Milo Pulo Leka: Kur ndërroheshin turnet në Kombinat, zhurma e nallaneve dëgjohej në Tiranë

1148
Sigal

INTERVISTA/ Flet ish -Përgjegjësi i kombinatit të tesktileve “Stalin” Tiranë, drejtuesi për 39 vjet, Milo Pulo Leka

Kombinati i Tekstilit në Tiranë filloi të ndërtohej për shkak të mungesave të mëdha që kishte në tekstile Shqipëria. Ne s’kemi pasur  fabrika për trikotazhe përveç një punishteje në Shkodër dhe një në Korçë, që nuk përballonin fare nevojat e vendit. Gjatë tërë historisë populli shqiptar ishte veshur me tekstilet e Europës apo dhe të Japonisë. Madje, dhe kambriku nuk prodhohej në vend. Në pesëvjeçarin e dytë të qeverisë në fund të vitit 1950 filloi ndërtimi i Kombinatit të Tekstileve “Stalin” Këtë kombinat, që në fakt, themelet u hodhën që në 1948-n e mori përsipër qeveria sovjetike. Kombinati filloi të ndërtohej pikërisht këtu ku është sot, por deri dje quhej këneta e Yzberishtit. Ky Kombinat ishte dhuratë e Stalinit për popullin shqiptar, ndaj dhe Kombinati mori emrin e tij.

 Si ishte kjo tokë që është ndërtuar kombinati tekstileve “Stalin”?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf