentëve dhe petagogëve rus nga shqiptarëve pas kësaj?
Një pjesë e petagogëve filluan të ndryshonjë qëndrim. Nga mënyra e qëndrimit pothuajse civil në shkollë, ata kaluan në një qëndrim të rreptë ushtarak. Kishte dhe ftohje midis studentëve. Kuptohet dhe atyre diçka duhet t;u kishin thënë. Do vinte maji i vitit 1961 kur Halim Ramohito do të vinte sërish. Na mblodhi në dhomën me të madhe që kishim ne në konvikt dhe me mburje na pyeti: Mungon njeri? “Jo shoku Halim”, – u përgjigjëm ne në korr. Dhe ai filloi: “Mirë atëhere. Vij direkt me porosi të shokut Enver. Partia ka besim të plotë tek ju. Shokë kursantë PKBS ka tradhëtuar çështjen e komunizmit dhe socializimit Ajo është kthyer në një parti revizioniste. Ajo po bashkohet me revizionistët jugosllavë, me partinë e Titos. Ajo ka bërë gabime të mëdha, ka hedhur baltë mbi figurën e Stalinit të madh. Siç e keni parë në Leningrad i kanë zhdukur monumentet e Stalinit, emrat e rrugëve shesheve parqeve dhe çdo gjë që lidhej me emrin e tij. Ata duan të na gjunjëzojnë Por ne jemi të fortë. Që nga ky moment jam i autorizuar t’u them që të dorëzoni librat dhe gjithçka tjetër që lidhej me procesin mësimor. Për mësimet mos mendosni. Partia dhe shoku Enver ju bëjnë thirrje që të ktheheni në atdhe”.

Si i pritët këto fjalë?
Çuditërish pjesa më e madhe e kursantëve filluan të bërtasin “Parti-Enver jemi gati kurdohere”. Ramohito si u mendua pak tha: – “Qartë djema. Entusiazmin tuaj do t’ja raportoj shokut Enver. Gjithçka do të bëhet ngadalë, me faza, dhe jo mbledhja mbaroi dhe ju o buraaa… Kam dhe një problem të dytë. Dilni, vazhdoni kontaktet me shokë e shoqe. Flisni hapur dhe ua bëni të qartë vijën e partisë sonë dhe gabimet e Hrushovit. Qartë”

Vepruat sipas udhëzimeve?
Ishim një katërshe shumë e ngushtë shokësh pamë njëri tjetrin në sy dhe me zë të ulët thamë: “Çfarë bejnë këta idjotë”. Nga ai çast një pjesë e mirë e shokëve tanë filloi të fliste para e mbrapa duke sharë udhëheqjen sovjetike. Komanda e Shkollës duke u ndodhur para një situate të tillë të papëlqyeshme vendosi të na izolonte dhe në mencë të shkonim pasi të kishin mbaruar ngrënien me studentët sovjetik. Grupi drejtues i yni refuzoi duke thënë që ne nuk shkonim në mencë me kushte të tilla Atëhere rusët vendosën që ne mos na çonin fare në mencë. Deri sa të zgjidhej situata por të hanin në dhomat tona në konvikt. Kur një grup rusësh me tenxhere dhe pjata po vinte të na afronte drekën e parë, një oficer, një miçman (kapter) dhe një kursant shqiptar qëlluan me shkelm kazanët duke hedhur gjellën nëpër shkallë. Që nga ai çast filloi e ashtëquajtura greva e urisë?

Përse e cilësoni të “ashtëquajtur”?
Ndërsa ne nuk shkonim në mencë, shokët tanë rumunë na sillnin për të ngrënë duke i futur ushqimet nëpër xhepa. Rusët këtë problem e nuhatën dhe ne shqiptarët na lanë në katin e dytë kurse të gjithë të tjerët i futën në katin e parë, duke bllokuar dhe derën midis dy kateve. Megjithatë rumunët vazhdionin të merrnin ushqime, dhe ne me anë të qeseve me spango i ngjisnin në katin e dytë. Por dhe kjo nuk zgjati shumë. Atëhere rusët, rreth ndërtesës sonë vendosën roje të armatosura. Këtu filloi greva e vërtetë e urisë. Tre ditë pa futur gjë në goje, veç ujë. Kur rusët e panë që situate po u rëshquiste nga duart na lejuan të shkojmë në mencë. Ne shkuam me vrap dhe çfarëdo gjë që na vunë përpara i hëngrëm si të babëzitur. Ajo ishte greva e urisë.

Si do të ishte ndarja me shkollën dhe shokët që kishit kaluar dy vjet?
Ndarja ka qenë e dhimbshme. Dita e “shumëpritur erdhi” Ishte korrik. Në ballë të autobuzit që na sollën vendosëm portretin e Enver Hoxhës ndërsa nga brenda dukej kokëposhtë foto e Hrushovit. Nga turma kureshatare u shkëput mësuesja jonë e rusishes Dina Aleksandrovna e na tha: “Ku do të ikni pa u takuar me mua. Unë u kisha si djemtë e mij”. Dhe na puthi të gjithve me radhë. Lotët e mbytën. Kur po bëhesha gati të hipja në autobuz dëgjova të më thërisnin. Ishte Galina Nikitina Ludvigovna, mesuesja e matematikës. Edhe ajo qante. Lotët ia kishin mbuluar gjithë fytrën. Nuk mundi të thoshte asnjë fjalë. Vetëm sa më dha një pako të vogël me ushqime, më puthi, më puthi edhe një herë e duke mos dashur të më lëshonte, e mezi u shkëputëm nga njëri-tjetri. Më donte si djalin e vet. Edhe unë sikur e ndjej ende fjalën e saj Dasfidanja (mirëupafshim) dhe jo Prashçaj (lamtumirë) që do të thoshte se ndoshta një ditë do të takoheshim.

Gjatë periudhës së qëndrimit në Rusi a kishte shumë shqiptarë që u ngatërruan me vajza ruse?
Fillimisht dua të sqaroj diçka. Vajzat ruse janë jashtëzakonishtë të kulturuaram të edukuara, shuëm të shoqërueshme, por kur vjen puna për ti shkelur në kallo ta vënë kufirin te thana. Në kohën që vajtëm ne Rusia e cila kishte jo shumë vite që e dalë nga lufta kushte humbur miliona burra. Atëhere vajzat ruse e shihnin të arsyeshme të lidheshin e të martoheshin edhe më të huajt që shkonin në Rusi. Një gjë e tillë ndodhi dhe me shqiptarët. Kur Hito Çako erdhi në Shkollë tek ne dhe kërkoi që të shkëputeshin të gjitha mardhëniet që kishim me rusët, doli se mes studentëve kishte të dashuruar, të fejuar, madje dhe të martuar e me fëmijë. Por Hito Çako dha urdhër të prerë që shqiptarët me ruset të ndaheshin njëherë e mirë aty.

Si do të vazhdonte shkollimi juaj pas kthimit në Shqipëri?
Si u ktheva kuptohet që nuk vazhova për inxhineieri po u futa në fakuletin e mjekësisë dhe u bëra mjek, profesion të cilin e vazhdova deri në vitin 1998.

Nostalgjia
Rikthim në të kaluarën
“Për herë të parë pas prishjes së vitit 1960 në atë qytet shkova në vitin 1998 por tashmë me emrin e San Petërburg, që për kureshti të lexuesve nuk mban emrin e themeluesit të atij qyteti Pjetrit të Madh por emrin e një nga 12 apostujve që është Pjetri e që në rastin konkret konsiderohet mbajtësi i çelsave të detit dhe nga ajo kohë do të quhej dritarja e Rusisë me Evropën. Qytetin e vjetër krenar e gjeta ashtu siç ishte, i bukur i pakrahasueshëm. Ndërtimet e reja shumë katërshe me tulla silikate më kujtonin Shqipërinë tonë. Kam takuar me dhjetra rusë që qanin hallet sepse ai vend ishte në një gjendje të vështirë ekonomike njëlloj si Shqipëria, madje dhe më keq, por njerëzit sërish ishin të dashur e bujarë. Ndryshe e gjeta atë vend në vitin 2002 ku dukeshin shenjat e përmirësimit por jo arritje të dukshme. Ndërsa për Moskën banorët që bisedoja në atë qytet thonin: “Mirë keq jetojmë të gjithë”. Në San Petërburg sipas vendasve ishin krijuar dy pole mirëqenie, të pasur e të varfër. Megjithatë Rusia vazhdon të eci sepse është një shteti i madh dhe me rezerva të mëdha”, rrëfen për “Telegraf”, Dr.Spiro Mëhilli.
POROSIA
Nderim për popujt sovjetikë dhe Stalinin
Porositë që kishin marrë studentët shqiptarë nga eprorët e tyre ishin:
-Mos të flisnin keq për popullin rus dhe atë sovjetik.
-Të lavdëronin meritat e atyre popujve në Luftën e Dytë Botërore.
-Të kritikonin Hrushovin e bashkëpunëtorët e tij si pro imperialistë e revizionistë.
-Të mbronin Stalinin dhe vijën e Partisë së Punës, etj.
Arkiva e Ministrisë
Oficeri shqiptar dashurohet me mbesën e Stalinit
Një ushatrak shqiptar ka qene i dashuruar me nje nga mbesat e staliniut, por fati i mardhenies se tyre ka mbetur në mes të rrugës. Në arkivën e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, “Drejtoria e Kuadrit” me Nr.2142 Prot. Tiranë, më 21,7,1958 është arshivuar një radiogram që i dërgohet Atasheut ushtarak shqipëtar në Moskë ku thuhet: “Presidiumi Kuvendit Popullor para se të japi autorizimin për martesën e Toger Ajet Dobrusha me nënshtetëses Sovjetike Nina Polivoda, banues në qytetin e Kievit Rruga Stenka Hazin Nr.4 kërkon informata mbi qëndrimin moral-politik të vajzës, mbasi Ministrija e P. Jashtme ka njoftuar Presidiumin se informata për familjet e ushtarakëve mund të kërkohen vetëm nga ana e Ministris Mbr. Popullore prandaj interesoheni përsa sipër dhe të na dërgohen të dhëna për të përmendurën, duke çfaqur mendimin edhe ay Atashe. Shtetasja ruse Nina Polivoda është një nga mbesat e Josif Stalinit ndaj duhet mbajtur parasysh ky fakt”
Sigal