Gina Haspel, gruaja e parë që drejton CIA-n

689
Presidenti, Trump ka shkarkuar sekretarin e shtetit, Rex Tilleron dhe njoftoi se atë është duke e zëvendësuar, drejtori aktual i CIA-s, Mike Pompeo. Trump njëkohësisht tha se drejtor i CIA-s do të jetë, Gina Haspel. Haspel kishte marrë pjesë në një program të “torturës” të CIA-s në vitin 2002. Ajo “kishte mbikëqyrur dy persona të dyshuar për terrorizëm, ndërsa më vonë mori pjesë në një urdhër për të shkatërruar videokaseta që dokumentonin pyetjet e tyre brutale në një burg të fshehtë në Tajlandë” siç konfirmoi New York Times në vitin 2017. Ajo filloi të punojë në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës më 1985. Haspel konsiderohet si një nga oficeret më inteligjente, me eksperiencë të gjatë jashtë shtetit. “Gina është një oficere ekzekutive e inteligjencës dhe një patriote e përkushtuar që sjell më shumë se 30 vjet eksperiencë në Agjenci për këtë punë. Ajo është gjithashtu një udhëheqëse e provuar me një aftësi të çuditshme për të bërë gjërat dhe për të frymëzuar ata përreth saj, ne jemi me fat që dikush i intelektit, aftësive dhe përvojës së saj do të jetë Zëvendësdrejtori ynë. E di se ajo do të bëjë një punë të jashtëzakonshme dhe mezi pres që të punoj në vitet e ardhshme”, ka thënë ish-drejtori Pompeo.
Sigal